Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Intervistë për TV News: Nga Vaksinca në Kumanovë, mbi dy dekada në shërbim të pacientëve – rrëfimi i Dr. Eljasa Alijës

11 Tetor, 2026

“ASKUSH NUK ËSHTË MBI LIGJIN!” / Zëvendësministri Astrit Iseni jep lajmin: Suspendohen 6 policë pas ngjarjes në Shkup

11 Tetor, 2026

Mickoski: Maqedonia nuk është krijuar për të qëndruar në vend, por për të fituar

11 Tetor, 2026

Shkëndija e Tetovës ndalet në Çair nga Shkëndija e Haraçinës

11 Tetor, 2026

Feride Haxhiu: Astrit Iseni mbajti premtimin, gjashtë policë suspendohen për rastin në Saraj

11 Tetor, 2026

Blerim Hyseni për tabelën në sallën sportive në Kumanovë: “Për renovim ka para, por për gjuhën shqipe mjafton heshtja?”

11 Tetor, 2026

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

11 Tetor, 2026

Faruza Kallaba, pilotja shqiptaro-amerikane që mori pjesë në bombardimet e NATO-s

11 Tetor, 2026

Përparim Rama në SHBA: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër, Kurtit duhet t’ia tregojmë rrugën

11 Tetor, 2026

MPB-ja suspendon nga puna 6 policë për dhunën ndaj dy të rinjve në Saraj

11 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 11 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Wesley Clark pritet të dëshmojë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Suad AvdiuBy Suad Avdiu24 Tetor, 2025 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë autorizimin që Gjenerali Wesley Clark të dëshmojë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri V eselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

“Sipas Urdhrit të Panelit të Gjyqit të datës 2 Shtator 2025, Mbrojtja për Z. Hashim Thaçi (“Mbrojtja”) njofton se është marrë leja nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (“Ofruesi i Rregullës 107”), duke autorizuar deklaratën dhe dëshminë e dëshmitarit të fundit, 1DË-007, Gjeneral Wesley Clark”, thuhet në parashtrimin e avokatit të Thaçit, Luka Mishetiq.

Siç është njoftuar edhe më parë, ky dëshmitar pritet të dëshmojë si dëshmitari i fundit i mbrojtjes.

Sipas parashtrimit, Clark ka thënë se nuk mundet ta bëjë udhëtimin për në Hagë përpara 17 nëntorit 2025 dhe për këto arsye mund të fillojë dëshminë me 18 nëntor ose me 19 nëntor 2025.

Vec kësaj, mbrojtja ka kërkuar nga trupi gjykues që të caktohet edhe 21 nëntori për seancë në rast që është e nevojshme për finalizimin e dëshmisë së Clark.

Po ashtu, mbrojtja ka kërkuar edhe ndryshimin e listës së provave të dorëzuar, duke kërkuar shtimin e deklaratës së Clark.

“Sa i përket arsyes së mirë, Mbrojtja kërkon shtimin e kësaj Deklarate në Listën e Provave në mënyrë që ajo të mund të dorëzohet sipas Rregullës 154. Pranimi sipas Rregullës 154 do të kursente kohë në sallën e gjyqit dhe do të siguronte që prezantimi i provave të 1DË-007 të ishte i fokusuar, dhe jo i përsëritur ose i dyfishtë. Siç përshkruhet më poshtë, 1DË-007 siguron prova jashtëzakonisht relevante dhe lirueshme, të cilat janë provuese për çështjet në këto procedura. Për këtë arsye, Deklarata ka relevancë dhe rëndësi të mjaftueshme për të justifikuar shtimin e saj në Listën e Provave”, thuhet në parashtrim.

