Autor: Suad Avdiu
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka shkarkuar 2 Këshilla Zgjedhore nga 2 qendra votimi në Shuto Orizare, pasi Gjykata Administrative anuloi rezultatet e votimit pas një padie të ngritur nga Lëvizja “Të Vendosur për Ndryshim” kundër vendimit të KSHZ-së. Komisioni i ka bërë thirrje Prokurorisë që ta konsiderojë këtë si informacion për një votë të manipuluar kundër anëtarëve të këtyre dy këshillave zgjedhore. Prokuroria mund ta konsiderojë lirisht këtë si informacion pasi të jetë arritur në votim, kështu që edhe pa ndonjë njoftim të veçantë nga ne, ata mund të jenë të interesuar, ne do të paraqesim të gjithë dokumentacionin tonë, ndoshta…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka komentuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar fitoren në komunën e Çashkës si një moment historik për shqiptarët. “Në raundin e parë është fituar një komunë që ishte me rëndësi për të gjithë shqiptarët – kjo është komuna e Çashkës. Për fat të mirë, aty zgjidhet për herë të parë kryetar komune një shqiptar, pasi që mbi 50% e popullatës atje janë shqiptarë. Kandidati ishte i Aleancës Kombëtare, por pati përkrahje edhe prej të gjithë…
Punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërim” – Shkup dhe kompanive degë “Florakom” dhe “Luna” protestuan nga ora 08:00 deri në orën 11:00 të mëngjesit dhe bllokuan kryqëzimin përpara Kopshtit Zoologjik – Shkup dhe bulevardin “Ilinden”. Ata shprehën indinjatën e tyre për pagën e papaguar për muajin shtator. Nga sindikata thonë se për fat të keq nuk kanë mundur të kontaktojnë me menaxhmentin e NP “Parqe dhe Gjelbërim”, përkatësisht me drejtorin, dhe për këtë arsye janë detyruar të bllokojnë rrugët. “Protesta më herët ka qenë e qetë, ndërsa sot është dita e fundit. Kryesia e organizatës sindikale do të mbajë…
– Më 26.10.2025 rreth orës 11:25, Departamenti i Policisë së Kumanovës njoftoi se në rrugën rajonale Likovë-Haraçinë, në zonën e fshatit Ropaljce, Komuna e Likovës, një automjet pasagjerësh BMW me targa kombëtare zvicerane, i drejtuar nga D.S. (29) nga Shkupi, doli nga rruga, informoi Ministria e Punëve të Brendshme. Në aksident, siç shtoi policia, shoferi pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa pasagjerët e tij N.S. (37), H.S. (35) dhe një i mitur tetëvjeçar pësuan lëndime trupore, të cilët u diagnostikuan në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.
Në autostradën Shkup – Veles, pas pikëpagesës Sopot, para tunelit të fshatit Bashino, për shkak të rrëshqitjes së dheut në korsinë e majtë të rrugës, komunikacioni po zhvillohet në korsinë e djathtë. LAMM informon se në të njëjtën kohë në vendin e njejtë kanë ndodhur dy aksidente me dëme materiale. Të lënduar nuk ka, ndërsa komunikacioni po zhvillohet në një korsi rrugore. Në terren janë dërguar shërbimet nga PS Veles. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në…
Sot pasdite, zyrtarë të policisë pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup kanë marrë dokumentacion shtesë dhe kanë arrestuar dy persona, të dyshuar për keqmenaxhim të mbeturinave në qytetin e Shkupit. “Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, zyrtarët e policisë po ndërmarrin veprime për sigurimin e provave. Janë arrestuar dhe po mbahen dy persona nga udhëheqja e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, lidhur me dyshimet për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 230 të Kodit Penal”, thonë nga Prokuroria. Një nga personat e ndaluar është Sabahudin Rustemi, drejtor i Higjienës Komunale, i emëruar më 29…
Kryeministri Hristijan Mikcoski ka hedhur poshtë të gjitha shkrimet nëpër portale, për gjoja koalicion me Ramiz Merkon, përcjell TV21. Mickoski tha se këto publikime po bëhen pasi qendra të caktuara janë të zhgënjyer që Merko nuk i ka dhënë mbështetje BDI-së në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Strugë. “Shikoni, po këtu është portali. Po, janë portale që supozoj që janë të financuara nga një qendër e njëjtë që tani është e zhgënjyer sepse Ramiz Merko nuk e mbështet BDI-në në raundin e dytë, dhe supozoj që tani për të bërë rëndesë të kundërt, si të bëjnë sensacion që…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për A2 CNN në Shqipëri, ka komentuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se opozita shqiptare ka dalë dukshëm më e fortë se kampi qeverisës. “Pa dyshim se nëse i mbledhim votat e listave për këshilltarë komunalë, për ansambleistë komunalë, Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI ka 25% më shumë vota sesa koalicioni qeverisës, VLEN. Nëse analizohet edhe numri i votave që morën kandidatët për kryetarë komunash nga Aleanca Kombëtare, edhe aty jemi mbi 20% me më shumë vota se VLEN-i, edhe…
Shkup, 27 tetor – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se është takuar me kandidatin e koalicionit VLEN për komunën e Tetovës, Bilall Kasami për të biseduar lidhur qëndrimet e fundit të Bilall Kasamit për mbështetjen e kandidatëve në rrethinë e dytë zgjedhor. Mickoski tha se tani më Kasami, ka filluar të dërgoj mesazhet ashtu siç i ngjasojnë një kryetari të një komunë multietnike siç është Tetova. “Po unë jam takuar me Bilall Kasamin dhe mendoj se ai ka filluar të dërgoj ato porosi të vërteta që duhet t’i ngjasojnë një kryetari të Tetovës multietnike”, deklaroi Mickoski, raporton SHENJA. Kjo deklaratë e…
Prindi i cili në ndeshjen futbollistike midis ekipeve të të rinjve mes Bregallnicës dhe Shkupit i cili sulmoi dy futbollistë vendas mori 11 muaj dënim burg. Zëdhënësi i Gjykatës Themelore – Shtip dhe njëherësh gjykatës penal, Sashko Georgiev sot informoi se këshilli i gjykatës penale, kryetar e të cilit është gjykatësja Nevena Perica, ka dhënë vendim për të akuzuarin Avni Abduli nga Shkupi për kryerjen e veprës penale të dhunës sipas nenit 386, paragrafi 4 i Kodit Penal. Ai u dënua me 11 muaj burg, ndërsa vendimi nuk është përfundimtar, vijon periudha e ankesave në Gjykatën e Apelit në Shtip.…
