Autor: Suad Avdiu

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu dhe kandidati i mbështetur nga VLEN për Strugën, Mendi Qyra kanë vizituar Shtëpinë e Shëndetit dhe Spitalin e përgjithshëm të Strugës. Bashkë më stafin e mjekëve është dakorduar se me një bashkëpunim ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror do të ndërtojnë një shërbim shëndetësor më të denjë për Strugën. Siç tha Qyra, hapi i parë është bërë dhe do të vazhdohet përpara me vendosmëri e besim. “Struga ka nevojë për një sistem shëndetësor funksional dhe modern. Infrastruktura duhet rinovuar, aparaturat duhet përditësuar, por më e rëndësishmja duhet investuar tek njerëzit, tek profesionistët”, shkruan Qyra në…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se është takuar me kandidatin e koalicionit VLEN për komunën e Tetovës, Bilall Kasami për të biseduar lidhur qëndrimet e fundit të Bilall Kasamit për mbështetjen e kandidatëve në rrethinë e dytë zgjedhor. Mickoski tha se tani më Kasami, ka filluar të dërgoj mesazhet ashtu siç i ngjasojnë një kryetari të një komunë multietnike siç është Tetova. “Po unë jam takuar me Bilall Kasamin dhe mendoj se ai ka filluar të dërgoj ato porosi të vërteta që duhet t’i ngjasojnë një kryetari të Tetovës multietnike”, deklaroi Mickoski, raporton SHENJA. Kjo deklaratë e Mickoski vjen pasi…

Read More

Shkup, 27 tetor – Faza e dytë e garës zgjedhore në Strugë ka hyrë në një periudhë të nxehtë dhe tejet të tensionuar politikisht. Në qendër të vëmendjes është qëndrimi i kryetarit aktual, Ramiz Merko, i cili përmes një deklarate publike ka hedhur poshtë çdo zë apo insinuatë për afrim të tij me Aleancën për Kombëtarin Integrim (AKI) në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Ai ka thënë qartë dhe shkurtë që nuk e mbështet kandidatin e AKI-së. Ky qëndrim i Merkos është favorizues për kandidatin e pavarur, Mendi Qyra, i cili mbështetet nga VLEN, shkruan Zhurnal. Merko nuk mbështet AKI-në – …

Read More

Shkup, 27 tetor – Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka thënë se ekziston ujdi politike mes Levicës dhe AKI-së dhe kjo dëshmohet në bazë të numrave, ku vetëm në Qytetin e Shkupit, siç thotë “4 mijë vota të opozitës kanë përfunduar në llogari të partisë së Apasievit”. “Në Shkup ke 4 mijë vota që kanë kaluar nga lista e AKI-së për kandidatin e Levicës dhe kjo lehtë mund të shihet nga numrat. Kanë 8 mijë vota më shumë, pra 4 mijë vota të AKI-së kanë shkuar te kandidati i Levicës dhe jo rastësisht kanë kandiduar në Strugë, Tetovë dhe Gostivar me…

Read More

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se më 26.10.2025, rreth orës 16:20, në rrugën lokale nga fshati Haraçinë drejt fshatit Bërnjacë, policët nga Njësia e Policisë Intervenuese kanë arrestuar dy persona: Ķ.I. (33) nga Kumanova dhe E.I. (65) nga fshati Grushinë. Gjatë kontrollit të automjetit “Audi”, të cilin e drejtonte Ķ.I., ndërsa E.I. ishte pasagjer, është gjetur një pushkë automatike dhe një karikator për të. Personat janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Read More

Më 26.10.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Dijonska” në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria R.T. (30) nga Shkupi. Rreth orës 19:45 në SPB Shkup ishte raportuar se në territorin e Çairit janë dëgjuar të shtëna armësh, pas çka menjëherë janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura, dhe R.T. është arrestuar duke u gjetur me pistoletë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj R.T. do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 396 të Kodit Penal.

Read More

Një tendë e ngritur në kulm të fakultetit të sportit përballë qendrës tregtare Mavrovasja, është shndërruar shtëpi për një të pa strehë në Shkup. Persona që nuk kanë një shtëpi të përhershme në Shkup janë disa qindra. Ndërkohë, në qendrën e qëndrimit ditorë për të pastrehëve në Momin Potok deri tani janë paraqitur rreth 160 persona që janë deklaruar si të pastrehë dhe që kërkojnë ndihmë për strehim, ushqim dhe veshmbathje. Më i moshuari që ka kërkuar ndihmë në këtë punkt është 80 vjeçar ndërsa më i riu një foshnjë disa javësh së bashku me të ëmën. ”Numri total i…

Read More

Moti sot paradite do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, vende vende do të jenë më të rrëmbyeshme dhe me bubullima. Pasdite reshjet do të ndalojnë dhe vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 13 deri në 19 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup moti do të jetë më vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje shiu. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do…

Read More

REAGIM: Koalicioni VLEN me tallje sheh përpjekjen e Levicës, një parti e njohur për gjuhën e urrejtjes, qëndrimet anti-NATO dhe retorikën ultranacionaliste për të dhënë leksione rreth bashkëjetesës dhe tolerancës. Ironia është e dukshme, pikërisht ata që e kanë helmuar publikun me përçarje dhe primitivizëm politik për vite me radhë, sot po flasin për “shovinizëm”. Në fushatën tonë, asnjë kandidat i VLEN nuk përdori gjuhë urrejtjeje, por foli për rrugët, shkollat, furnizimin me ujë, zhvillimin ekonomik, për problemet reale të njerëzve. Dhe ironia e vërtetë është se BDI, përmes partnerit të saj të ri të koalicionit – Levicës, zgjodhi të…

Read More

Prokuroria ka nisur një hetim kundër një 25-vjeçari nga Shkupi, i dyshuar për dy grabitje të kryera në gusht të këtij viti në ambientet e një kompanie kredish të shpejta në kryeqytet. ipas prokurorisë, grabitja e parë është kryer më 15 gusht në ambientet e kompanisë në Qendrën Tregtare të Qytetit. I dyshuari është ulur në një karrige klientësh, dhe kur punonjësja e ka pyetur se sa para donte, ai ka nxjerrë një armë dhe i ka urdhëruar asaj të hapë arkën. Gruaja e frikësuar e ka nxjerrë arkën nga sirtari dhe e ka vendosur mbi tavolinë, pas së cilës…

Read More