Autor: Suad Avdiu
Kandidati i AKI-së për komunën e Tetovës ka reaguar pas numërimit të votave në këtë komunë duke thënë se përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e tija. Bajrami e uroi kunderkandidatin e tij Bilall Kasamin.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka dalë në konferencë për shtyp pas raundi të dytë të zgjedhjeve lokale. Ai tha se nuk kanë arritur të fitojnë garën për kryetarë të komunave, por shtoi se e kanë fituar shumicën e votës popullore, njofton Telegrafi Maqedoni. https://youtu.be/yoJD3laakdg?si=SHU9f-wKx0wBeyUq
Pas 16 vitesh nën drejtimin e shqiptarëve, Kërçova kthehet sërish në duart e VMRO-DPMNE-së. Kandidati i kësaj partie, Aleksandar Jovanovski, ka fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke mposhtur Fatmir Deharin, kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) dhe kryetarin aktual të komunës, shkruan gazeta KOHA. Sipas rezultateve të para jozyrtare, Jovanovski ka siguruar një epërsi prej rreth 2.000 votash, duke arritur kështu një fitore të thellë që shënon një ndryshim historik në balancat politike të kësaj komune. Në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2021, Dehari kishte mposhtur pikërisht Jovanovskin, duke e ruajtur atëherë Kërçovën në duart e…
Kandidati për Bërvenicën, Haqim Ramadani, në një postim në Facebook, ka reaguar në lidhje me rezultatet e votave atje. Sipas informatave ende jozyrtare, nw Bwrvenicw ka fituar kandidati i VMRO-sw, Jovica Ilievski, derisa Ramadani ka shkruar se në jetë mund të humbësh betejën zgjedhore, por të fitosh zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria. “Në jetë mund të humbësh betejën zgjedhore, por të fitosh zemrën e shqiptarëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria. Ju luta Zotit të më japë dashurinë e popullit – dhe Ai ma plotësoi dëshirën. Faleminderit nga zemra diasporës që më përkrahu pa kursim, që sakrifikoi kohën,…
Kandidati i Aleancës për Kombin Ilir (AKI) për komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve të para të zgjedhjeve lokale, duke pranuar se ato nuk janë në nivelin e pritjeve. Në një mesazh drejtuar qytetarëve dhe mërgatës, Dehari shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen që ka marrë ndër vite, duke theksuar nevojën për qetësi dhe mirëkuptim. “Të dashur qytetarë, shumë të respektuar mërgimtarë. Duke qenë thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj të parezervë ndër vite, ju falënderoj me përulësi dhe me zemër të hapur. Rezultatet e zgjedhjeve lokale për qytetin tonë nuk janë të kënaqshme, por ju…
Kandidati i AKI-së për komunën e Tetovës ka reaguar pas numërimit të votave në këtë komunë duke thënë se përgjegjësia për këtë rezultat është krejtësisht e tija. Bajrami e uroi kunderkandidatin e tij Bilall Kasamin. /Alsat.mk
Dy persona kanë ndërruar jetë dje në dy aksidente të ndara trafiku që kanë ndodhur në rajonin e Strumicës, njoftoi sot SPB Strumicë. Rasti i parë është raportuar në polici rreth orës 16:35, kur në rrugën magjistrale Radovish–Strumicë, në vendin e quajtur “Sloboda”, afër kryqëzimit për fshatrat Dobrasincë dhe “Nova Mallë”, një veturë “Peugeot” me targa të Strumicës, e drejtuar nga K.V. (46) nga fshati Sushevë, është përmbysur në rrugë. Nga plagët e marra, shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Në aksidentin e dytë, që ka ndodhur në rrugën…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), njofton se procesi zgjedhor në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe se jehona e votuesve deri në ora 11:00 është 10,10%. “Sipas të dhënave të deritanishme të drejtën e votës deri në ora 11 e kanë realizuar 70 424 votues, do të thotë jehona e votuesve deri në orën 11:00 është 10.10 për qind. Informatat flasin se po zhvillohet një proces zgjedhor i qetë dhe demokratikë”, thonë nga KSHZ.
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, e ka ushtruar sot të drejtën e votës në zgjedhjet e sotme, duke theksuar rëndësinë e këtij akti për paqen dhe barazinë në vend. “Sot votova me bindjen dhe përkushtimin e një njeriu që beson thellë në rrugën e paqes, barazisë dhe dinjitetit. Votova për një ditë me dinjitet, për një të ardhme ku çdo qytetar ndjehet i barabartë dhe i respektuar në vendin e vet. Vota është përgjegjësi, është besim dhe është detyrim ndaj brezave që vijnë”, deklaroi Ahmeti pas votimit. (INA)
Gjatë heshtjes parazgjedhore, nga 01.11.2025 deri në orën 07:00 të datës 02.11.2025, pra deri në hapjen e vendvotimeve, u regjistruan 10 raportime për shkelje të heshtjes zgjedhore, prej të cilave nga tre në zonën e SPB Shkup dhe SPB Ohër, dy në zonën e SPB Shtip dhe nga një në zonën e SPB Tetovë dhe SPB Manastir. Përveç kësaj, gjatë heshtjes zgjedhore u regjistruan 19 postime në rrjetet sociale, që i referoheshin një thirrjeje për të votuar për kandidatë të caktuar, si dhe videove dhe fotografive të publikuara nga aktivitetet partiake. Lidhur me votimin, më 01.11.2025, u regjistrua një ngjarje…
