Autor: Suad Avdiu

Struga Trim Lum ka triumfuar në derbin e madh ndaj Vardarit, duke marrë tre pikët në kuadër të xhiros së tretë të kampionatit. Vendasit e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 60-të, kur sulmuesi Hristijan Maleski realizoi për epërsinë 1:0. Maleski pati edhe dy mundësi të tjera ideale për të dyfishuar avantazhin e Strugës, por në të dyja rastet portieri i Vardarit, Taleski, ishte në lartësinë e detyrës. Vardari kërkoi golin e barazimit deri në fund dhe mundësinë më të mirë e pati në minutën e 96-të. Kryeqytetasit fituan një penallti, por David Babunski nuk arriti ta shndërrojë atë në gol,…

Read More

Gjykata Administrative Federale e Zvicrës ka konfirmuar vendimin për dëbimin e një shtetasi 35-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pasi Zyra Federale e Policisë (Fedpol) e akuzon atë për mbështetje të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (ISIS). Ndaj tij është vendosur gjithashtu një ndalesë hyrjeje prej 20 vjetësh në Zvicër dhe në Principatën e Liechtensteinit. Sipas aktvendimit të gjykatës, masa e dëbimit konsiderohet proporcionale, duke hedhur poshtë ankesën e bërë nga 35-vjeçari. Zyra e Policisë Federale e kishte urdhëruar dëbimin e tij që në vitin 2022, me konstatimin se ai është i radikalizuar. Siç thuhet në vendimin e gjykatës, i dënuari kishte…

Read More

Çështja e pasardhësit të Ali Ahmetit po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse largimi i tij nga drejtimi i Bashkimit Demokratik për Integrim nuk është konfirmuar, diskutimet për të ardhmen e partisë kanë nxjerrë në pah dy emra: Bujar Osmanin dhe Arbër Ademin. Bujar Osmani konsiderohet një nga figurat më të njohura të BDI-së. Përvoja e tij në poste të larta shtetërore, paraqitjet e shpeshta publike dhe kontaktet ndërkombëtare i kanë dhënë profilin e një politikani me peshë edhe jashtë strukturave partiake. Ai shihet si përfaqësues i një politike më…

Read More

Vendimet e fundit kokë në vete të ministres Vesna Janevska dhe deklaratat e saj publike në të cilat vërehet qartë tendenca për të injoruar Badenterin dhe të sjellë ligjet për arsim sipas qejfit të tyre, dëshmojnë qartë hovin e Qeverisë aktuale kundër arsimit në gjuhën shqipe, theksohet në komunikatën për media të Lidhjes Shqiptare. LSH drejton akuzat drejt ministers Janevska se pa debat publik dhe pa ndonjë analizë profesionale ka marrë vendim që të ulet numri I paraleleve në gjuhën shqipe. Po ashtu, sipas kësaj partie Janevka ka reduktzar numrin e studentëve në disa nga fakultete pa arszetime të qëndrueshme.…

Read More

Në mesin e tre rasteve të fundit të regjistruara me Ethe të Nilit Perëndimor është edhe një pacient nga Haraçina. Sipas mjekes Bajrami bëhet fjalë për një paciente të moshës 61 vjeçare, shkruan portali Lideri.mk. Ky është rasti i parë i shënuar i këtij virusi në komunën e Haraçinës, prandaj edhe është kryer dezinsektim i ijashtëzakonshëm në këtë komunë. Numri i përgjithshëm i të infektuarëve me virusin e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 34 raste. Deri tani janë shënuar dy viktima që kanë qenë të infektuar nga ky virus, por që kanë pasur dhe sëmundje tjera…

Read More

Në shkollën fillore “Njegosh” në Idrizovë të Komunës Gazi Babë, nxënësit shqiptarë edhe këtë vit mund të mësojnë në gjuhën shqipe deri në klasën e pestë. Nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, ata duhet të vazhdojnë arsimin në shkolla të komunave të tjera. Pavarësisht që problemi është i kahmotshëm, edhe këtë vit nuk parashihet një zgjidhje konkrete. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha për Alsat se është mirë që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Mirëpo, për këtë rast ministrja Janevska nuk tha që dikasteri që ajo drejton nuk ka marrë ndonjë vendim për hapjen e…

Read More

Një mjet shpërthyes është hedhur drejt një shtëpie në fshatin Bardovcë të Shkupit dhe ka shkaktuar dëme material. Siç njoftoi policia, më 16.08.2026 rreth orës 02:35, K.B. (70) nga Shkupi ka raportuar se në fshatin Bardovcë të Shkupit, drejt shtëpisë së tij është hedhur një send që ka shkaktuar shpërthim dhe ka dëmtuar shkallët e hyrjes së shtëpisë. Është thyer një dritare, si dhe është dëmtuar një automjet udhëtarësh, dera dhe sende të tjera, transmeton Lideri.mk. Fshati Bardovcë është i njohur për shtëpitë dhe rezidencat luksoze, si dhe banorët e saj të pasur./Lideri

Read More

Policia ka arrestuar sot një shtetas të Gjermanisë, i cili po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 203 kilometra në orë në autostradën A1, në afërsi të Gjevgjelisë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, sot në orën 08:00, në autostradën “Miqësia”, te fshati Miletkovë, policia nga SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli e ka privuar nga liria M.F. (46) nga Gjermania. Gjatë kontrollit të trafikut me radar, është konstatuar se ai po drejtonte një automjet të markës BMW, me targa gjermane, me shpejtësi prej 203 km/h, në një pjesë ku shpejtësia e lejuar është 120 km/h. Nga MPB-ja bëjnë të…

Read More

Më 15.08.2026 në orën 16:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Kamjan kanë privuar nga liria personin J.N. (45) nga fshati Bogovinë, pasi po atë ditë, në oborrin e shtëpisë familjare në fshatin Bogovinë, ka sulmuar fizikisht nusen e vëllait 34-vjeçare, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aktivitet të intensifikuar ndërtimor, duke paralajmëruar ndërtimin e gjashtë segmenteve të autostradave në të gjithë vendin në periudhën e ardhshme Drejt fundit të këtij muaji, ndoshta më 26 gusht, tregoi Mickoski, do të fillojë ndërtimi i segmentit të autostradës Bllacë – Shkup, për të cilin, tha ai, kanë përfunduar të gjitha procedurat formale. “Më në fund, për këtë projekt dhjetëvjeçar që u paralajmërua, kemi një kontraktor, është një kompani vendase, kemi mbikëqyrje, janë plotësuar të gjitha kushtet për të filluar ndërtimin e kësaj autostrade. Në shtator pres që të fillojë edhe një segment autostrade, pra Bukojçan…

Read More