Autor: Suad Avdiu
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se rryma për amvisëritë do të mbetet e subvencionuar edhe në vitin 2026, por njëkohësisht hap mundësinë për një rritje të vogël të çmimit nga janari, pas tenderit të ri për furnizim me energji elektrike për tregun e rregulluar. Kjo e rikthen frikën te qytetarët sa do të mund t’i përballojnë buxhetet familjare nëse çmimi i rrymës i afrohet atij të tregut, transmeton Racin. Çfarë çmimi ka kërkuar prodhuesi shtetëror EMV në tenderin vjetor do të dihet vetëm pas përfundimit të gjithë procedurës. Kështu ka vendosur Qeveria në një seancë të mbyllur, pa…
Një 24-vjeçare nga Likova ka raportuar në polici se është mashtruar për 165.000 denarë nga një person nga e njëjta komunë. Ajo ia kishte dorëzuar paratë me shpresë se do të sigurohej një vend pune në Zvicër, por pasi kreu pagesën, nuk ka mundur më të kontaktojë personin e dyshuar. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit.
Shtetasi i Maqedonisë, i kërkuar me urdhër-arrest evropian për vrasje para 28 vjetësh dhe i arrestuar në fund të majit të këtij viti në qytetin grek të Katerinit, nuk do të ekstradohet në Maqedoni, për shkak të vjetërsimit të lëndës, ka vendosur gjykata në Selanik, raporton agjencia greke e lajmeve ANA-MPA. Me refuzimin e kërkesës për ekstradim, gjykatësit kanë vendosur gjithashtu të lirojnë personin nga masa e paraburgimit. Vrasja, për të cilën 60-vjeçari ishte i kërkuar me urdhër-arrest evropian, ka ndodhur në Maqedoni në nëntor të vitit 1997, dhe viktimë ishte një shtetas i Maqedonisë, 37-vjeçar. Kryerësi i veprës ishte…
Konvikti studentor “Pelagonia” në Shkup prej vitesh njihet si një nga objektet më të vjetra dhe më të amortizuara për studentët në vend. Edhe pse çdo muaj 950 studentë paguajnë nga 3.600 denarë për akomodim – çmim i pandryshuar që nga viti 2001 – kushtet në konvikt vazhdojnë të ngrejnë dilema serioze për cilësinë e jetesës studentore. Videoja ku shihet një mi në një nga tualetet dhe që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, e ringjalli debatin publik dhe edhe një herë e vuri nën lupë gjendjen e konvikteve shtetërore. Drejtoria pretendon se bëhet fjalë për një “rast të…
Çmimi më i lartë i tregtuar i një prone të paluajtshme në Shkup gjatë tremujorit të tretë ka arritur në 3.070 euro për metër katror, zbuloi drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Ivan Zhivkovski, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Biznis21” në TV21. Rekordi është arritur për një banesë në ndërtim të ri, e blerë drejtpërdrejt nga investitori, në Komunën Qendër. Zhivkovski sqaroi se kjo vlen vetëm për banesat e reja në pjesën qendrore të qytetit, ku kërkesa tradicionalisht është më e lartë. Megjithatë, çmimi mesatar në Qendër është dukshëm më i ulët – rreth 1.600 euro për metër katror. Në…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi vazhdon me lajme të mira. Janë 107 kompani dhe 37 startup-e që së fundmi krijojnë 265 vende të reja pune me mbështetjen e BE-së. Me një rritje mesatare prej 30% për kompanitë e mbështetura, 5 akseleratorë rajonalë funksionalë dhe mbi 9 milionë euro investime të reja në ekonominë lokale, po hapet një kapitull i ri i zhvillimit të ekonomisë me në krye ministrin Durmishi. Ky projekt nuk zhvillon vetëm biznesin, por edhe një model të ri të ekonomisë, që nxit inovacionin, praktikat e gjelbra, prodhimin modern dhe agroteknologjinë, krijon rritje ekonomike, inovacion dhe…
Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje dy komisione – Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedisi Jetësor dhe Planifikim Hapësinor dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik. Në rend të ditës në Komisionin për Transport, Transformim Digjital, Mjedisi Jetësor dhe Planifikim Hapësinor është Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale, në lexim të dytë. Para anëtarëve të Komisionit Ligjvënës-Juridik janë Propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin…
Aktori Dardan Gashi ka dencoaur një rast në publik ku për ofendime ndaj bashkëshortes së tij në baza fetare. Ai ka thënë se gruaja e tij e cila ishte bashkë me dy fëmijët është ofenduar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pas djali i tyre 9- vjeçar gjatë ecjes kishte prekur në këmbë një person të moshës rreth 30 vjeç i cili më pas kishte filluar ofendimet. Postimi i plotë i Gashit: Sot djali im 9-vjeçar pati programin shkollor për 28 Nëntorin. I veshur me pantallona të zinjë dhe me bluzën me shqiponjën dykrenare në gjoks, ai shkëlqeu në skenë…
“Jemi konstruktivë, por gjuha, identiteti dhe dinjiteti maqedonas nuk janë objekt negociatash”, tha nga Strasburgu, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski. Në fjalimin e tij në takimin e 24-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar BE-Maqedoni, Mucunski theksoi ajo që kërkon Maqedonia në këmbim është partneritet me perspektivë shumë të qartë. “Koha që na pret mund të jetë një kohë vendimesh dhe mundësish. Vendi ynë është gati të japë kontributin e tij”, përfundoi Mucunski. Mucunski iu referua gjithashtu proceseve të reformave që lidhen me Planin e Rritjes dhe Agjendën e Reformave 2024 – 2027, duke theksuar…
Aleanca Kombëtare për Integrim reagon ndaj vendimit të Qeverisë për të emëruar të ashtuquajturit “poverenikë” në krye të komunave – një akt i jashtëligjshëm, i paautorizuar dhe i papranueshëm, që synon të uzurpojë vullnetin e qytetarëve të Gostivarit dhe Vrapçishtit. Qeveria po tenton të zëvendësojë udhëheqësit e zgjedhur nga populli me “poverenikët” e saj. Kjo përbën ndërhyrje të hapur në autonominë lokale dhe shkelje flagrante të rendit juridik. Theksojmë me përgjegjësi të plotë se baza ligjore e këtij vendimi nuk ekziston. Ligji për Vetëqeverisje Lokale – si lex specialis me përparësi ndaj çdo akti tjetër – lejon emërimin e të…
