Autor: Suad Avdiu
Vendit do t’i duhen 56 vite për të arritur mesataren evropiane për sa i përket standardeve dhe kushteve të jetesës, sipas një raporti të përgatitur nga tetë organizata të Ballkanit Perëndimor të fokusuara në afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian. Megjithatë, ka shumë faktorë që mund ta përshpejtojnë këtë proces, por që kjo të ndodhë, është e nevojshme të përfundohet puna në shtëpi, domethënë të zbatohen reforma kyçe që do të japin rezultate në jetën e përditshme të qytetarëve në veçanti.”Në shikim të parë, ky numër mund të duket pesimist, pra shumë i gjatë, por ekzistojnë shumë faktorë…
Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski ka njoftuar se ka marrë mbështetjen e VLEN për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Qytetin e Shkupit, përcjell TV21. Ai sot është takuar me Kryetarin e ri të Çairit, Izet Mexhiti dhe Bashkim Bakiun, kandidatin e VLEN për kryetar të Qytetit të Shkupit, i cili nuk arriti të kalojë në raundin e dytë. “Dorë e shtrirë! Sot zhvillova një takim me kryetarin e ri të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, dhe me kandidatin për kryetar të Shkupit nga Koalicioni VLEN, Bashkim Bakiu. Nga ta mora një mbështetje…
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime spitalore bëjnë me dije për Euronews Albania se prej 11 ditësh ish-kryeministri ndodhet në reanimacion në një spital privat në kryeqytet. Mësohet se Nano ka bërë vdekje klinike (arrest kardiocirkulator) në shtëpi para 11 ditësh, është rikthyer ne jetë nga ekipi i mjekëve të spitalit privat. Aktualisht është në gjendje të rëndë me dëmtime të mëdha të trurit dhe reagim vetëm ndaj dritës. “Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar në terapinë intensive në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet gjendje shumë e rëndë dhe…
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për raundin e dytë të zgjedhjeve në Vushtrri. Marrëveshja është nënshkruar nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe kandidati i VV-së për Kryetar të kësaj komune, Sylejman Meholli. Në fotografitë që janë publikuar në media në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti njëherit kryetar i Vetëvendosjes. Nga rezultatet preliminare, Vetëvendosje në këtë komunë është në balotazh me Partinë Demokratike të Kosovës. Portali rtv21.tv ka provuar ta marrë një përgjigje nga dy subjektet politike, por zyrtarët e tyre nuk…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,93 % në raport me vendimin e datës 13.10.2025. Nga data 21.10.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 73,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 75,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 67,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 36,047 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 36,047 (denarë/kilogram) Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00…
Vetëm një grua u zgjodh kryetare e komunës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, përcjell TV21. Beti Stamenkoska Trajkoska nga VMRO-DPMNE, e cila do të drejtojë komunën e Kisella Vodës. Përveç saj, tre kandidate të tjera kaluan në raundin e dytë: Marija Naceva (VMRO-DPMNE) në Negotinë, Natalia Dimitrieva (VMRO-DPMNE) në Demir Kapij dhe Sonja Stamenkova (LSDM) në Maqedonska Kamenicë. Në këto zgjedhje konkuruan gjithsej 309 kandidatë për kryetar komune, nga të cilët vetëm 32 ishin gra, që përbën 10,35% të numrit total. Numri më i madh i grave kandidate, tre, ishte në Prilep, ndërsa në Manastir, Veles, Karposh,…
Koalicioni VLEN shpreh mirënjohje të thellë ndaj qytetarëve për besimin e madh që treguan në zgjedhjet lokale që u mbajtën gjatë ditës së djeshme (19.10.2025). Sipas VLEN kjo është fitorja më e madhe ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve lokale, një fitore që u arrit në çdo cep ku jetojnë shqiptarë. “Shqiptarët folën qartë dhe fuqishëm, referendumi i BDI-së nuk kaloi. Ky ishte verdikti i popullit ndaj një politike që për vite me radhë ka abuzuar me besimin qytetar dhe ka ndërtuar pushtet mbi frikën e përçarjen. VLEN e konsideron këtë rezultat si një kthesë historike për politikën shqiptare në Maqedoninë…
Sipas të dhënave fillestare jozyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ), partia në pushtet VMRO-DPMNE ka fituar numrin më të madh të votave për këshilltarë në zgjedhjet lokale të djeshme. Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KShZ, janë përpunuar 3,471 nga gjithsej 3,474 vendvotime, që përfaqëson 99.91% të totalit. VMRO-DPMNE mori mbështetje nga 301,919 votues, ndërsa opozita LSDM siguroi 125,824 vota. Në vendin e tretë renditet koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), i udhëhequr nga BDI, me mbi 114,246 vota, ndërsa koalicioni VLEN mori rreth 91,242 vota. Partia Levica mori mbështetje nga 57,063 votues, ndërsa partia ZNAM nga…
Mungojnë rreth 25 vota për t’u arritur censusi për Komunën e Gostivarit mëson Alsat. Dalja e votuesve sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor është 31,31%, ndërsa sipas Kodit Zgjedhor për t’u arritur kushti duhet që të dalin një e treta nga lista e votuesve, respektivisht mbi 33,33%. Megjithatë, gjatë ditës në KSHZ arrijnë procesverbalet zyrtare nëpërmjet të cilave pritet të konfirmohen rezultatet përfundimtare nga vendvotimet. Procesverbalet mund të ndryshojnë rezultatin në rast se të dhënat e dërguara me sms porosi nuk kanë qenë plotësisht të sakta. Në rast se arrihet censusi, atëherë kandidati i AKI-së Valbon Limani e fiton…
Zëvendëskryeministri Arben Fetai njëherazi një nga liderët e VLEN, ka reaguar pas zgjedhjeve lokale të së dielës në Maqedoninë e Veriut, duke komentuar rezultatin e dobët të Aleancës për Shqiptarët (ASH) që garoi jashtë koalicionit VLEN. Në një postim në rrjetet sociale, Fetai ka akuzuar Arben Taravarin dhe Ziadin Selën për “tradhti” ndaj strukturës së partisë, duke thënë se zgjedhësit nuk e toleruan këtë veprim dhe i ndëshkuan me votë. “Siç pritej, Taravari dhe Sela u barazuan me hiç, pasi struktura e ASH qëndroi në VLEN dhe votuesi jonë nuk e toleroi tradhtinë”, shkroi Fetai. Ai shtoi se Taravari, që…
