Autor: Suad Avdiu
Mishe, pronari i rrjetit të njohur të fast food-it Baking Bread nga Shkupi, ka bërë një gjest të rrallë për vendin tonë — i ka dhuruar një makinë punonjësit të tij, Antonit, i cili ka qenë pjesë e sanduiçerisë që nga fillimi, kur ai nuk kishte asgjë, deri sot, kur qëndron pas diçkaje të madhe. Eti Promo 2025 “Ai rrezikonte bashkë me mua kur ishte më e vështira. Kurrë nuk më ka thënë ‘jo’, as nuk më ka refuzuar për asgjë. Kurrë nuk kërkoi asgjë, por dha gjithçka për kompaninë. Kjo nuk është dhuratë, kjo është merita jote…
Ish-kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka reaguar pasi sot Policia Financiare njoftoi se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj tij dhe disa personave tjerë ish-zyrtarë në Komunën e Sarajit. Bexheti thotë se “nuk frikësohet” dhe kallëzimin penal e quan konstruksion politik, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Mos mendoni se me këto “operacione”, konstrukcione politike, kallëzime të fabrikuara apo tentativa për shantazh mund të më ktheni pas, të më trembni apo të më detyroni të devijoj nga qëndrimet e mia politike. Kjo qeveri, e udhëhequr nga struktura antishqiptare dhe vazale, gabon rëndë nëse mendon se mund të heshtë zërin tim dhe të…
Shqiptarët në këshillin komunal të Ohrit do të jenë të përfaqësuar vetëm me një këshilltar të vetëm. Ai është Rushan Hoda, i cili u zgjodh si kandidat i vetëm në listën që garoi si qytetare pas një koalicionimi midis AKI-së dhe VLEN-it. Hoda ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj qytetarëve për mbështetjen dhe rezultatin e arritur, përcjell INA. “Të nderuar qytetarë të Ohrit, nga thellësia e zemrës dua t’ju falënderoj për rezultatin që e arritëm bashkërisht ditën e djeshme. Me këtë rezultat ne treguam se mekanizma të ndryshëm mund të na dobësojnë, por nuk mund ta shuajnë zërin…
Nuk ka pozitë shtesë për Alternativën. Nga takimi i mbrëmshëm në Qeveri, pavarësisht kortezisë së fitores paszgjedhore mes partnerëve të koalicionit, mësohet se për rehabilitimin e zv/kryeministrit Bekim Sali, partnerët duhet të bëjnë kombinime mes tyre, dhe pozita të reja nuk ka. Nuk jepen zyrtarisht detaje nga takimi i mbrëmshëm, por ai ishte i pari kokë më kokë që nga koha e fushatës. I pyetur nga mediat, kryeministri nuk deshi të zbardhte informacione rreth takimit i cili tha se takimi ishte në vazhdën e takimeve të rregullta mes partnerëve. “Të jemi të durueshëm, shumë shpejt do të dihen. Mirë, po…
Gazetari, Berat Buzhala ka deklaruar se kreu i Nismës, Fatmir Limaj, mund t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.Buzhala theksoi se Limaj nuk ka asnjë arsye të mos i bashkohet PDK-së, në qoftë se Bedri Hamza zgjidhet kryetar i kësaj partie. “[PDK-së] i duhet një marrëveshje me Fatmir Limajn, i cili në çdo moment të ditës i ka 25 mijë vota. Unë mendoj se asnjë arsye Limaj nuk e ka [të mos bashkohet me PDK-në], mendoj që i ka kërkesat e veta. Votuesi i Fatmirit, me kurrkënd nuk është më i afërt se me votuesit e PDK-së”, u shpreh Buzhala.
Me prejardhje nga Lugina e Preshevës, Lirije Arifi po shënon suksese të jashtëzakonshme në arsimin dhe udhëheqjen akademike në Gjermani. E rritur me vlera të forta familjare dhe me një përkushtim të palëkundur ndaj dijes, ajo ka ndërtuar një rrugëtim frymëzues që e bën krenar çdo shqiptar. Nga një studente plot ëndrra e pasion për të mësuar, Lirije ka ecur hap pas hapi drejt majave të suksesit. Ajo ka mbajtur disa role të rëndësishme, këshilltare për studentë, anëtare bordi në Klubin e Financave, oficere vizash për studentë, ndërsa sot është një nga figurat përfaqësuese të institucionit ku punon, madje imazhi…
“Marr rrogë 24.000 denarë, por fatura për këtë muaj ka shkuar mbi 6.000 denarë. Përdorim ngrohjen vetëm në orët më të ftohta dhe përpiqemi të kursejmë energji në maksimum, por shuma është e papërballueshme.” Kështu shkruan tek INA një qytetar nga Shkupi, i cili si shumë të tjerë, po përballet me faturat e larta të energjisë elektrike dhe frikën se dimri që po afron do të jetë edhe më i shtrenjtë. Ankesat dhe letrat shqetësuese vijnë nga banorë edhe nga vendbanime tjera. “Vazhdimisht kursejmë, por prap fatura të larta duke marrë parasysh standartin tonë. Kemi fëmijë të vegjël dhe të…
Moti sot në mëngjes i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 20 gradë, shkruan Alsat.Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsiusë. /Alsat.mk
Më 11 Janar 2026, banorët e katër komunave që nuk e kaluan pragun e daljes në zgjedhjet lokale do të votojnë sërish për kryetar komune, ka konfirmuar për TV 24 një funksionar i lartë qeveritar. Zgjedhjet do të zhvillohen në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë. Sipas informacioneve të TV 24, pritet që kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, t’i shpallë ato më së voni deri të hënën. Koalicioni AKI do të garojë me të njëjtët kandidatë, ndërsa nga koalicioni VLEN nuk përjashtohet mundësia që të garojnë me emra të rinj.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi sot një takim pune me përfaqësuesit e Unionit të Sindikatave në Arsimin e Lartë, ku u diskutua përparimi i procesit të nënshkrimit të Marrëveshjeve Kolektive me universitetet shtetërore. Gashi riafirmoi angazhimin e Kuvendit që ky proces të përfundojë me sukses dhe brenda afateve të parapara, duke theksuar se bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm drejt forcimit të cilësisë në arsimin e lartë dhe vlerësimit të drejtë të punës së stafit akademik. “Kuvendi do të mbështesë çdo nismë që kontribuon në përmirësimin e standardeve akademike dhe në krijimin e një sistemi universitar më konkurrues,”…
