Autor: Suad Avdiu

SHBA sanksionon familjen shqiptare, akuza për pastrim parash në llogari të kartelit meksikan përmes ‘perandorisë’ së kazinove Thesari i Shteteve të Bashkuara të enjten vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes shqiptare Hysa në Meksikë, duke e akuzuar atë se e ka përdorur perandorinë e kazinove dhe restoranteve si mbulesë për pastrimin e parave të kartelit meksikan, Sinaloa. Thesari amerikan tha se “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa (HOCG) u godit sot pas një pune të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Meksikës”. “Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar pastrimin e parave në…

Read More

Sonte në Gostivar dhe Vrapçisht u takuam me strukturat e Aleancës për Shqiptarët, për të faleminderuar njerëzit që mbajnë gjallë frymën e ndryshimit. Pas fitores së VLEN në shumicën e komunave, beteja jonë vazhdon në Gostivar dhe Vrapçisht. Mosarritja e censusit dha një mesazh të qartë në këto komuna se qytetarët janë lodhur nga akrobacionet dhe lëvizjet e pafundme të Taravarit. Ne synojmë t’i japim të dy komunave drejtimin që u është mohuar, me transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi. Gostivari dhe Vrapçishti meritojnë më shumë. Dhe këtë herë, nuk do të presin. Faleminderit të gjithëve për energjinë që sollët sonte. Vazhdojmë…

Read More

Në fshatin Gjonaj të Hasit, të enjten u organizua për herë të tretë manifestimi tradicional “Darka e Lamës”. Të pranishëm në këtë ngjarje, përveç banorëve të rajonit të Hasit, ishin edhe përfaqësues të Komunës së Prizrenit, mysafirë të shumtë dhe të tjerë. Ramadan Totaj, që nga mëngjesi i sotëm, nuk e pati të vështirë të përgatisë flinë gjigante, që është veçori e aktivitetit “Darka e Bereqetit Hasjan”, i cili për të tretën herë me radhë po mbahet në Gjonaj, në organizim të SHKA “Malësori”, pjesë e së cilës për shumë dekada është edhe ai. “Kuzhinieri” Totaj tregoi se si është…

Read More

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani në intervistën në Alsat-M ka dhënë detaje për takimin e fundit të liderëve të koalicionit VLEN dhe kryeministrit Hristijan Mickoski. Ai ka thënë se ky është takimi i parë pas zgjedhjeve lokale, ndërsa është biseduar për bashkëpunimin në nivel lokal që si koalicion VLEN dhe VMRO-DPMNE drejtojnë komunat, cilat do të ishin format si dhe për rikonstruimin e mundshëm të qeverisë. Bekim Sali do të jetë zv/kryeministër i parë “Ajo që dihet sigurt është se Bekim Sali do të jetë zv/kryeministër i parë dhe se a do ketë ndryshime të resorëve brenda VLEN dhe…

Read More

Rreth 40.000 punëtorë aktualisht i mungojnë biznesit që është në krizë për shkak të varësisë nga ekonomia gjermane, por edhe për shkak të krizës në Evropë. Këtë në emisionin Biznis 21 e theksuan Darko Velkov nga Vrabotuvanje.com dhe Darko Petrovski, kryetar i Shoqatës Maqedonase për Burime Njerëzore, duke komentuar gjendjen e tregut të punës në vend. “Unë mendoj se mungojnë 40.000 njerëz për momentin. 40.000 njerëz me kompetenca konkrete për proceset që i bëjnë firmat dhe fabrikat”, tha Darko Velkov. “Punëdhënësit ishin në një gjendje shumë të favorshme dhe shumë komode. Do të thotë, sa herë që kishin nevojë për…

Read More

FJALA PËRSHËNDETËSE E PROF. DR. ILIR HASANI – NËNKRYETAR I KONGRESIT TË PARË KLINIK TË KIRURGËVE SHQIPTARË “Ky nuk është vetëm një Kongres i Kosovës, është një pikëtakim gjithëkombëtar, që bashkon kirurgët shqiptarë nga Shkupi në Tiranë, nga Presheva në Ulqin e në Ҫamëri, si dhe komplet diasporën tonë në Evropë, SHBA, dhe gjithandej ku janë shqiptarët. Ky forum është dëshmi e fuqisë tonë se kur punojmë së bashku për dije, për shkencë, për shërbim ndaj pacientit, duke i nderuar paraardhësit tanë, mësuesit tanë, ne e nderojmë edhe veten, dhe jemi gjithmonë më të fortë.” Me kënaqësi po e ndajmë…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjeve gazetarëve në lidhje me hapat konkretë për zgjidhjen e problemit me Bullgarinë, tha se është i gatshëm të ulet për të biseduar, por qëndrimi i Qeverisë për këtë çështje është i njohur, si dhe vijat e kuqe. “Qëndrimi ynë është shumë i qartë, të gjithë i dinë cilat janë vijat e kuqe, ne i kemi përshkruar ato vija të kuqe shumë herë më parë. Jemi gati të ulemi dhe të flasim, por nuk do të ishte korrekte që askush të presë që kjo Qeveri, ndërsa unë jam Kryeministër, papritmas do të thotë…

Read More

Burime nga BDI: Koalicioni opozitar në prag të kolapsit politik Nga burime të besueshme brenda BDI-së mësohet se Koalicioni AKI tashmë është pothuajse i shpërbërë. Të njëjtat burime pohojnë se Ziadin Sela përfundimisht ka braktisur koalicionin, duke iu referuar një takimi që ai ka zhvilluar së fundmi me Ali Ahmetin. Një tjetër sinjal që e vërteton këtë prishje është edhe konferenca e sotme e deputetëve të ASH-së –Halil Snopçe dhe Rijad Shaqiri ,e mbajtur pa praninë e deputetëve të AKI-së. Tema e konferencës kishte të bënte me përfundimin zyrtar të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre në komunat ku procesi dështoi…

Read More

Pas publikimeve të shumta në disa portale dhe media që lidhën në mënyrë të pabazë emrin e familjes Sejdiu me rastin tragjik të vetëvrasjes së një studenteje në Tetovë, familja Sejdiu ka dalë me një reagim publik ekskluzivisht për Zhurnal, duke demantuar kategorikisht çdo pretendim të tillë dhe duke paralajmëruar padi ndaj mediave që kanë keqpërdorur emrin e tyre. Duke filluar nga mediat në Kosovë, pastaj media lokale në Tetovë, dhe gazetarët e përveçëm që kanë lakuar emrin e kësaj familjeje pa kontaktuar qoftë edhe njëherë familjen në fjalë. Në reagimin e bërë ekskluzivisht për Zhurnal, familja Sejdiu thekson se…

Read More

Ish-kandidati për kryetar të komunë së Bërvenicës, Haqim Ramadani njofton se ai sot ka marrë një letër shkarkimi, por në fakt, ai këtë e cilëson si “kërcënim”. “Sot, më paskan dërguar një letër përkëdhelëse, por në thelb kërcënuese. E nderuar sekretare shtetërore Juliana, e kuptoj shqetësimin dhe presionin që po tentoni të ushtroni përmes telefonit. Ligjërisht nuk kishit asnjë të drejtë. Nga dita kur shpallen zgjedhjet, kryeministri nuk mund as të emërojë, as të shkarkojë. E megjithatë, më shkarkuat moralisht nga institucioni. Tani, ndoshta prisni vetëm momentin të më “shkarkoni” edhe juridikisht. Por nuk më dhemb pse ujku më hëngri…

Read More