Autor: Suad Avdiu
Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një granate dore në Zubin Potok. “Rreth orës 16:45 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet të ketë vdekur si pasojë e një shpërthimi. Kemi shkuar në vendin e ngjarjes, ku brenda një shtëpie e kemi gjetur një person të vdekur, sipas të gjitha gjasave nga shpërthimi i granatës së dorës”, thuhet në deklarimin e policisë në veri të Kosovës. Në vendngjarje janë njësitë relevante të cilat po hetojnë rastin dhe se ngjarja po cilësohet si “Hetim i vdekjes”. Pas hetimeve fillestare, do të bëhen të ditura edhe detaje…
Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutuan gjerësisht zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat me të cilat përballet vendi dhe proceset reformuese që po kalon skena politike. Anëtarët e Këshillit, siç thuhet në njoftimin e BDI-së, analizuan drejtimet strategjike të politikës së brendshme dhe të jashtme, duke riafirmuar rolin e BDI-së si faktor stabiliteti dhe partner kyç në proceset euroatlantike. “Pjesa kryesore e mbledhjes iu dedikua përgatitjeve për Kongresin e V-të të BDI-së, një ngjarje e rëndësishme për të përcaktuar drejtimin e ardhshëm politik, organizativ dhe programor të partisë. U nënvizua…
Kryetari i Çairit Izet Mexhiti ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare. Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti ngushëlloi familjen e artistit dhe gjithë komunitetit artistik, derisa shtoi se Kasapi la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e vlerësonin artin e tij. Shpati la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime…
Djali i vogël i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Antonij, është ndër nxënësit më të prekur nga helmimi që ka ndodhur në shkollën fillore “Dimo Haxhi Dimov” në lagjen Vllar të Shkupit, raporton NetPress. Sipas informacioneve, ai është i shtruar në spital prej dy ditësh me simptoma helmimi dhe temperaturë të lartë. Aktualisht, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe në përmirësim. Eti Promo 2025 Pas njoftimeve të para në mëngjes se një numër i madh nxënësish kishin paraqitur dhimbje stomaku, shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe…
Forca e Sigurisë së Kosovës bën të ditur se të enjten, më 27 nëntor organizon Ditën e Forcës-Ditë e hapur nga ora 09:00 deri në ora 14:00. Në kazermën “Adem Jashari “ në Prishtinë nga ora 09:30 do të jenë të pranishëm udhëheqësit e lartë shtetërorë, mysafirë e ambasador të vendeve mike. “Të gjithë qytetarët janë të mirëseardhur të vizitojnë kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës në: Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan. Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë…
PDK dhe Lista për Familjen bashkojnë forcat për zgjedhjet e 28 dhjetorit Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lista për Familjen e udhëhequr nga Eman Rrahmani sot do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se marrëveshja do të zyrtarizohet pas pak në konferencën e ftuar nga PDK. Lista për Familjen do t’i ketë disa kandidatë për deputetë në listën e PDK-së të udhëhequr nga Bedri Hamza.
Barcelona ka marrë më në fund një lajm të mirë: Pedri është rikthyer sot në stërvitjen kolektive dhe po i afrohet plotësisht rikuperimit nga lëndimi që e mbajti jashtë fushës për disa javë. Mesfushori spanjoll ka munguar që nga humbja në El Clasico muajin e kaluar, pasi pësoi një dëmtim në kofshë. Stafi mjekësor i Barcelonës ka qenë shumë i kujdesshëm me rikuperimin e tij, duke mos rrezikuar asnjë hap për të shmangur një rikthim të parakohshëm.
Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, do të qëndrojë në Beograd të mërkurën për të diskutuar për detajet se si Hungaria do ta ndihmojë Serbinë pasi janë ndërprerë dërgesat me naftë të papërpunuar nga Kroacia. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën se rafineria e naftës të Industrisë së Natës të Serbisë (NIS), që është në pronësi ruse, do të mbyllet për katër ditë nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin sanksionet ndaj kompanisë, duke rrezikuar furnizimet me karburante para dimrit. SHBA-ja, e cila ka zbatuar një sërë masash kundër subjekteve të lidhura me Rusinë për shkak të luftës…
“Integrimi evropian nuk ndërtohet në Bruksel, por në vend, në vendimet tona dhe në mënyrën se si arrijmë konsensusin”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në konferencën e tetë plenare të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, të mbajtur sot në Kuvend. Gashi theksoi se asnjë çështje dypalëshe nuk duhet të jetë pengesë për përparimin drejt BE-së, duke shtuar se shembujt e Shqipërisë dhe Malit të Zi tregojnë se procesi është real dhe i arritshëm. “Gara jonë nuk duhet të zhvillohet në retorikë, por në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për problemet e përbashkëta”, theksoi ai. Kryetari i Këshillit Kombëtar për…
Ka vdekur ish-ushtarja dhe mjekja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Ajete Bashota. Për vdekjen e saj, ka shkruar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili shprehu ngushëllimet e tij, transmeton Klankosova.tv. “Ajete Bashota do të kujtohet gjithmonë për humanizmin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar, si në shërbim të pacientëve poashtu edhe në shërbim të lirisë së vendit si luftëtare e mjeke e lirisë. Në emër të Komunës së Podujevës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur”, ka shkruar ai./KLAN KOSOVA