Në parashtrimin e vetë, mbrojtja thotë se do të Clark do të jep dëshmi rreth përpjekjeve të NATO-s për të zbatuar marrëveshjen e tetorit 1998 në mës Holbrooke dhe Millosheviq. “1DË-007 është një ish-Gjeneral i dekoruar me katër yje në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, i cili shërbeu si Komandant Suprem i i NATO-s nga 1997 deri në 2000. 1DË-007 jep dëshmi rreth drejtimit të përpjekjeve të NATO-s për të zbatuar Marrëveshjen Holbrooke-Millosheviq nga Tetori 1998, zbatimin e Rezolutës 1199 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryerjen e fushatës ajrore kundër forcave jugosllave pas refuzimit të Millosheviqit për të nënshkruar marrëveshjet e Rambujesë, vendosjen e forcave në Kosovë në përputhje me Marrëveshjen Ushtarake Teknike dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, dhe mbikëqyrjen e demilitarizimit dhe transformimit të UÇK-së”, thuhet në dokument.

Përveç kësaj, thuhet se Clark ka dijeni për dhunën pas kthimit të refugjatëve kosovar dhe tregon për shkaqet e kësaj dhune në verën e 1999-ës.

“1DË-007 përshkruan dijenin për valën e dhunës në verën e vitit 1999 pas kthimit të refugjatëve kosovarë dhe analizon shkaqet e kësaj dhune dhe faktin se ai nuk besonte se udhëheqja e UÇK-së ishte e angazhuar në një përpjekje të koordinuar për të sulmuar serbët ose minoritetet”, thuhet në parashtrim. Përvec kësaj, thuhet se Clark do të përshkruaj edhe ndërveprimet me UÇK-në, delegacionin kosovar në Rambuje e në veçanti edhe Thacin për të cilin ka thënë se nuk ka pasur kontroll mbi UÇK-në”.

Së fundi, 1DË-007 përshkruan ndërveprimet e ndryshme që ka pasur me UÇK-në, delegacionin shqiptar të Kosovës në Rambuje dhe veçanërisht me Z. Thaçi. Ai jep vëzhgimet dhe përshtypjet e tij mbi mungesën e strukturës dhe organizimit të UÇK-së, dhe mungesën e çdo komandimi ose kontrolli funksional. Ai gjithashtu vëzhgoi mungesën e kontrollit që kishte Z. Thaçi mbi UÇK-në, dhe se ai ishte vetëm një person politik pa përvojë ushtarake, si dhe përshkruan pse do të ishte e padrejtë të atribuohej keqadministrimi i të tjerëve tek Z. Thaçi”, thuhet tutje./ “Betimi për Drejtësi”.

Lexuar: 12

Lajme te ngjashme

Faruza Kallaba, pilotja shqiptaro-amerikane që mori pjesë në bombardimet e NATO-s

Punon 16 orë në ditë për të ndihmuar prindërit! Historia e 14-vjeçarit nga Shkodra që dorëzoi portofolin plot me euro

“Golgota shqiptare” e viteve 1944–1945: 48 mijë shqiptarë të vrarë nga partizano-çetnikët, sipas Zekeria Canës

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Krenari: Amela Haziri nga Preshevës drejton avionët mbi qiellin evropian

Radojiçiqi shoqëron djalin e Vuçiqit, Haxhiu: Vendi i tij është para gjyqit në Kosovë

Lajmet e fundit

Intervistë për TV News: Nga Vaksinca në Kumanovë, mbi dy dekada në shërbim të pacientëve – rrëfimi i Dr. Eljasa Alijës

11 Tetor, 2026

“ASKUSH NUK ËSHTË MBI LIGJIN!” / Zëvendësministri Astrit Iseni jep lajmin: Suspendohen 6 policë pas ngjarjes në Shkup

11 Tetor, 2026

Mickoski: Maqedonia nuk është krijuar për të qëndruar në vend, por për të fituar

11 Tetor, 2026

Shkëndija e Tetovës ndalet në Çair nga Shkëndija e Haraçinës

11 Tetor, 2026

Feride Haxhiu: Astrit Iseni mbajti premtimin, gjashtë policë suspendohen për rastin në Saraj

11 Tetor, 2026

Blerim Hyseni për tabelën në sallën sportive në Kumanovë: “Për renovim ka para, por për gjuhën shqipe mjafton heshtja?”

11 Tetor, 2026

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

11 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.