Autor: Suad Avdiu
Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë kërkon paraburgim për një person, i cili dyshohet se ka kryer vrasje. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e 1 nëntorit. Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë kërkon paraburgim për një person, i cili dyshohet se ka kryer vrasje. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur paditen e 1 nëntorit. “I dyshuari, më 1 nëntor pasdite, afër një lokali në fshatin Sretenovë, Komuna e Dojranit, qëllimisht i ka marrë jetën një personi. “Viktima, Nikolla Timev, më parë ishte mik i tij, me të cilin kishin pirë së bashku ulur në shkallët e lokalit. Në…
Sekretariati për Mundësi të Barabarta i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Tetovë, ka dalë me një reagim publik pas zhvillimeve të fundit dhe publikimit të përgjimeve skandaloze që përfshijnë emrat e Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit, të cilat kanë tronditur opinionin publik. Në deklaratë thuhet se anëtaret e këtij Sekretariati ndjejnë detyrimin moral dhe politik për të shprehur qëndrimin e tyre, duke theksuar nevojën për reflektim të thellë brenda strukturave të partisë. “Ngjarjet e fundit kanë hapur debat të gjerë në shoqëri dhe kanë ngritur nevojën për reflektim të thellë brenda strukturave të partisë. BDI-ja është ndërtuar mbi vlera…
Një djalë njëzet e një vjeçar nga Kumanova humbi jetën dje pasdite pasi motoçikleta e tij doli nga rruga në fshatin Dllaboçicë. – Më 02.11.2025 në orën 17:25, në Departamentin e Punëve të Brendshme të Kumanovës është raportuar një aksident trafiku në fshatin Dllaboçicë në të cilin një motoçikletë e drejtuar nga A.D. (21) nga Kumanova doli nga rruga. A.D. vdiq në vend në aksident, njofton Departamenti i Punëve të Brendshme. Një inspektim është kryer nga një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Kumanovës.
Tre persona u lënduan, njëri prej tyre rëndë, në një përplasje midis një “Mercedes” dhe një “Citroen” në rrugën lokale midis fshatit Pçinjë dhe Kumanovës. – Më 03.11.2025 rreth orës 12:40, Departamenti i Punëve të Brendshme i Kumanovës raportoi se në rrugën lokale midis fshatit Pçinjë dhe Kumanovës ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Citroen” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.K. (23) nga fshati Pçinjë, dhe një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga O.R. (55) nga fshati Pçinjë, njofton Departamenti i Punëve të Brendshme. Në aksident, siç shton policia, të dy…
MPB Maqedoni njofton se dje (03.11.2025) në orën 21:00 në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, në hyrje të fshatit Zhelinë, rajoni i Tetovës, oficerë policie nga Stacioni i Policisë për Siguri Rrugore në Tetovë privuan nga liria B.A. (37) dhe O.J. (26), të dy nga fshati Trebosh, rajoni i Tetovës. “Gjatë kontrollit të automjetit të tyre dhe makinës së pasagjerëve “Audi” me targa të Tetovës, të drejtuar nga B.A., u gjetën dhe u sekuestruan gjashtë qese me marihuanë”. “Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot u takua me ish-kryetarët e shtëpisë ligjvënëse – Tito Petkovski, Savo Klimovski, Nikolla Popovski dhe Trajko Veljanoski. Gashi, në një postim në Fejsbuk thekson se ky ishte një takim i veçantë, i pari i këtij lloji, me karakter institucional, ku kanë ndarë përvoja dhe ide të vlefshme për të ardhmen e Kuvendit si një institucion i rëndësishëm i shtetit. Kryetari Gashi informoi se në takim u propozua të krijohet një këshill joformal ku do të shkëmbehen ide dhe përvoja pa ndikim politik. “Biseduam për reformat dhe proceset që kanë për qëllim ta bëjnë Kuvendin…
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha, ka reaguar me tone të forta pas zgjedhjeve lokale në Kërçovë, duke dënuar komentet fyese ndaj Fatmir Limanit dhe duke kujtuar kontributin e tij e të familjes së tij në kauzën kombëtare. Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Shaqiri shkruan: “Komente të shumta, banale, të kota e të tepërta. Kërçovën e humbi njera apo tjetra, akuza banale e kurrsesi naive. Në atë moment kur Fatmir Dehari me këmbëngulje insiston postin ta mbajë përgjithmonë si pronë baballëku dhe kandidati i pavarur Shkodran Alili del kundërkandidat i Deharit, po ashtu dhe…
Sukses i madh për nxënësit tanë! Brainster Next dhe NU Academy kanë organizuar një garë për idetë më të mira të biznesit, me një çmim prej 1,000,000 denarë! Nga shumë aplikime, 6 nxënës të shkollës sonë “Zef Lush Marku” janë përzgjedhur në Top 53 ide dhe aktualisht ndodhen në fazën e votimit publik, e cila zgjat deri më 16 nëntor. Mbështetja juaj me një votë mund t’i ndihmojë të kalojnë në fazën finale dhe të prezantojnë idenë e tyre para jurisë! Çdo votë ka rëndësi – përkrah të rinjtë, kreativitetin dhe inovacionin! https://milioner.mk/vote/7c2ddf01-4323-433d-ae9b-4b4d79b08734
Kryeministri Hristijan Mickoski nesër në Bruksel do të marrë pjesë në Samit për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, të organizuar nga televizioni Euronjuz, i cili është menduar si një takim ku përfaqësues të lartë të BE-së dhe vendeve kandidate do të diskutojnë për të ardhmen e integrimit evropian. Bëhet fjalë për ngjarje të parë të këtij lloji në të cilën me transmetim të drejtpërdrejtë televiziv do të transmetohen fjalimet dhe debatet e pjesëmarrësve në këto, siç thekson Euronjuz, “biseda revolucionare mbi të ardhmen e integrimit evropian”. Përveç Mickoskit, në Samit është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kryetarit të Këshillit Evropian,…
Një ndryshim i madh në tregun farmaceutik në po ndodh këto ditë në Maqedoninë e Veriut. Kompania serbe VEGA d.o.o. Valjevo muaj me parë bleu kompanine gjermane Feniks Farma DOOEL Shkup, pjesë e grupit gjerman PHOENIX, duke u bërë dominante në tregun farmaceutik, sidomos në sferën e importit, përcjell INA. Siç bëhet e ditur, VEGA bleu 100% të aksioneve të Feniks Farma DOOEL Skopje, një ndër distributorët kryesorë maqedonas të barnave, duke përfshirë edhe pajisjet mjekësore, shtesat ushqimore dhe produktet dietike. Ky blerje është miratuar nga Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës në Maqedoninë e Veriut. Me këtë lëvizje, VEGA tashmë…
