Autor: Suad Avdiu

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi veriun e Afganistanit, njoftojnë autoritetet lokale. Bilanci i viktimave pritet të rritet ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti me magnitudë 6.3 goditi pranë qytetit Mazar-e-Sharif, një nga qytetet më të mëdha të vendit, me rreth 500 mijë banorë. Lëkundjet ndodhën në orën 01:00 të mëngjesit me orën lokale (20:30 GMT të së dielës), në një thellësi prej 28 kilometrash, dhe u klasifikuan në nivelin “portokalli” të alarmit, që tregon për mundësi të…

Read More

Pas gati 24 vitesh dominim absolut, në bastionin e tij historik në Kërçovë, ra papritmas protagonisti kryesor i politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti. Që prej vitit 2001 ai e sundoi politikën shqiptare pothuajse pa rivalë, ndërsa në parlament, për çudi, asnjëherë nuk e hapi gojën të thotë një “mirëdita” shqip. Ishte një memec për të drejtat kombëtare e njerëzore të shqiptarëve, ndërsa Marrëveshjen e Ohrit, këtë “konventë” ndërkombëtare, e lejuan të degradohej në mënyrë të turpshme. Në anën tjetër, Ahmeti dhe rrethi i tij familjar, vëllezër, nipa, dhëndurë e akraba, u pasuruan si në përralla. Nga ngritja…

Read More

Në Kuvend janë paraqitur njoftime për ndërprerjen e mandateve të Jane Micevskit, Beti Stamenkovska Trajkovskës dhe Dejan Prodanovskit nga funksioni i deputetit. Këto njoftime vijnë pas zgjedhjes së tre deputetëve të VMRO-së si kryetarë komunash: Micevski në Komunën Sopishtë, Stamenkovska Trajkovska në Kisella Vodë dhe Prodanovski në Prilep, në kuadër të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 19 tetor dhe 2 nëntor. Në seancën e sotme të Kuvendit – të parën pas raundit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve lokale – pritet të konfirmohet ndërprerja e mandateve të tyre si deputetë. Në këtë seancë, para deputetëve pritet të flasë edhe kryetari…

Read More

Në Zgjedhjet lokale 2025, katër gra kanë arritur ta marrin besimin e qytetarëve dhe të zgjedhen kryetare në komunat e tyre – një në rrethin e parë dhe tre në rrethin e dytë. Në rrethin e parë, kryetarja e vetme e zgjedhur ishte Beti Stamenkoska Trajkovska nga VMRO-DPMNE, e cila do ta udhëheq Komunën e Kisella Vodës. Në rrethin e dytë, mandat të dytë fitoi Sonja Stamenkova në Komunën e Makedonska Kamenicës, e mbështetur nga Koalicioni “Zgjedhje lokale 2025 – LSDM”. Mandat të kryetares në rrethin e dytë fituan edhe kandidatet e Koalicionit “Maqedonia Jote” – VMRO-DPMNE”, Marija Naceva në…

Read More

Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të veprojnë mbi rastet zgjedhore, si dhe raste të tjera, dhe do të shqyrtojnë Raportin nga shqyrtimi antikorrupsion i dispozitave të Kodit Zgjedhor. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të mbajë sot seancën e 24-të. Në rendin e ditës të seancës, siç është njoftuar nga KSHPK, janë miratimi i vlerësimit të rrezikut të korrupsionit për nevojat e zhvillimit të strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2026–2030 dhe metodologjia për zhvillimin e strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2026–2030. Anëtarët e…

Read More

Shefi i shtabit zgjedhor të VLEN-it, Adnan Azizi, në një status në rrjetet sociale, ka shkruar se fitoren e zgjedhjeve lokale ia dedikon shokëve të tij të idealit që nuk jetojnë më. Azizi në statusin e tij emocional nuk përmed emrat e shokëve, por nga ajo që mund të kuptohet, ai flet për shokët e luftës çlirimtare të vitit 2001. “Të dashur miq, Rezultatet e këtyre zgjedhjeve lokale përbëjnë një fitore historike për të gjithë shqiptarët. Këtë fitore historike ia dedikoj shokëve të mi të idealit që nuk jetojnë më, atyre me të cilët, shumë vite më parë, nisëm bashkë…

Read More

Koalicioni VLEN ka dalë fitues i madh i zgjedhjeve lokale, duke siguruar fitoren në 10 komuna të vendit, ndërsa koalicioni AKI ka arritur të fitojë në 4 komuna, përcjell INA. Kërçova humbet nga shqiptarët dhe fiton VMRO-DPMNE me kandidatin Aleksandar Jovanovski. Po ashtu VMRO-DPMNE fitoi sërish edhe Bërvenicën në Pollog. Sipas rezultateve zyrtare dhe të dhënave nga terreni, VLEN ka fituar në komunat: 1.Çair 2.Tetovë 3.Strugë (me kandidatin e pavarur të mbështetur nga VLEN, Mendi Qyra) 4.Dibër 5.Saraj 6.Haraçinë 7.Tearcë 8.Zhelinë 9.Bogovinë 10.Dollnen Ndërkohë, koalicioni Aleanca për Kombin Ilir (AKI) ka fituar në komunat: 1.Likovë 2.Çashkë 3.Studeniçan 4.Pllasnicë Në Gostivar…

Read More

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, lideri Ali Ahmeti, deklaroi se AKI-ja ka fituar votën popullore dhe komunale me mbi 23.000 vota diferencë, duke e konsideruar këtë fitore një mandat moral dhe politik për të vazhduar punën më të bashkuar, më të disiplinuar dhe më të përkushtuar ndaj qytetarëve. “Fitorja në votën popullore dhe komunale, me mbi 23.000 vota diferencë, është një mandat moral dhe politik që na obligon të vazhdojmë më të bashkuar, më të disiplinuar dhe më të përkushtuar ndaj qytetarëve. Sepse, në fund të ditës, legjitimiteti i çdo vizioni politik burojnë nga besimi i qytetarëve, dhe…

Read More

Kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani ka kërkuar takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në këtë komunë. Sipas Ramadanit ka pasur parregullsi të shumta në procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës. “Thirrje për takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës Të nderuar përfaqësues të OSBE-së, ODIHR-it, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NDI-së dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që monitorojnë dhe mbështesin proceset zgjedhore, Në cilësinë time si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës, kërkoj një takim të menjëhershëm me përfaqësuesit tuaj…

Read More

Pas rezultatit në Kërçovë, Fatmir Limani tha se mbetet garanti se asnjë arritje kombëtare nuk do të cenohet, por siç tha, që nesër do të fillojnë punët për realizimin e projekteve të reja. Limani tha se, ndonëse i kishte kërkuar kundërkandidatit të tij, Fatmir Deharit që në Kërçovë të ketë vetëm një kandidat e të cilin e akuzoi për përçarje të votës shqiptare, që sipas tij, do të kishte fitore që në raundin e parë të zgjedhjeve. “Ju garantoj se asnjë prej arritjeve tona kombëtare në komunën e Kërçovës nuk do cënohet: – as gjuha, – as flamuri, – as…

Read More