Autor: Suad Avdiu

Shtetasit e huaj nuk do të duhet më të vrapojnë në sportelet e Gjykatave që të marrin vërtetime për evidencë penale. Kontrollet do t’i kryejë vet MPB-ja. Siç njoftuan për “Alsat” nga MPB, me ndryshimet procedurale për vazhdimin e qëndrimit të përkohshëm të të huajve apo marrjen e lejes për qëndrim, inspektorët më nuk do të kërkojnë dëshmi nga aplikuesi, por të njëjtat do të sigurohen nga vet inspektorët. “Ato më nuk do ta kenë patjetër që këto kritere, të parapara në nenin 72 nga ligji për të huaj, ti sigurojnë përmes gjykatave por inspektorët për të huaj nga njësitë…

Read More

Biznesmeni i njohur dibran dhe pronari i kompanisë teknologjike “Slice”, Ilir Sela, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin e koalicionit VLEN, Fisnik Mela, në garën për kryetar të Komunës së Dibrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sela ka uruar Melën për arritjen e tij të parë të madhe dhe ka vlerësuar ndershmërinë dhe vizionin e tij si udhëheqës. “Urime për arritjen tënde të parë të madhe, Fisnik Mela! Shpresoj që të gjithë në Dibër do të përjetojnë lidershipin dhe qasjen tënde të ndershme. Populli i Dibrës meriton një udhëheqës vizionar si ty”, shkruan Ilir Sela. Në të…

Read More

Tre ditë pas votimit për zgjedhjet lokale, kryesia e ASH-së së Arben Taravarit është ftuar në mbledhje urgjente në selinë e partisë në Tetovë. Rendi i ditës është i panjohur por pothuajse të gjitha partitë këto ditë kanë paralajmëruar takime me strukturat partiake, për të analizuar rezultate zgjedhore. Kandidatët e ASH-së së Taravarit brenda AKI-së nuk arritën fitore në zgjedhje. Valbon Limani ka epërsi në Gostivar por procesi rrezikon të përsëritet për shkak të censusit kurse tashmë është e sigurt se Vrapçishti ku në epërsi ishte Isen Shabani, do të ketë zgjedhje të tjera.

Read More

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë, Ola Solstrom, të cilin e uroi për emërimin në detyrën ambasador dhe i uroi suksese në detyrën e re, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi shumë i suksesshëm dhe dinamik me Ambasadën suedeze do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai gjithashtu shfrytëzoi rastin për të shprehur mirënjohjen e tij ndaj Mbretërisë së Suedisë për mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit tonë përmes projekteve të shumta zhvillimore, jo vetëm në nivel politik, diplomatik dhe institucional,…

Read More

Kryetari aktual i Komunës së Kumanovës dhe kandidati për mandatin e radhës, Maksim Dimitrievski, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të koalicionit VLEN, ku ka marrë mbështetje të fuqishme për balotazhin e 2 nëntorit. Në takim morën pjesë kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ i Alternativës, Bashkim Murteti. “Gjatë një bisede të ngrohtë dhe të sinqertë, mora mbështetje të fuqishme nga përfaqësuesit e partnerit koalicional VLEN për raundin e dytë në Kumanovë. Kjo përkrahje pasqyron realitetin multietnik dhe multikulturor të qytetit tonë dhe na jep energji shtesë për të vazhduar drejt realizimit të projekteve në…

Read More

Zëdhënësi i Shtabit zgjedhor të VLEN, Driton Sulejmani sot në një deklaratë për mediat theksoi se shqiptarët në zgjedhjet lokale dërguan një mesazh të qartë se koha e “qeverisjes së keqe, arrogancës dhe mashtrimit ka mbaruar”. “Sot, tre ditë pas 19 tetorit, një gjë është e qartë si drita e diellit: shqiptarët folën me një zë të vetëm dhe zgjodhën ndryshimin. Ata dërguan një mesazh të fuqishëm, koha e keqqeverisjes, arrogancës dhe mashtrimit ka marrë fund por edhe në pushtetin lokal. Në çdo cep ku ka shqiptarë, u ndje fryma e fitores, u ndje forca e VLEN-it. Fuqishëm kemi hyrë…

Read More

Po zhvillohet aksion i madh policor në disa lokacione të Shkupit, përcjell TV21. Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit thonë se aksioni ka të bëjë me kapjen e personave që dyshohen për fajde dhe pastrim parash. “Nën udhëheqjen e prokurorit të rastit nga Prokuroria Publike Themelore Për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit, njësitë e MPB-së po kryejnë bastisje në disa lokacione në Shkup. Bëhet fjalë për persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshim bazë se kanë kryer veprën penale të fajdes dhe pastrimit të parave. Detaje të tjera do të bëhen publike pas përfundimit të aksionit”, thonë…

Read More

Zyrtarët e OKB-së kanë deklaruar se për rindërtimin e Gazës duhen dekada. Diskutimet për zbatimin e plotë të paqes ende vazhdojnë, ndërsa ajo çka ka mbetur nga Gaza është heshtja dhe dhimbja. Palestinezët po përpiqen të mësojnë të duan jetën, pas humbjes së mijëra fëmijëve nga sulmet dhe nga uria Nga Politico Lindja e Mesme, një emër që rezonon me histori, kulturë dhe, për fat të keq, me konflikt të pafund. E shtrirë në kryqëzimin e Azisë Jugperëndimore, Afrikës Veriore dhe Evropës Lindore, kjo zonë është njohur si “djepi i qytetërimit”, por në epokën moderne, është shndërruar në epiqendrën e…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se sot para Kuvendit të Serbisë ka ndodhur një sulm terrorist, pasi është përdorur armë zjarri me qëllim krijimin e një rreziku të përgjithshëm, por me një motiv të qartë dhe politik, siç theksoi ai. Ai shtoi se ishte vetëm çështje kohe kur diçka e tillë do të ndodhte, duke marrë parasysh se, sipas tij, ka pasur shumë thirrje për veprime të tilla. “Kjo mund të kishte ndodhur në Uzhice, në Valjevë, në Novi Sad, dhe më së shumti, plotësisht e pritshme, në Ćacilend, kundër të cilit janë thënë kaq shumë fjalë,” tha Vuçiq…

Read More

Kryetari në ardhje i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar se Ali Ahmeti, lideri i BDI-së, është humbësi më i madh i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut të mbajtura më 19 tetor. Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Mexhiti ka theksuar se Ahmeti, i cili qeveriste në 90% të komunave, ka përfunduar me vetëm një komunë të fituar, Likovën. “Qëllimisht apo jo, Ahmeti dhe BDI-ja kanë fokusuar rëndësinë kryesore te Tetova dhe posaçërisht te Çairi, ndërsa komunat e tjera i kanë konsideruar më pak të rëndësishme. Ne e pranuam këtë sfidë dhe sot Çairi u mbyll në…

Read More