Autor: Suad Avdiu

Një prind nga fshati Senokos i Gostivarit ka denoncuar në polici se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një mësues në shkollën e fshatit. Policia ka privuar nga liria mësuesin R.A. (47) për procedurë të mëtejshme.

Read More

Kryetari i PDK, Bedri Hamza i ka përcjell një porosi kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. “Mbrëmë pamë skena aspak të mira, ku Policia e Kosovës, me urdhër të Qeverisë, dërgoi njësi speciale në Drenicë me prapavija presioni dhe demonstrimi force. E porosis kryeministrin në detyrë të ndërpresë propagandën, të ndërpresë urrejtjen dhe, para së gjithash, t’i ndalë menjëherë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë të tij partiakë. Ai nuk mund ta parandalojë braktisjen nga votuesit me skenarë të rrezikshëm përçarës. Ndalu, Albin. Kërkoj nga votuesit e PDK-së dhe nga të gjithë qytetarët ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të fokusohen në…

Read More

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po hyn në një tjetër borxh, tanimë ndaj kreditorëve ndërkombëtarë. Edhe pse fillimisht Ministria e Financave synonte të siguronte plot 300 milionë euro, pas mbylljes së negociatave me një grup bankash evropiane dhe botërore, vlera e kredisë së dakorduar është 260 milionë euro. Këto mjete do të përdoren kryesisht për mbulimin e nevojave buxhetore, ndërsa një pjesë e tyre “ndoshta” do të orientohet drejt investimeve kapitale. Si kreditor kryesor i kësaj marrëveshjeje shfaqet Merrill Lynch International, ndërsa në grupin e huadhënësve bëjnë pjesë edhe katër institucione të tjera të fuqishme: KfW IPEX-Bank (Gjermani), BBVA (Spanjë),…

Read More

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër 33-vjeçarit për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer një vepër penale – vrasje gjatë kryerjes së dhunës në familje, përkatësisht e kualifikuar sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 2 e Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Dje në mëngjes, i dyshuari ia mori jetën ish-partneres së tij me të cilën kishte katër fëmijë të mitur. Pasi u sigurua se babai i saj nuk ishte në shtëpinë ku jetonte gruaja, i dyshuari hyri në shtëpi ndërsa ajo po flinte, iu afrua viktimës dhe e goditi me thikë dhjetë herë…

Read More

Në degën e Likovës është zhvilluar Kuvendi Zgjedhor në kuadër të aktiviteteve përgatitore për Kongresin IX të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH). Në një atmosferë demokratike dhe me pjesëmarrje të gjerë të kuvendarëve, janë zgjedhur delegatët që do ta përfaqësojnë degën e Likovës në Kongresin IX të partisë. Gjithashtu, është miratuar edhe propozim-lista për anëtarët e Kuvendit Qendror të PDSH-së. Të pranishmëve iu drejtua me një fjalim kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, i cili theksoi rëndësinë e proceseve organizative dhe nevojën për angazhim të përbashkët në forcimin e partisë. Kuvendi u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe përgjegjësie,…

Read More

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Read More

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në vend do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale nga 20 deri në 26 gradë. Në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha me diell, ndërsa në pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare e ndryshueshme. Temperatura minimale do të bjerë në 8, ndërsa…

Read More

Më 18 maj, studentët shqiptarë do të protestojnë sërish në qytetin e Shkupit. Ndryshe nga protesta e parë e cila u bë me qëllimin e vetëm që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, tashmë ata thonë se do të protestojnë edhe për respektimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet e vendit. Njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi apeloi për unitet të shoqërisë civile, profesorëve, studentëve dhe faktorëve politikë, duke theksuar se gjuha shqipe duhet t’i bashkojë qytetarët. “Mesazhi fillimisht ishte i orientuar rreth një problemi teknik që kishte të bënte me përmirësimin e procesit të…

Read More

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka treguar disa nga arsyet e refuzimit të Lëvizjes Vetëvendosje në krye me Albin Kurti për ta përkrahuar atë edhe për një mandat tjetër si presidente. Ajo ka bërë të ditur se në dhjetor të vitit të kaluar ajo kishte marrë premtimin nga Kurti se do të vazhdonin edhe për një mandat tjetër, madje jo vetëm një mandat por për “edhe 10 apo 15 vite”. “Në dhjetor dhe para dhjetorit ka pas diskutime edhe për një rrugëtim të përbashkët për 10 apo 15 vite. Kur kam thënë se synoj një mandat, nuk ka qenë thjeshtë një supozim…

Read More