Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Sulejmani: Ligji i ri për arsimin e lartë sjell më shumë cilësi, arsim dual dhe programe moderne

27 Korrik, 2026

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë

27 Korrik, 2026

Sali: U konfirmua mbështetja e Spanjës për perspektivën evropiane të vendit

27 Korrik, 2026

Mijëra euro qarkullim në sezonë, ATK i vë në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

27 Korrik, 2026

Dizeli prej sonte shtrenjtohet me 4,5 denarë, rriten edhe çmimet e benzinave

27 Korrik, 2026

Toshkovski: Në kushte paqeje, sistemet e ujësjellësit nuk duhet të sigurohen nga Ushtria e Policia!

27 Korrik, 2026

Daut Haradinaj nuk sheh zgjidhje, por sërish kërkon zgjedhje

27 Korrik, 2026

Tetova vazhdon të afirmohet si qendër me aktivitete intenzive kulturore

27 Korrik, 2026

SHOK TEMPERATURASH NË MAQEDONI: Pas të ftohtit të pazakontë dhe borës, këtë javë deri në 38°C

27 Korrik, 2026

BDI: VLEN për ta mbuluar mungesën e legjitimitetit, zgjedh shpifjet

27 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 27 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Sulejmani: Liderët e AKI-së po bashkëpunojnë edhe me djallin, Levicën

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Tetor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Zëdhënësi i Shtabit zgjedhor të VLEN, Driton Sulejmani sot në një deklaratë për mediat theksoi se shqiptarët në zgjedhjet lokale dërguan një mesazh të qartë se koha e “qeverisjes së keqe, arrogancës dhe mashtrimit ka mbaruar”.

“Sot, tre ditë pas 19 tetorit, një gjë është e qartë si drita e diellit: shqiptarët folën me një zë të vetëm dhe zgjodhën ndryshimin. Ata dërguan një mesazh të fuqishëm, koha e keqqeverisjes, arrogancës dhe mashtrimit ka marrë fund por edhe në pushtetin lokal. Në çdo cep ku ka shqiptarë, u ndje fryma e fitores, u ndje forca e VLEN-it. Fuqishëm kemi hyrë në raundin e dytë në Tetovë, Dibër, Strugë, Bogovinë, Bërvenicë, Dollnen, ku qytetarët e kanë bërë të qartë se duan dinjitet, zhvillim dhe politikë të pastër”, tha Sulejmani. Ai tha se përballë kësaj vullneti të madh qytetar, AKI dështoi por edhe pas humbjes, liderët e këtij koalicioni të zhgënjyer nuk nxorën asnjë mësim.

“Në vend se të reflektojnë, ata vazhdojnë të ofendojnë qytetarët, të shpifin dhe të përpiqen të manipulojnë opinionin, ashtu siç kanë bërë për 20 vjet rresht. Madje, për të shpëtuar ato pak shpresa që u kanë mbetur, ata janë gati të shkojnë edhe me djallin, konkretisht me Levicën albanofobe, duke dëshmuar se për pushtet janë gati të shesin çdo parim e çdo ideal që dikur e përmendnin në fjalime. Por shqiptarët nuk mashtrohen më. Ata e dinë se ndryshimi është i pakthyeshëm. Ata e dinë se e ardhmja është me VLEN, me njerëzit e punës, dinjitetit dhe vizionit”, tha Sulejmani.

Ai në emër të gjithë kandidatëve, strukturave dhe mbështetësve, falënderoi nga zemra çdo qytetar që doli, votoi dhe besoi.

“Ju ishit forca e këtij ndryshimi, ju ishit zëri i së ardhmes. VLEN falë jush u bë shpresa që fitoi dhe do të fitojë përfundimisht në raundin e dytë!”, ka thënë Sulejmani.

Lexuar: 5

Lajme te ngjashme

Sulejmani: Ligji i ri për arsimin e lartë sjell më shumë cilësi, arsim dual dhe programe moderne

Sali: U konfirmua mbështetja e Spanjës për perspektivën evropiane të vendit

Dizeli prej sonte shtrenjtohet me 4,5 denarë, rriten edhe çmimet e benzinave

Toshkovski: Në kushte paqeje, sistemet e ujësjellësit nuk duhet të sigurohen nga Ushtria e Policia!

Tetova vazhdon të afirmohet si qendër me aktivitete intenzive kulturore

SHOK TEMPERATURASH NË MAQEDONI: Pas të ftohtit të pazakontë dhe borës, këtë javë deri në 38°C

Lajmet e fundit

Sulejmani: Ligji i ri për arsimin e lartë sjell më shumë cilësi, arsim dual dhe programe moderne

27 Korrik, 2026

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë

27 Korrik, 2026

Sali: U konfirmua mbështetja e Spanjës për perspektivën evropiane të vendit

27 Korrik, 2026

Mijëra euro qarkullim në sezonë, ATK i vë në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

27 Korrik, 2026

Dizeli prej sonte shtrenjtohet me 4,5 denarë, rriten edhe çmimet e benzinave

27 Korrik, 2026

Toshkovski: Në kushte paqeje, sistemet e ujësjellësit nuk duhet të sigurohen nga Ushtria e Policia!

27 Korrik, 2026

Daut Haradinaj nuk sheh zgjidhje, por sërish kërkon zgjedhje

27 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.