Autor: Suad Avdiu
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot në Prishtinë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën. Përmes një njoftimi, Ahmeti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës. “Shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale, zhvillimet që na presin dhe rëndësinë e bashkëpunimit e të koordinimit të vazhdueshëm në interes të Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon”, ka shkruar Ahmeti pas takimit. Takimi mes dy liderëve vjen në një periudhë me zhvillime të rëndësishme politike…
Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka kujtuar hyrjen në Kosovë të trupave britanike, duke thënë se politikat katastrofike të Slobodan Millosheviqit çuan në krime lufte dhe represion të dokumentuar gjerësisht në Kosovë. Ambasadori, tha se Mbretëria e Bashkuar është krenare për rolin e saj në Kosovë në vitin 1999 dhe që atëherë, shton ai, ajo mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për drejtësinë ndërkombëtare, përgjegjshmërinë dhe respektimin e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare. Ambasadori shton edhe se, dënimi i ish-krerëve të UÇK’së ‘’kanë të bëjnë me krime individuale të kryera ndaj viktimave nga komunitete të ndryshme’’, dhe se, ‘ato në asnjë…
Sot, në Bujanoc, në Konferencën Ekonomike IV, nën moton “Ekonomia shpëton Luginën”, kryetarja e Preshevës Ardita Sinani foli për një nevojë që tashmë duhet të kthehet në veprim: potenciali i Luginës të shndërrohet në zhvillim ekonomik, transmeton portali Lideri.mk. “Nga vizita ime në Shtetet e Bashkuara solla dy mesazhe të rëndësishme: interesin konkret të diasporës shqiptare për të investuar në Luginë dhe gatishmërinë e shprehur nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për të shqyrtuar mundësitë e investimeve turke në Luginën e Preshevës. Tani duhet ta bëjmë hapin tjetër: komunikimin politik ta kthejmë në kontakte ekonomike, partneritete dhe projekte konkrete”,…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot pas takimit me pensionistët në Komunën Karposh, vlerësoi se politikat e Qeverisë të udhëhequra nga Hristijan Mickoski e çojnë vendin drejt izolimit nga Bashkimi Evropian, ndërsa qytetarët i ndjejnë pasojat përmes rënies së standardit të jetesës, çmimeve të larta dhe shpërnguljes së të rinjve. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me vizitën e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe kërkesën e Qeverisë për të përfshirë një përfaqësues evropian në bisedimet me Bullgarinë, Filipçe tha se Mickoski nuk ka ndërmend të vazhdojë rrugën evropiane të vendit. “Gjithçka që kryeministri Hristijan…
VLEN ka mobilizuar të gjitha strukturat e saj politike dhe institucionale në mbështetje të kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, në prag të zgjedhjeve të 18 tetorit. Pas hapjes së shtabit në Bërvenicë, ku ishin të pranishëm drejtues të VLEN-it, deputetë, kryetarë komunash dhe përfaqësues të strukturave partiake, aktivitetet janë zhvendosur në terren, në vendbanime të ndryshme të komunës. Funksionarë të niveleve të ndryshme të VLEN-it kanë qenë pranë Jakup Huseinit në takimet me banorët e Çellopekut, Radiovcës, Gurguricës, Miletinës dhe Tenovës, duke përcjellë mesazhin për mbështetje të kandidaturës së tij dhe programit për Bërvenicën. Takimet në…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se gjatë takimit të së premtes me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të hapë çështjen e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe do të propozojë përfshirjen e drejtpërdrejtë të BE-së në bisedimet me Bullgarinë. Sipas Mickoskit, dialogu i deritanishëm me Sofjen nuk ka dhënë rezultate, ndaj prania e përfaqësuesve evropianë do të mundësonte që argumentet e të dyja palëve të dëgjoheshin drejtpërdrejt. Ndërkohë, “Politico” ka raportuar se BE-ja po përgatit udhërrëfyes për përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë, Malit të Zi, Ukrainës dhe Moldavisë, por jo edhe për Maqedoninë e Veriut.…
Erkan Arifi : Sot zhvilluam një takim me z. Rexhep Gunduz, udhëheqës i Shoqatës Shqiptare dhe Kulturore në Bursa të Republikës së Turqisë. Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm, si dhe për iniciativa të përbashkëta në fushën e kulturës dhe të marrëdhënieve ndërinstitucionale. Diskutimi u zhvillua në një frymë konstruktive, miqësore dhe bashkëpunuese. Me këtë rast, shpreha mirënjohjen dhe falënderimin tim për z. Gunduz për vizitën dhe për nderin që i bëri institucionit tonë me praninë e tij. Urojmë që ky takim të shërbejë si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe realizimit të…
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, me ftesë të ministres austriake për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Claudia Bauer. Në diskutimet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ministri Sali theksoi se procesi i zgjerimit duhet të jetë i prekshëm për qytetarët edhe përpara anëtarësimit. Ai vuri theks të veçantë te të rinjtë dhe te nevoja për më shumë mundësi për arsimim, aftësim profesional, praktikë pune, kërkim shkencor dhe shkëmbime me partnerë evropianë. “Për të rinjtë tanë, e ardhmja evropiane duhet të nënkuptojë mundësi reale për të mësuar, për…
Analisti, gazetari, biznesmeni… dhe, mbi të gjitha, “miku i shtëpisë” së Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, sapo ulet në studio, debati televiziv shndërrohet në një “betejë historike” personale. Klith, revoltohet, dramatizon… sikur historia e Kosovës po shkruhet aty për aty, në atë studio. Amani i Zotit, mjaft më! Mos e nxirrni në emisione sikur të jetë arkiv i gjallë i historisë, dëshmitar ekskluziv i çdo ngjarjeje dhe pronar i së vërtetës. Për këto tri dekada na ka “respektuar” e “nderuar” mjaft. Tash është koha t’u lihet hapësirë atyre që po i mbushin sheshet e qyteteve anembanë, natë…
Ministria e Brendshme informoi se një grup i organizuar kriminal nga Shkupi është shkatërruar në një aksion të koordinuar policor. Gjatë kontrolleve në 12 lokacione janë ndaluar pesë persona, ndërsa janë sekuestruar pushkë automatike, pushkë snajper, pistoleta, municion të kalibrave të ndryshëm, jelek taktik, pajisje për komunikim, telefona celularë dhe mjete të konsiderueshme financiare.Sipas policisë, 34-vjeçari K.I. dyshohet se që nga viti 2023 ka vepruar në kuadër të një organizate me ideologji të lidhur me ISIS-in, duke përhapur propagandë radikale dhe duke rekrutuar të rinj. Ndaj K.I. është ngritur kallëzim penal për terrorizëm dhe trafikim të paligjshëm me armë, ndërsa…
