Autor: Suad Avdiu
Në disa rrugë që kalojnë përmes prerjeve apo pranë përroskave, mund të ketë rrëshqitje të vogla dheu, por ato pastrohen rregullisht. Nga NP “Rrugët e Maqdonisë” u bëhet thirrje të gjithë shoferëve të jenë të kujdesshëm në drejtim, të ndjekin sinjalistikën e vendosur dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet aktuale të rrugës.
Komisioni Evropian do të paraqesë sot në Parlament Raportin e Progresit për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Raporti do të prezantohet nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas. Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e reformave të parashikuara në Axhendën e Reformave, siç dëshmohet nga shpërndarja e dy transheve të fondeve në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, sipas Raportit të Progresit për rrugën evropiane të vendit, të cilin Komisioni Evropian do ta publikojë zyrtarisht sot. -Autoritetet (maqedonase) kanë vazhduar të punojnë për zbatimin e udhërrëfyesve për sundimin e ligjit, reformën e administratës publike…
Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN ka shpërndarë disa fotografi nga festa e djeshme e fitores madhështore në Tetovë, raporton Alfax.mk Ibrahimi shkruan se mbrëmë Tetova ka dëshmuar se nuk mund të shantazhohet, kërcënohet dhe zhvatet. “Tetova e dëshmoi se askush nuk mund të shantazhohet, kërcënohet dhe zhvatet, për t’iu zgjatur jeta politike askujt. Mbrëmë në festën e mikut tim Bilall Kasami, bashkë me krerët e VLEN-it! Urime Tetovë, urime tetovarë! Sot atje fillon kapitulli i dytë i Tetovës, një vazhdimësi e projekteve në të mirën e qytetarëve”, ka shkruar Ibrahimi.
Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut, posaçërisht paradite. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 6 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 11 deri në 16 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira, paradite me reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet…
Mladen Žižović, ish-trajneri i Shkupit dhe trajneri aktual i Radnički Kragujevac, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare gjatë një ndeshjeje të kampionatit të Serbisë. Žižović u ndje keq gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Mladost Lučani. Edhe pse mjekët reaguan menjëherë dhe e transportuan në spital, trajneri fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë. Ndeshja në Lučani u ndërpre menjëherë. Žižović ishte trajner nga Bosnja dhe Hercegovina. Ai e drejtoi Shkupin në sezonin 2023/24, më pas ishte në stolin e Borac Banja Luka, me të cilin arriti suksesin më të madh në historinë e klubit — kualifikimin në Ligën e Konferencës…
Në Komunën e Likovës sot është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit Komunal, në të cilën u verifikuan mandatet e këshilltarëve të sapozgjedhur. Me 12 vota për dhe 7 abstenime, këshilltarët votuan për rizgjedhjen e Dr. Zekirja Shahinit në postin e kryetarit të Këshillit të Komunës së Likovës. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Likovës, i cili përgëzoi këshilltarët për fillimin e mandatit të ri. Ai ftoi kryesuesin dhe anëtarët e Këshillit që të bashkëpunojnë përtej dallimeve partiake, me qëllim që puna e tyre të jetë në shërbim të interesit të përbashkët dhe zhvillimit të komunës. Mbledhja…
Gjatë fushatës zgjedhore në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, nuk u konstatuan shkelje të Kodit Zgjedhor nga ana e radiodifuzerët. Shkelje u konstatuan vetëm gjatë heshtjes zgjedhore nga katër radiodifuzerë. Lidhur me balancën në programet ditore informative (lajme televizive/lajme), të gjitha mediat e analizuara në përgjithësi raportuan në mënyrë neutrale për pjesëmarrësit në zgjedhje. Kjo theksohet në Raportin nga përfaqësimi mediatik i zgjedhjeve në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, për periudhën nga 29 shtatori deri më 17 tetor 2025, të publikuar nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA). Monitorimi, siç theksojnë, përfshiu 11 servise programore…
Adem Avziu Unë ju kam dhënë gjithçka… por ju më kthyet shpinën! 20 vjet ju ushqeva me ideal, me përkushtim dhe me punë. 20 vjet ju ngrita, që të kishit mundësi, dinjitet dhe zë. 20 vjet ju mbrojta nga padrejtësitë, nga goditjet, nga çdo furtunë politike. 20 vjet ju mbajta në funksione, sepse besova se bashkë mund të ndërtonim më të mirën për vendin tonë. Dhe sot, kur duhej të ishim më të bashkuar se kurrë… ju heshtët. U bëtë spektatorë nga ballkoni! P.S: Nuk ka vend për të pamoralshmit! Nuk ka vend për tradhtarët!
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt për të vijuar detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Top Channel raporton se vendimmarrja në trupën e gjyqtarëve ka qenë 5-3 në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë që shkarkonte kryebashkiakun e Tiranës, pas propozimit që i kishte bërë Këshilli Bashkiak i Tiranës. Me këtë vendim, anulohet gjithashtu edhe dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë. jykata thekson se shkarkimi i një kryetari bashkie, si organ i zgjedhur drejtpërdrejt nga qytetarët, mund të bëhet vetëm në rast të shkeljeve të rënda të Kushtetutës ose…
Simpatizantë të LSDM-së nga Kërçova, të motivuar nga takimi me ish-liderin socialdemokrat dhe ish-kryeministrin Branko Crvenkovski, kanë bërë gjithçka që në këtë qytet të fitojë kandidati maqedonas në zgjedhjet lokale – pohon Goran Karafiloski, aktivist i njohur i LSDM-së në Kërçovë, përcjell INA. Karafiloski, ish-sekretar i organizatës komunale të LSDM-së dhe drejtor i një shkolle, publikoi në Facebook një fotografi ku shihet Crvenkovski në shoqërinë e bashkëpartiakëve nga Kërçova, për të cilët ai shkruan se kanë punuar aktivisht “që të fitojë një maqedonas dhe të vihet fund pushtetit të shfrenuar të BDI-së”. Në komente të shumta, qytetarë nga Kërçova kanë…
