Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve, pjesë e domosdoshme e procesit

12 Gusht, 2026

Trump sulmon institutin e financuar nga Sorosi: Mashtruan hapur, do ngre padi edhe ndaj kontribuuesve

12 Gusht, 2026

Rama pret Alex Sorosin në vilat qeveritare në jug

12 Gusht, 2026

E sulmoi nënën 72 vjeçe, e arreston policia

12 Gusht, 2026

E pazakontë: Nusja shkon në dasmë hipur mbi lopën e saj të preferuar

11 Gusht, 2026

Cilët të burgosur u falën nga presidentja për „Ilinden“?

11 Gusht, 2026

Rama darkon me Alex Soros gjatë pushimeve në Dhërmi

11 Gusht, 2026

Rebecca duket elegante në të bardha, por një detaj i veshjes surprizon

11 Gusht, 2026

Pse shqiptarët shkëlqejnë si individë, por rrallë si grup?

11 Gusht, 2026

Dr. Sc. Imrane Morina: MARRËVESHJA E OHRIT DHE SHQIPTARËT!

11 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 12 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Familja Sejdiu nga Kumanova reagon ndaj lajmeve të pavërteta dhe paralajmëron padi për mediat që kanë keqpërdorur emrin e tyre!

Suad AvdiuBy Suad Avdiu13 Nëntor, 2025 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas publikimeve të shumta në disa portale dhe media që lidhën në mënyrë të pabazë emrin e familjes Sejdiu me rastin tragjik të vetëvrasjes së një studenteje në Tetovë, familja Sejdiu ka dalë me një reagim publik ekskluzivisht për Zhurnal, duke demantuar kategorikisht çdo pretendim të tillë dhe duke paralajmëruar padi ndaj mediave që kanë keqpërdorur emrin e tyre. Duke filluar nga mediat në Kosovë, pastaj media lokale në Tetovë, dhe gazetarët e përveçëm që kanë lakuar emrin e kësaj familjeje pa kontaktuar qoftë edhe njëherë familjen në fjalë.

Në reagimin e bërë ekskluzivisht për Zhurnal, familja Sejdiu thekson se lajmet e publikuara kanë qenë të paverifikuara, të pavërteta dhe me karakter tendencioz, duke cënuar rëndë dinjitetin dhe reputacionin e tyre.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës. Ne jemi thellësisht të shqetësuar që pa asnjë fakt apo bazë ligjore, emri i familjes sonë është përmendur në mënyrë të papërgjegjshme. Sulmi mediatik që u bë ndaj nesh, akoma pa u zbardhur rasti, është një tentativë për të njëllosur familjen tonë dhe për të deformuar perceptimin publik,” deklaron një anëtar i familjes Sejdiu për Zhurnal.

Familja bën të ditur se deri më tani ka qëndruar e heshtur për të mos ndikuar në procesin hetimor, mirëpo pas valës së publikimeve të pavërteta, konsideron se është kaluar çdo kufi i raportimit etik.

“Ne kemi heshtur për të respektuar hetimet, por nuk mund të qëndrojmë më indiferentë ndaj shpifjeve dhe etiketimeve të padrejta. Disa media kanë lejuar qarkullimin e lajmeve të pa verifikuara, kanë përmendur mbiemrin e plotë të familjes sonë, madje edhe emra individualë pa asnjë arsye apo fakt. Kjo është e papranueshme dhe e dënueshme. Ndaj kësaj nuk do të qëndrojmë duarkryq do të inicojmë padi për mediat në Kosovë dhe në vendin tonë, me theks të veçantë edhe për gazetarë lokal në Tetovë që kanë raportuar në formë të papërgjegjshme,” thuhet më tej në reagim.

Familja Sejdiu paralajmëron se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj të gjitha mediave dhe gazetarëve që kanë shpërndarë informacione të pavërteta apo kanë cenuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre. Në fund, ata u bëjnë thirrje mediave që të respektojnë etikën profesionale dhe përgjegjësinë gazetareske, duke verifikuar informacionet para publikimit dhe duke shmangur çdo formë të gjykimit publik pa prova.

Kujtojmë që, në Tetovë, një studente e re nga Kosova humbi jetën tragjikisht pas një rënieje nga ndërtesa, rast për të cilin hetimet janë ende në zhvillim. Organet kompetente nuk kanë publikuar ende detaje përfundimtare lidhur me shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. /Zhurnal.mk

Lexuar: 13

Lajme te ngjashme

E sulmoi nënën 72 vjeçe, e arreston policia

Cilët të burgosur u falën nga presidentja për „Ilinden“?

Dr. Sc. Imrane Morina: MARRËVESHJA E OHRIT DHE SHQIPTARËT!

Zëdhënësja e Qeverisë zbulon agjendën për 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: “25 vjet dhe përtej”

Eklipsi pjesor i Diellit nesër mbi Maqedoni: Ja orari i saktë për Shkupin, Kumanovën, Tetovën dhe Strugën

Përtej Ohrit: 25 vjet nuk mund të jetojmë brenda një kompromisi

Lajmet e fundit

Deklarata e Vuçiqit për Ibrin, SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve, pjesë e domosdoshme e procesit

12 Gusht, 2026

Trump sulmon institutin e financuar nga Sorosi: Mashtruan hapur, do ngre padi edhe ndaj kontribuuesve

12 Gusht, 2026

Rama pret Alex Sorosin në vilat qeveritare në jug

12 Gusht, 2026

E sulmoi nënën 72 vjeçe, e arreston policia

12 Gusht, 2026

E pazakontë: Nusja shkon në dasmë hipur mbi lopën e saj të preferuar

11 Gusht, 2026

Cilët të burgosur u falën nga presidentja për „Ilinden“?

11 Gusht, 2026

Rama darkon me Alex Soros gjatë pushimeve në Dhërmi

11 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.