Autor: Suad Avdiu

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar Valbon Limani do të jetë sërish kandidat për kryetar komune pasi ka fituar bindshëm në zgjedhje, duke siguruar mbi 17 mijë vota, përkundër koalicionit VLEN që ka marrë rreth 4 mijë vota. “Valboni ka fituar 17.000 vota përkundër VLEN-it me 4.000 vota. Qytetarët Valbonin veç më e kanë përzgjedhur me 62% përkrahje. Ai duhet tash të konfirmohet edhe një herë!”, tha Taravari në një prononcim për TV21. Taravari shtoi se ky rezultat tregon qartë vullnetin e qytetarëve, duke theksuar se procesi i konfirmimit të mandatit duhet të jetë vetëm një formalitet.

Read More

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se vendet evropiane po përgatiten për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë. “Ndërsa analizoj faktet, arrij në përfundimin se një luftë midis Evropës dhe Rusisë po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Këto nuk janë fjalë boshe – të gjithë po përgatiten për të”, tha Vuçiq, duke komentuar deklaratën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Franceze, Fabien Mandon, se ushtria franceze duhet të jetë gati për një përballje me Rusinë brenda tre deri në katër vjetësh. Vuçiq deklaroi gjithashtu se Serbia është gjendur “midis një vendi të vështirë” mes…

Read More

Gimbo, i njohur gjerësisht si DJ dhe miku i ngushtë i Gjestit, ka dhënë një intervistë të sinqertë për Shpend Lipën, ku ka folur për rrugëtimin e tij, marrëdhënien me Gjestin dhe momentet e vështira që kanë kaluar së fundmi. Duke folur për karrierën e tij, Gimbo theksoi se Gjesti ka qenë shtysa e tij kryesore dhe motivimi më i madh për të punuar. Ai tregoi se ka pasur gjithmonë besim të plotë se ata të dy bashkë do të arrinin “të kapnin majat”. I pyetur nëse do ta shihnim atë vetë si konkurrent në Big Brother, DJ me humor…

Read More

Një film ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur të Hollywood-it, përfshirë edhe legjendën e kinemasë Robert De Niro. Lajmin e ka bërë të ditur producenti nga Kosova, Fitim Krasniqi, i cili prej vitesh realizon filma për tregun ndërkombëtar. Projekti i ri, sipas tij, do të bazohet në një histori tejet personale — historinë e trishtë të babait të tij, të ndërlidhur me një nga ngjarjet më të dhimbshme të luftës në Kosovë. Në një intervistë me Blendi Fevziun, Krasniqi konfirmoi se Robert De Niro do të luajë rolin e babait të…

Read More

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, komentoi raportin e fundit të Komisionit Evropian, duke shprehur shqetësim për situatën e gjatë “status quo” në sistemin juridik. Ai kritikoi Parlamentin për shpërfilljen e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmëroi se nëse nuk bëhen ndryshimet e nevojshme, gjykata do të marrë vendime përfundimtare. Kostadinovski iu referua ligjeve kontroverse për balancuesin, ndryshimeve në Kodin Penal dhe Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke njoftuar afate dhe hapa të mundshëm për zgjidhjen e tyre. “Raporti i fundit nuk përcakton përparim në fusha të caktuara, veçanërisht në gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, krimit. Megjithatë, as nuk përcakton regres.…

Read More

Sot pritet të zhvillohet takimi vendimtar mes koalicionit shqiptar VLEN dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, ku do të diskutohen ndarja e resorëve dhe struktura e ardhshme qeveritare pas zgjedhjeve lokale ku disa vende ministrash janë vakante, përcjell INA. Burime nga brenda koalicionit bëjnë të ditur për INA se VLEN synon të forcojë pozicionin e vet në raport me marrëveshjet fillestare, duke argumentuar se rezultati zgjedhor i jep legjitimitet për një pjesëmarrje më të gjerë dhe më të peshës në qeveri. Në këtë takim pritet të kërkohen më shumë poste ministrore dhe kontroll mbi sektorë strategjikë, përmes të cilëve koalicioni do të…

Read More

Sot paradite në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 13 deri në 19 gradë, shkruan Alsat.Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë e…

Read More

Në kuadër të zbatimit të konkluzave të Kuvendit Qendror, sot u konstitua Këshilli Koordinativ i PDSH-së, organ që do të ketë rol udhëheqës në koordinimin e aktiviteteve lidhur me riorganizimin e strukturave partiake. Në mbledhjen konstituive, me përbërje të plotë, kryesues i Këshillit Koordinativ u zgjodh z. Imer Aliu. Ky proces do të synojë fillimin e një faze të re të konsolidimit të partisë, forcimin e strukturës organizative dhe disiplinës partiake; përfshirjen e kuadrove të reja dhe të rinjve me integritet e përgatitje profesionale; rritjen e transparencës si dhe komunikimit të brendshëm.

Read More

Një ngjarje tronditëse ka tronditur Austrinë, pasi Prokuroria e Innsbruck-ut ka ngritur akuza të renda ndaj një çifti 27-vjeçar për vrasje, torturë dhe rrëmbim, lidhur me vdekjen e djalit të tyre trevjeçar në maj të vitit 2024. Sipas rindërtimit të gjyqësorit austriak, fëmija ka kaluar muaj të tërë nën dhunë sistematike dhe privim ekstrem ushqimi e uji në banesën familjare në Kufstein, pranë kufirit me Bavarinë. Hetimet zbuluan prova të shumta — mesazhe, foto dhe video — që dokumentonin abuzimin e rëndë ndaj të miturit. Rasti, i raportuar fillimisht nga Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka shkaktuar reagime të forta dhe indinjatë…

Read More

Vala e re e sanksioneve ndaj dy gjigantëve të industrisë ruse të naftës – “Lukoil” dhe “Rosneft” – reflektohet edhe në rrjetin e pikave të karburantit “Lukoil” në vend. Pagesat me kartat Visa janë të ndaluara, dhe është e mundur që e njëjta gjë të ndodhë edhe me MasterCard, transmeton Vërtetmatësi. Prej disa ditësh, pagesat me kartat e pagesës Visa janë ndaluar në rrjetin e stacioneve të benzinës “Lukoil” në Maqedoninë e Veriut. Pas situatës në Serbinë fqinje, këto kufizime për pagesat me karta pagese ka shumë të ngjarë të shtrihen edhe në kartat MasterCard. Megjithatë, pagesat do të jenë ende të…

Read More