Autor: Suad Avdiu

Prodhuesi shtetëror turk i sektorit të mbrojtjes, MKE, ka nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një fabrike prodhimi municionesh “çelës në dorë” në Kosovë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Ankarasë dhe Prishtinës. Sipas raportimeve të DailySabah, fabrika do të ketë një kapacitet vjetor prodhimi prej 20 milionë fishekësh dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2026. MKE do të sigurojë linjat e prodhimit për fishekë dhe plumba, pajisjet e ngarkimit dhe montimit, si dhe laboratorët e testimit. Përveç ndërtimit të objekteve, kompania turke do të ofrojë trajnime për prodhim, mirëmbajtje dhe riparim, si…

Read More

Në gusht të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto e paguar ishte 68.180 denarë, ndërsa paga mesatare mujore neto e paguar ishte 45.310 denarë, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në gusht të vitit 2025, krahasuar me gushtin e vitit 2024, paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës ishte 10.3% më e lartë. Kjo rritje i detyrohet, kryesisht, rritjes së pagës mesatare mujore bruto të paguar për punonjës në sektorët: Aktivitete shëndetësore dhe të mbrojtjes sociale për 14.9%, Arsim për 14.8% dhe Aktivitete administrative dhe mbështetëse të shërbimeve për 14.4%. Rritje e pagës mesatare mujore…

Read More

Bujar Osmani ka reaguar sërish në rrjetet sociale, pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Ai në një postim shkruan se nuk pranon që të nëpërkëmbet rezultati i BDI-së dhe koalicionit. Osmani më tej thotë se “AKI mbetet forca më e madhe dhe përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve dhe Ali Ahmeti është dhe mbetet ideologu dhe udhëheqësi i pakontestueshëm i shqiptarëve”.Çairi ishte një mësim, dhe çdo mësim pranohet me dinjitet. E mora përgjegjësinë time dhe e përgëzova fituesin , sepse edhe në këto rrethana dua të lë pas vetes një trashëgimi të kulturës politike, ashtu siç veprova gjatë gjithë…

Read More

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari deklaron se kryeministri Hrisitijan Mickoski vetë do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Taravari për “Lokalno” lidhur me akuzat e VLEN, tha se nuk ndjehet humbës.”Në Gostivar fituam 4:1, dhe më shumë se dyfishi i të gjithë kundërshtarëve. Në Vrapçishtë fituam 9:1. Në Saraj, për fat të keq, humbëm me 580 vota, megjithëse të gjitha sondazhet tregonin se kandidati ynë udhëhiqte 2:1. Megjithatë, sondazhet janë sondazhe, dhe rezultati doli kështu. Jam shumë krenar që promovuam një kandidat të tillë që fitoi zemrat e shumë shqiptarëve në Maqedoni”, thekson Taravari.

Read More

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga koalicioni VLEN, Bilall Kasami, është shprehur i bindur se rezultati i garës tashmë është vendosur dhe se balotazhi do të jetë vetëm një formalitet. Në një intervistë në emisionin “Këndi i Debatit”, Kasami tha se në raundin e parë të zgjedhjeve janë regjistruar mbi 2,400 vota të pavlefshme, të cilat sipas tij nuk do të kenë ndikim në raundin e dytë. “Në raundin e parë ka pasur mbi 2,400 vota të pavlefshme. Kjo ka ndodhur sepse një pjesë e komunitetit maqedonas, për shkak të baltosjes së figurës së kandidatit tjetër, nuk kanë…

Read More

LSDM reagoi ndaj pretendimeve të VMRO-DPMNE-së se ata ishin fitues absolutë në zgjedhjet lokale, duke theksuar se numrat, sipas analizës së tyre, tregojnë një pamje krejtësisht të ndryshme. Edhe nga LSDM kanë dalë me vlerësimet e tyre, duke thënë se me rezultatin e zgjedhjeve lokale, VMRO-DPMNE do të kishte 52 deputetë, ndërsa LSDM 21. “VMRO-DPMNE nuk mund ta fshehë rënien, numrat janë të qartë dhe të pamëshirshëm ndaj tyre. Analiza e deputetëve sipas votave është një operacion i saktë matematik që tregon qartë se VMRO-DPMNE do të binte në 52 deputetë, dhe LSDM do të kishte të paktën 21”, thonë…

Read More

Në kuadër të vizitës zyrtare në Londër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilloi një takim me madhërinë e tij, Mbretin Charles III. Gjatë takimit, Mickoski theksoi rëndësinë e miqësisë dhe partneritetit afatgjatë mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe diskutoi mbi stabilitetin, zhvillimin dhe mbrojtjen e natyrës – fusha të cilave Mbreti Charles u kushton vëmendje të veçantë. “Kjo është një shenjë mirënjohjeje dhe respekti, por edhe një nxitje për të vazhduar në rrugën e vlerave të përbashkëta, besimit dhe partneritetit,” shkroi Mickoski në një postim në Facebook, duke ndarë momente nga takimi me monarkun…

Read More

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon të përshtatet shpejtësia e lëvizjes, të respektohen sinjalet e vendosura të trafikut dhe të vozitet me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Read More

Një apartament me sipërfaqe prej 91 metrash katrorë në komunën Qendër të Shkupit u shit për çmim rekord 280.000 euro gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, duke arritur një çmim mbi 3.000 euro për metër katror, tregojnë të dhënat më të fundit nga Agjencia për Kadastrën e Pronave. Ky transaksion është pjesë e një trendi më të gjerë të rritjes historike të çmimeve të pasurive të paluajtshme, të cilat gjatë të njëjtës periudhë u rritën për 25,1 për qind. Sipas të dhënave nga Regjistri i çmimeve dhe qirave, në periudhën korrik–shtator 2025, tregu i banesave të reja ishte aktiv,…

Read More

Më 11 tetor, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u mandatua nga presidentja Vjosa Osmani për formimin e qeverisë. Prej atëherë ka nisur të rrjedhë afati 15-ditor që ai t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e re të qeverisë, ku tani kanë mbetur edhe pesë ditë kohë për formimin e qeverisë së re. Kurtit i duhen së paku 61 vota në Kuvend për ta siguruar shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje i ka 48 deputetë, dhe Kurti ka përkrahje edhe prej 7 deputetëve të komuniteteve joserbe, si dhe të Nenad Rashiqit. Tani Kurtit i duhet t’i sigurojë edhe së…

Read More