Autor: Suad Avdiu

Duke i rënë tavolinës me ton triumfues, kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi një ditë më parë fitoren në njërën nga komunat të cilën e kishte humbur 12 vjet më parë, dhe e cila në atë kohë ishte parë si fitore etnike e shumicës së shqiptarëve që jetojnë atje. Në vitin 2014, bashkimi administrativ i katër komunave rurale Zajaz, Osllomej, Vraneshticë dhe Drugovës me komunën rurale të Kërçovës, krijoi për herë të parë kushtet që komuna e cila me vite kishte qenë bastion i VMRO-DPMNE-së, të menaxhohej nga kuadër shqiptar, pasi bashkimi i pesë komunave bëri që popullsia e saj tashmë dominohej…

Read More

Tingujt e tupanëve mbushën rrugicat e fshatit, banorët nisë festën me flamuj dhe thirrje gëzimi. Ejup Abazi nga AKI shënoi fitore në komunën e Studeniçanit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Nëpërmjet një statusi në profilin e tij zyrtar në facebook Abazi falënderoi banorët. “Tani, deklaroj me solemnitet: Nga ky moment, unë nuk jam kryetar i një grupi apo i një vote. Jam KRYETAR I TË GJITHË QYTETARËVE të Studeniçanit! Zotohem para Zotit dhe para jush: do ta udhëheq Komunën me ndershmëri, pa devijuar nga shërbimi dhe pa dallime. Puna e madhe fillon tani, për të përmbushur çdo zotim”,…

Read More

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,03 % në raport me vendimin e datës 30.10.2025. Nga data 4.11.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 74,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 76,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 71,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 36,913 (denarë/kilogram) Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë…

Read More

Në Komunën e Likovës sot është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit Komunal, në të cilën u verifikuan mandatet e këshilltarëve të sapozgjedhur. Me 12 vota për dhe 7 abstenime, këshilltarët votuan për rizgjedhjen e Dr. Zekirja Shahinit në postin e kryetarit të Këshillit të Komunës së Likovës. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Likovës, i cili përgëzoi këshilltarët për fillimin e mandatit të ri. Ai ftoi kryesuesin dhe anëtarët e Këshillit që të bashkëpunojnë përtej dallimeve partiake, me qëllim që puna e tyre të jetë në shërbim të interesit të përbashkët dhe zhvillimit të komunës. Mbledhja…

Read More

Jehona në zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë këtë vit për herë të parë nuk ka arritur të tejkalojë 50 për qind, as në rrethin e parë, as në rrethin e dytë. Kjo i ka bërë këto zgjedhje të tetat lokale me pjesëmarrjen më të ulët që nga pavarësia e vendit. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në rrethin e parë për kryetar komune, jehona ishte 48,30 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar. Nga 1.832.415 votues të regjistruar, kanë votuar 885.085 qytetarë. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025, sipas të dhënave të përpunuara 98,26 për qind…

Read More

dallim minimal nga kundër-kandidati tij, Goran Stojkovski-Diro që në garë doli si i pavarur. Dallimi mes tyre rezultoi 1330 vota në favor të Dimitrievskit edhe pse në raundin e parë, Stojkovski-Diro kishte gjysmën e votave që mori në balotazh. Në deklarimin e tij të parë pas shpalljes së fitores, Dimitrievski falënderoi VMRO-DPMNE-në për mbështetjen dhe tha se kjo është një porosi nga qytetarët të cilën ai do ta zbaton. “Unë e mora porosinë nga kumanovarët. Obligim dhe prioritet i imi mbetet që të vazhdoj të punoj për Kumanovën dhe në mënyrë plotësuese ZNAM të pozicionohet në skenën politike. Dua t’i…

Read More

Kryetari i koalicionit Aleanca për Komb dhe Integrim (AKI), Arben Taravari, ka reaguar pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke falënderuar qytetarët dhe votuesit e koalicionit për mbështetjen. Në një reagim publik, Taravari tha se rezultatet janë të qarta dhe se AKI ka marrë “më shumë vota popullore, por nuk ka fituar kryetarë komunash”. “Të dashur qytetarë, të dashur votues të koalicionit AKI, dje në raundin e dytë të votimeve morëm një përgjigje të qartë nga rezultatet. Faleminderit të gjithëve! Dua të përgëzoj të gjithë kandidatët tanë të AKI-t për garën e ndershme dhe dinjitoze që patën,”…

Read More

Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht, sot pasdite, gjatë natës dhe nesër priten reshje të përkohshme lokale shiu, të cilat në disa vende mund të jenë më intensive, mbi 15 litra për metër katror, me mundësi për bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë veriore, me shpejtësi mbi 60 km/orë, ndërsa temperatura ditore nesër do të bjerë disa gradë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Në Shkup, kah fundi i ditës dhe veçanërisht gjatë natës, priten reshje shiu, herë pas here intensive. Gjatë natës dhe nesër do të fryjë erë e përforcuar…

Read More

Kostadin Acevski, kryetar i organizatës komunale të Gjorce Petrov dhe kandidat për kryetar të komunës, ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i tij për shkak të, siç thotë ai, rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale. Ai beson se është e drejtë që edhe kryetari Venko Filipçe dhe e gjithë udhëheqja e LSDM-së të japin dorëheqjen. Jo vetëm për shkak të rezultateve të dobëta, por edhe për shkak të mënyrës se si LSDM ka vepruar në periudhën e kaluar. Ai shton se LSDM është një ide shumë e madhe për të mbetur e panjohur.

Read More

SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në rrugën “Bllagoja Toska”, ku një automjet ka goditur një fëmijë dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes. “Më datë 02.11.2025 në orën 16:00 në SPB Tetovë është denoncuar se në bulevardin „Bllagoja Toska“ në Tetovë, një automjet i pasagjerëve ka goditur një fëmijë shtatëvjeçar-këmbësor nga Tetova, pas çka shoferi me automjet është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë. Është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit…

Read More