Autor: Suad Avdiu
VLEN: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, ditën kur flamuri ynë u bë simbol i lirisë dhe krenarisë shqiptare!
Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, VLEN përcjell urimet më të përzemërta për shqiptarë kudo që jetojnë, si dhe për institucionet e Republikës së Shqipërisë. Ky është një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë moderne, që shënon themelimin e shtetit shqiptar dhe aspiratat për liri, zhvillim dhe dinjitet. VLEN vlerëson bashkëpunimin e vazhdueshëm me Tiranën zyrtare dhe rolin e saj si partner strategjik në forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve në rajon dhe në përparimin ekonomik e institucional të vendit. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, ditën kur flamuri ynë u bë simbol i lirisë dhe…
NATO ka bërë një postim në Facebook në faqen zyrtare të një ushtari të Shqipërisë në ditën e pavarësisë së kësaj të fundit. ‘’Prepër t’u bashkuar me ne për të festuar Aleatin tonë Shqipërinë në Ditën e tyre Kombëtare!’’, ka shkruar NATO.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Ditën e Flamurit tha se duhet dhe nderohet me vepra dhe me përkushtim çdo ditë, në çdo gjë që bëjmë dhe çdo gjë që themi. Ai tha se të gjithë bashkë e kemi obligim ta ndihmojmë Shqipërinë që të anëtarësohet në Bashkimin Europian më 2030. Ahmeti u shpreh gjithashtu se të gjithë e kemi obligim që shtetësinë e Kosovës ta rrumbullakësojmë në partneritet me ShBA dhe BE.
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka uruar qytetarët me rastin e Festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, duke rikujtuar rëndësinë historike të shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 dhe sakrificat e brezave që kontribuuan në ndërtimin e shtetit shqiptar. Në urimin e tij, Kasami theksoi se kjo ditë simbolizon ëndrrën e madhe të shumë gjeneratave, të cilët me guxim dhe vizion vendosën themelet e kombit. Ai theksoi se detyra e sotme e institucioneve dhe qytetarëve është të ruajnë dhe të përçojnë këto vlera përmes punës së ndershme, përkushtimit dhe përgjegjësisë ndaj vendit. “Duke nderuar historinë,…
Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka përcjellë një mesazh solemn për të gjithë shqiptarët. “28 Nëntori shënon Pavarësinë e Shqipërisë dhe është datë me peshë të veçantë historike për mbarë kombin shqiptar. Është ditë reflektimi për sakrificën, përgjegjësinë dhe të ardhmen që ndërtohet me punë, drejtësi dhe vizion. Gëzuar 28 Nëntorin!”, ka shkruar Fetai.
Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet dukshëm, përcjell TV21. Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë se pas mesnte, nafta do të shitet 2,5 denarë më lirë, respektivisht, një litër do të kushtojë 70,5 denarë. Do të lirohet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, respektivisht, një litër do të shitet për 67,5 denarë për litër. Çmimi i derivateve të tjera mbetet i pandryshuar.
Albin Kurti njoftoi se municionet e para të fabrikës së armatimeve që do të ndërtohet në Gjakovë, do të prodhohen në fund të vitit 2026. Qeveria në detyrë e Kosovës i dha OK-in kërkesës për shpronësimin e ish-kombinatit bujqësor Ereniku, dhe ndërtimin e zonës industriale në Jahoc, ku do të jetë dhe fabrika në fjalë. “Në këtë mënyrë, i hapim rrugën ndërtimit të fabrikës së municioneve, të parës së këtij lloji në Kosovë e cila do t’i shërbejë ushtrisë sonë, do ta shtojë sigurinë tonë dhe do t’i rrisë edhe më tej kapacitetet tona mbrojtëse”, shprehet Albin Kurti. Nëntorin e…
A po e përgatit pushteti terrenin për kthimin e ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski? Kjo ishte pyetja e deputetit Mile Talevski, drejtuar ministrit të drejtësisë Igor Filkov, në pyetjet e deputetëve në Kuvend. Në përgjigjen e tij Filkov e quajti deputetin e LSDM-së sharlatan, përcjell TV21. “Në publik, por edhe në rrethe politike, intensivisht flitet për diçka që seriozisht e shqetëson opinionin se disa struktura brenda Qeverisë dhe në VMRO-DPMNE po përgatitin aktivisht terrenin për kthimin e Nikolla Gruevskit në Maqedoni dhe amnistinë e tij. Përhapen informacione se po veprohet në heshtje, nën radar, me mbështetjen e personave…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) informon se sot ekipet e saj të inspektimit po kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në kuzhinat e 9 shkollave fillore në Komunën e Karposhit, të cilat menaxhohen nga i njëjti operator ushqimor që zotëron dyqanin qendror të vendosur në Shkollën Fillore “Dimo Haxhi Dimov” në Shkup, në të cilën u helmuan disa nxënës. Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dje mbylli kuzhinën në Shkollën Fillore “Dimo Haxhi Dimov” në lagjen Vlae të Shkupit, pasi një numër i madh nxënësish u ankuan për dhimbje stomaku. Si pjesë e kontrolleve të jashtëzakonshme në këto shkolla, ku asnjë…
Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media, kanë thënë se ata mbështesin plotësisht formimin e komisionit anketues, sepse, sipas tyre, për vite me radhë qytetarët kanë qenë të lënë pa përgjigje dhe të manipuluar. “Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet i qartë se duhet komision gjithëpërfshirës, duke shmangur çdo qasje selektive apo të motivuar politikisht dhe pikërisht një komision i tillë po formohet. Tani komisioni do të shqyrtojë me seriozitet dhe me mandat të gjerë të gjitha rastet e rënda që kanë tronditur vendin gjatë viteve, nga Durmo Turs dhe Besa Trans, te spitali modular dhe tragjedia e Koçanit.…
