Autor: Suad Avdiu

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë këtë të mërkurë (30 shtator) në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor. Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, gjatë qëndrimit në Tiranë, Von der Leyen do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të vendit, ndërsa më 1 tetor do të vijojë vizitën në Prishtinë. Në Kosovë, presidentja e Komisionit Evropian do të zhvillojë takime të veçanta me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Po më 1 tetor, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Podgoricës, ku pritet të takohet me drejtuesit…

Read More

Një 55-vjeçar nga Kumanova është arrestuar dje, pasi policia gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij ka gjetur mjete piroteknike. Më 29.09.2026, në ora 10:15, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë, me urdhër gjyqësor, kanë kryer bastisje në shtëpinë e I.T. (55) nga fshati Tabanoc, Kumanovë, me ç’rast janë gjetur mjete piroteknike, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme. Siç bëjnë të ditur nga policia, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës./Televizioni News

Read More

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar mënyrën se si po shqyrtohen në komisionet parlamentare një numër i madh projektligjesh të propozuara nga Qeveria. Çitaku ka thënë se shumë prej këtyre projektligjeve, veçanërisht ato që lidhen me sektorin e drejtësisë, po trajtohen me procedura të përshpejtuara, pa, sipas saj, analizë të mjaftueshme, debat substancial dhe dëgjime publike. “Drejtësia nuk reformohet duke shmangur shqyrtimin parlamentar”, ka shkruar Çitaku, duke ngritur dyshime se ligjet mund të jenë duke iu përshtatur agjendës politike të pushtetit. Ajo është ndalur veçanërisht te projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat…

Read More

Sot përfundon ndalimi i lëvizjes në pyje, i vendosur në përputhje me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, dhe me kërkesë të NP “Pyjet Kombëtare”. Ndalimi fillimisht ishte në fuqi nga 1 korriku deri më 31 gusht, por për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar të zjarreve pyjore në zonat e hapura, u zgjat deri më 30 shtator.Gjatë ndalesës lëvizja në pyje lejohej vetëm me miratim me shkrim të lëshuar nga degët e NP “Pyjet Kombëtare” dhe Parqet Kombëtare, përkatësisht për zonën që ato menaxhojnë. U parashikuan gjoba për mosrespektimin e ndalimit nga individët gjatë…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në pjesët verilindore do të fryjë erëra të forta herë pas here, kryesisht nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 3 deri në 14 gradë, ndërsa maksimale do të jetë në intervalin nga 19 deri në 26 gradë Në Shkup, pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 9, ndërsa maksimale do të…

Read More

Raporton : Televizioni News Rent kudo, Urim për Isni Nëpër shekuj faqe-ndritur, Se i vogli shtrin viganin Dhe i shtypuri tiranin, Veç e tok, Tok, or Marathonomak!“ — Fan S. Noli Nga Marathonomaku i Nolit, simbol i qëndresës, guximit dhe vullnetit të palëkundur, te maratonisti ynë Isni Aliji, i cili sfidoi veten në një prej maratonave më prestigjioze në botë – Maratonën e Berlinit. Plot 42,195 kilometra, mes dhjetëra mijëra garuesve nga mbarë bota, Isniu arriti të kalojë vijën e finishit me kohën 4:50:31. Të përshkosh një distancë të tillë dhe të kalosh vijën e finishit në një maratonë të…

Read More

Shkup – Përplasja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor hyn në një fazë të re. Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, të mërkurën do të tentojë t’i ulë në një tryezë të përbashkët partitë parlamentare për të gjetur një kompromis. Por dallimet mes partive mbeten të mëdha. VMRO-DPMNE mbështet një njësi zgjedhore dhe më shumë mjete për partitë më të vogla, ndërsa votimi i diasporës mbetet, sipas tyre, prioritet strategjik. Si një nga opsionet është propozuar edhe votimi përmes postës. LSDM këmbëngul për ndryshime në mënyrën e votimit, rrethimin e fletës së votimit dhe votimin e diasporës, duke paralajmëruar se rregullat aktuale…

Read More

E nderuara redaksi, Unë, Naser Murtezani, prind i një nxënësi në Shkollën Fillore Komunale “Liria” në Jabollçisht të Epërm, Komuna e Çashkës, po ju drejtohem me shpresë se përmes portalit tuaj, zëri ynë si prindër do të dëgjohet, pasi dyert e shkollës për ne janë mbyllur. Çfarë po ndodh në shkollën tonë? Në Sh.F.K. “Liria” mësimi ka funksionuar gjithmonë në dy ndërrime: cikli lëndor (klasa VI-IX) paradite dhe cikli klasor (klasa I-V) pasdite. Kjo është praktika në shkollën tonë. Por, prej vitit të kaluar, kjo praktikë u prish: Vitin e kaluar 2024/2025, kur djali im Nasri Murtezani ishte në klasën…

Read More

Videoklipi i reperit kosovar Don Xhoni për këngën “Sexy Mama”, i xhiruar në kompleksin memorial “Makedonium” në Krushevë, ka shkaktuar reagime të shumta në portalet dhe rrjetet sociale në Maqedoninë e Veriut përcjell agjencia e lajmeve INA. Disa media maqedonase kanë ngritur pikëpyetje rreth vendimit për lejimin e xhirimit të videoklipit në këtë hapësirë, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një kompleks memorial ku ruhen edhe mbetjet mortore të Nikola Karevit, një prej figurave kryesore të Kryengritjes së Ilindenit. Sipas raportimeve në mediat maqedonase, hapësira është dhënë me qira për 500 euro, ndërsa debati kryesor lidhet me kriteret sipas…

Read More

MPB Maqedoni njofton se dje (28.09.2026), në periudhën kohore prej orës 17:00 deri në orën 22:00, në territorin e të gjithë vendit, Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi një aksion të përforcuar të kontrollit drejtuar vozitësve të mjeteve të lehta elektrike, përkatësisht trotinetëve elektrikë. Gjatë kontrollit janë konstatuar gjithsej 167 shkelje. Pjesa më e madhe e shkeljeve kanë të bëjnë me mosmbajtjen e jelekut reflektues gjatë drejtimit të trotinetit elektrik në kushte të natës dhe mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse. “Nga Njësiti Mobil për Sigurinë e Trafikut Rrugor janë konstatuar 81 shkelje, në territorin e…

Read More