Autor: Suad Avdiu

Plot 65 nga 81 vendet e kryetarëve të komunave në Maqedoninë e Veriut përfunduan në duart e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it. Këtu hyn edhe partneri i tretë qeveritar, ZNAM, që mbetet në krye të pushtetit lokal në komunën më të madhe të vendit, Kumanovë. Kjo do të thotë se partnerët qeveritarë, përveçse kanë pushtetin qendror, gjatë katër vjetëve të ardhshëm do të qeverisin edhe në nivel lokal në mbi 80% të komunave dhe qyteteve të vendit. “Këto ishin zgjedhje lokale dhe ndoshta u fokusuan te problemet lokale, por duket qartë se me këtë pushtet, gjithçka do të jetë në duart e…

Read More

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, duke e cilësuar fitoren e kandidatëve të koalicionit VLEN si një “fitore plebishitare” dhe një konfirmim të qartë të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Në një postim në Facebook, Fetai ka theksuar se qytetarët kanë ditur të dallojnë “rrenën nga e vërteta dhe propagandën nga veprat”, duke shpërblyer, siç tha ai, “punën pa zhurmë që sjell ndryshim të vërtetë”. “Kërkuan referendum, referendum morën. Urime për fitoren plebishitare të gjithë kandidatëve tanë! Shqiptarët e kurorëzuan ndryshimin që nisëm bashkë. Ata dinë saktësisht të dallojnë rrenën nga e vërteta, propagandën nga veprat, por…

Read More

Mbajtja e kongresit partiak deri më 20 dhjetor është një nga vendimet kryesore të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i cili sot mbajti seancë të Kryesisë qendrore të konvokuar nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti në selinë e partisë në Reçicë të Vogël. “Diskutuam për të gjitha zhvillimet, zhvillimet politike dhe zhvillimet e brendshme në BDI, koalicion, etj. Duke marrë parasysh se afati për kongres të partisë ka skaduar, duke u përballur me këto zhvillime politike në vend, është vendosur që të organizohet kongres i partisë deri më 20 dhjetor”, tha nënkryetari dhe zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi në deklaratë…

Read More

 Kryetari i ri i komunës së Dibrës, Fisnik Mela, i cili ishte kandidat i VLEN-it, pasdite përmes një publikimi në Fejsbuk i falënderoi banorët e kësaj komune për mbështetjen dhe fitoren në rrethin e dytë të votimeve. “Nga zemra i falënderojmë të gjithë qytetarët e Dibrës, çdo familje, të rinjtë, gratë, të moshuarit dhe para së gjithash, diasporën tonë të respektuar, e cila ka qenë forca dhe frymëzimi ynë në këtë udhëtim. Kjo fitore nuk është vetëm për Fisnik Melën, por fitore për çdo banor të Dibrës, që besoi se ndryshimi ishte i mundur, për çdo banor të Dibrës që…

Read More

Rrethi i dytë zgjedhor u mundësoi votuesve alternativa por jo të gjithë kandidatët patën kushte të barabarta gare në fushatë, vlerëson ODIHR-ja në raportin e parë, një ditë pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Vëzhguesit e huaj, këtë herë të kufizuar në numër, kanë konkluduar se joharmonizimet dhe boshllëqet e shumta ligjore janë shqetësuese sa i takon administratës zgjedhore, qasjes në media dhe sistemit për zgjidhjen e kontesteve zgjedhore. “Fushata në shumë komuna ishte konkurruese por ndarjet në baza etnike definuan disa nga garat. Përfshirja e përsëritur e zyrtarëve qeveritar në fushatë si dhe akuzat e vazhdueshme për presion…

Read More

Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi sot pas mbëedhjes së kryesisë u shpreh se me votat e VLEN-it u zgjodhën kryetarët e VMRO-së në komunat si Kërçova dhe Bërvenica. “BDI nuk mban përgjegjësi për rezultatin në Kërçovë, të gjithë e dinë se me votat e kolaicionit VLEN është zgjedhur kandidati i VMRO-së, si dhe me vota të VLEN-it është zgjedhur kandidati i VMRO-së në Bërvenicë” u shpreh Arbër Ademi.

Read More

Bërvenicë, 3 nëntor – Pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë, kandidati i koalicionit VLEN, Haqim Ramadani, ka reaguar me një status të shkurtër, por domethënës në rrjetet sociale, duke konfirmuar se është larguar nga detyra e tij si drejtor në Inspektoratin Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, shkruan gazeta KOHA. “Prej sot jam pa punë. Jam ekonomist i diplomuar. Kërkoj punë vetëm nga kompani private!”, ka shkruar Ramadani, duke lënë të kuptohet se vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur menjëherë pas rezultateve zgjedhore. Ramadani, i cili në garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës u përball…

Read More

Pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të BDI-së, nënkryetari Arbër Ademi njoftoi se BDI po hyn në zgjedhje të brendshme, që siç tha, janë tejkaluar afatet për shkak të angazhimeve me zgjedhjet lokale, shkruan TV21. Ademi bëri të ditur se deri më 23 dhjetor duhet të mbahet Kongresi i BDI-së. “BDI hyn në zgjedhje të brendshme, për arsye se edhe afatet kanë skaduar për shkak të zhvillimeve politike me të cilat është përballur vendi”, tha Arbër Ademi. Sa i përket rezultateve të zgjedhjeve, Ademi tha se BDI dhe koalicioni janë fitues, që siç shtoi, AKI e konfirmoi legjitimitetin e shqiptarëve pasi…

Read More

Një shtetas i Republikës së Kosovës, me inicialet M.V. i nacionalitet serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas komunikatës zyrtare, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 1 nëntor në një zonë të njohur si “pika zero”, në afërsi të Leposaviqit, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Policia ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informacionit, ka njoftuar dhe bashkëpunuar me KFOR-in që është përgjegjës për sigurinë në brezin kufitar. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur hetimet zyrtare, në koordinim me Prokurorinë Themelore…

Read More

Një ciklist ka humbur jetën sot në urën Goce Dellçev në Shkup, pasi është goditur nga një makinë në lëvizje. “Sot (03.11.2025) rreth orës 12:30, në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin Goce Dellçev ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë marrë pjesë një automjet ‘Passat’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga një person i gjinisë mashkullore, dhe një çiklist, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ‘Passat’ e ka lënë makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Po zhvillohet hetimi dhe po merren masa për gjetjen e shoferit”, njoftojnë nga MPB.

Read More