Autor: Suad Avdiu

Ne këshilltarët e koalicionit AKI në Kumanovë e lëshuam seancën konstitutive në momentin e zgjedhjes së kryetares së Këshillit Komunal. Ky veprim nuk është bojkot, por qëndrim politik. Qëndrim ndaj një procesi që po zhvillohet duke shkelur vullnetin dhe legjitimitetin politik të shqiptarëve në Kumanovë. Ne nuk jemi dekor dhe as numra në skenarë të parapërgatitur. Ne nuk do të jemi pjesë e vendimeve që marrin formë pa respektuar barazinë, përfaqësimin dhe realitetin multietnik të qytetit tonë. Kumanova meriton institucione që reflektojnë drejtësinë dhe vullnetin e qytetarëve e jo marrëveshje të mbyllura, jo imponim dhe jo nënvlerësim të faktorëve politikë…

Read More

Një nga kombinimet është që Bekim Sali, i cili është nga Alternativa, të jetë zëvendëskryeministër i parë i ngarkuar për qeverisje të mirë, pra të vijë në vend të zëvendëskryeministrit aktual për qeverisje të mirë, Arben Fetai. Fetai (ASH) do të ishte ministër për çështje evropiane në vend të Orhan Murtezanit nga Alternativa, i cili, nga ana tjetër, do ta plotësonte vendin e zbrazët të zëvendësministrit të mbrojtjes. Kombinimet e propozuara për resorët dhe zgjidhjet kadrovike VLEN duhet t’ia dorëzojë kryeministrit Hristijan Mickoski deri të martën, pasi pas zgjedhjeve lokale në Qeveri u liruan postet e zëvendëskryeministrit të parë dhe…

Read More

Në Komunën e Sarajit u mbajt mbledhja e parë konstituive e përbërjes së re të Këshillit Komunal. Mbledhje zhvillua në prani të kryetarit të Komunës, Muhamet Elmazi, si dhe këshilltarëve të sapozgjedhur komunal. Gjatë seancës u zgjodh edhe kryetari i ri i Këshillit Komunal, Iljas Veseli, i cili mori mbështetjen e shumicës së këshilltarëve. Iljas Veseli deri pak ditësh ka qenë ushtryes detyre kryetar i Komunës së Sarajit. Me zgjedhjen e kryetarit të këshillit, institucioni komunal zyrtarisht e ka nisur mandatin e ri, duke hapur rrugën për punën dhe vendimmarrjet e ardhshme në interes të qytetarëve të Sarajit. Ndryshe, AKI…

Read More

Blerim Bexheti deklaron se kallëzimi penal ndaj tij nga Policia Financiare është politikisht i motivuar dhe pjesë e një persekutimi të organizuar të dirigjuar, sipas tij, nga Kryeministri Mickoski për të ushtruar presion ndaj deputetëve të BDI-së. Ai thekson se të gjitha procedurat në komunë janë kryer në përputhje me ligjin dhe se pretendimet për dëm financiar janë të sajuara. Bexheti paralajmëron padi kundër drejtuesve të Policisë Financiare, ndërsa thekson se deputetët e BDI-së nuk do t’i nënshtrohen presionit politik dhe se do të vazhdojnë betejën për të drejtat e shqiptarëve. Ai e quan këtë rast një sulm ndaj dinjitetit…

Read More

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se qeveria është stabile dhe se ka mbështetje të konsiderueshme. “Qeveria është e qëndrueshme. Fitorja bindëse në zgjedhjet lokale tregoi se kjo qeveri ka mbështetje të qartë dhe të padiskutueshme dhe se shtylla kryesore e asaj qeverie është OBRM-PDUKM dhe koalicioni që ajo udhëheq. Koha për politikë dhe bërje politikash ka mbaruar. Le të përveshim mëngët dhe të fillojmë punën, kemi shumë punë përpara”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Ai konfirmoi se ka bisedime për plotësimin e vendeve të lira në Qeveri pas zgjedhjeve lokale dhe për ristrukturimin e paralajmëruar, duke treguar se…

Read More

Prokuroria ende nuk jep asnjë detaj lidhur me vdekjen e 25 vjeçares Daorsa Spahiu nga Gjakova, në Tetovë javë më parë. Në pyetjet drejtuar prokurorisë vazhdimisht thuhet se, vdekja e Daorsa Spahiut nuk ka elemente që tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e ndonjë vepre penale. Prokuroria thotë se rasti po hetohet dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e tij. Raport nuk ka ende as nga obduksioni i trupit të 25 vjeçares, nga ana e mjekësisë ligjore. Por, sipas të dhënave të televizionit Alsat, për rastin e Daorsës, janë marrë në pyetje disa perona. /Alsat.mk

Read More

Drejtori i Drejtorisë së Doganave Boban Nikollovski, ka njoftuar se janë sekuestuar 2,500 sete mjekësore për infuzion – gjilpëra, shiringa, kanula dhe sisteme infuzioni, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve. Ai theksoi se këtë vit janë sekuestruar mbi 10 mijë copë ilaçe. “Rasti i fundit ku përkushtimi ynë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve është qartë i dukshëm është sekuestrimi i 2,500 seteve të infuzionit në zyrën doganore Shkupi 3. Rasti u zbulua gjatë një kontrolli të detajuar të materialit mjekësor për infuzion – gjilpërave, kanulave dhe sistemeve të infuzionit, gjatë të cilit u përcaktua se ato ishin…

Read More

Në seancën konstituive të Këshillit Komunal të Gostivarit, Valtet Xhaferi u zgjodh kryetar. Me 13 vota nga 23 sa janë gjithsej, të cilat 12 ishin nga AKI dhe 1 nga LSDM, Xhaferi u emërua në krye të këshillit AKI falënderoi qytetarët dhe siç tha, zgjedhja e Valdet Xhaferit shënon fillimin e një kapitulli të ri për Gostivarin. Ndonëse në zgjedhjet e 19 tetorit nuk u arrit census për komunën e Gostivarit, kjo rregull vlen vetëm për kryetarin, jo edhe për këshillin.

Read More

Diabeti mbetet një nga sëmundjet kronike me rritjen më të shpejtë të shekullit të 21-të, sipas Botimit të Njëmbëdhjetë të IDF Diabetes Atlas (2025). Sipas të dhënave, në vitin 2024, rreth 589 milionë të rritur jetonin me diabet në nivel global, që përfaqëson 11.1 për qind të popullsisë botërore të moshës 20 deri në 79 vjeç. Në Maqedoni, rreth 141 mijë njerëz jetojnë me diabet, që është 8.9 për qind e të rriturve, ose afërsisht çdo i njëmbëdhjeti qytetar i asaj moshe. Atlasi tregon se rreth 43% e të rriturve me diabet në botë nuk janë të diagnostikuar. Kjo nënkupton…

Read More