Autor: Suad Avdiu

Kryeparlamentari nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashi ka marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga Presidenca e Shqipërisë për nder të 28 Nëntorit, njofton TV21 “Në Tiranë, në një mbrëmje të mbushur me vlera historike dhe emocione vëllazërore, pata nderin të marr pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ngjarje, ku tradita dhe krenaria kombëtare u gërshetuan në një atmosferë festive, konfirmoi angazhimin e përbashkët për të kultivuar vlerat dhe lidhjet që na bashkojnë si popull. Lavdia e 28 Nëntorit shërben si…

Read More

Në një atmosferë festime sot në fshatin Garanë të komunës së Kërçovës është shpalosur shtatorja e heroit kombëtarë Gjergj Kastrioti – Skenderbeu nga ana e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Inetgrim, Ali Ahmeti. Shpalosja e kësaj shtatore vjen pikërisht në ditën e flamurit më 28 Nëntor mu në 113 vjetorin e shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë. Falë përkushtimit të Ahmetit kjo është shtatorja e dytë pas asaj në Shkup e cila i dha edhe emrin sheshit në Shkup si sheshi Skenderbe, shkruan Top24 Ali Ahmeti Sot në fshatin Garanë, të Kërçovës, në Ditën e Flamurit Kombëtar, u përurua shtatorja e…

Read More

Atmosfera festive dhe krenaria kombëtare kanë pushtuar rrugët e Shkupit gjatë gjithë ditës së sotme. Analisti Arsim Zekolli, i prekur nga pamjet emocionuese, ka përshkruar një ditë të paprecedent të manifestimit të identitetit dhe dinjitetit kombëtar shqiptar në kryeqytet. “Nuk gjej fjalë dot për ta përshkruar atmosferën sonte, në këtë moment, nëpër rrugët e Shkupit,” – shkruan Zekolli. Sipas tij, që nga ora 9 e mëngjesit, byrektorja e lagjes ka qenë e mbushur me fëmijë fillorist të veshur kuq e zi, që ecnin rrugëve me flamuj shqiptarë dhe plisa në kokë. “Gjatë tërë ditës, nuk kaloje pesë metra pa parë…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli urimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë. Begaj tha se vendi i tij mbetet i përkushtuar për të punuar me SHBA-në dhe se Shqipëria gjithmonë do të jetë krah saj. “Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Faleminderit SHBA, dhe faleminderit presidentit amerikan Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme.

Read More

Sot, më 28 Nëntor, shënojmë Ditën e Madhe të Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ditë të vitit 1912, në Vlorë u ngrit Flamuri Kombëtar, duke vulosur aktin historik të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ky ishte vizioni dhe guximi i burrit të madh të kombit, diplomatit dhe patriotit Ismail Qemali, i cili së bashku me bashkëpunëtorët e tij nisi rrugën e mëvetësisë së shtetit shqiptar, që shqiptarët t’i dalin zot atdheut dhe të jetojnë e zhvillohen si të gjitha kombet e tjera të qytetëruara. Sot, Shqipëria dhe mbarë kombi shqiptar e kujtojnë me mall e respekt këtë…

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale me një urim të veçantë për gjyshen e saj, Besën. Në InstaStory, Rita publikoi një foto të gjyshes, të cilën e shoqëroi me një mbishkrim të shkurtër, por shumë domethënës në shqip: Urime ditëlindjen nanë Besa, nga ana e babait të këngëtares, është bashkëshortja e regjisorit të njohur shqiptar Besim Sahatçiu, një prej emrave më të rëndësishëm të teatrit dhe kinemasë në Ballkan.

Read More

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkimi Demokratik për Integrim ju përcjell urimet më të sinqerta dhe më të përzemërta. Ky përvjetor i njërës prej ditëve më të shenjta të historisë sonë kombëtare na kujton se përpjekja për liri, barazi, gjuhë, identitet dhe shtetësi është një proces i vazhdueshëm, që kërkon përkushtim të pandërprerë dhe angazhim të përditshëm. Liria nuk është një arritje përfundimtare, por një rrugëtim i përbashkët, të cilin e ndërtojmë me vullnet, unitet dhe vendosmëri. Kjo ditë na fton të reflektojmë për sakrificën e brezave që sollën dritën e lirisë dhe…

Read More

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka uruar gjithë shqiptarët 28 Nëntorin Ditën e Flamurit. “Urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit! Kjo ditë pasqyron rrugëtimin historik të shqiptarëve dhe sakrificat ndërshekullore që kanë ndërtuar identitetin dhe dinjitetin tonë kolektiv. Për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, 28 Nëntori është simbol i unitetit, i rezistencës dhe i vlerave që na kanë mbajtur të fortë dhe të bashkuar. Si Kryetar i Kuvendit të Republikës, mbetem i përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe të barazisë së shqiptarëve si popull shtetformues, duke punuar njëkohësisht për forcimin e bashkëjetesës me të gjitha popujt. Vëllazëria, respekti dhe uniteti…

Read More

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, mëngjesin e sotëm ishte nikoqir i ministres për Çështje Evropiane të Mbretërisë së Suedisë, Jesika Rozenkranc, e cila dje dhe sot po qëndron në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të takimit në Ministrinë për Çështje Evropiane u zhvillua takim tet-a-tet dhe sesion plenar i delegacioneve, në të cilat u diskutua për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimin dypalësh zhvillimor dhe mbështetjen e Suedisë në procesin e aderimit drejt Bashkimit Evropian, thuhet në njoftimin e MÇE-së. Murtazani theksoi rëndësinë e ruajtjes së kredibilitetit të politikës së zgjerimit si një…

Read More

Në tremujorin e tretë të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje. “Në tremujorin e tretë të vitit 2025, numri i lindjeve të gjalla është 4 431 fëmijë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i tyre është zmadhuar për 3.7%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Në kohën kur në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 4 431 lindje, janë regjistruar edhe 4 849 vdekje, edhe pse numri i vdekjeve ka shënuar rënie për 0.5 përqind. “Shtimi natyrorë është negativ dhe është -418, që do të thotë, për kaq persona është…

Read More