Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

114 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

28 Nëntor, 2026

Dimitrievski: Qëndrimi i ZNAM-it për provimin e jurisprudencës nuk ka është ndryshuar

28 Nëntor, 2026

ASH sfidon Mickoskin: Cili nen i Kushtetutës e ndalon universitetin në shqip?

28 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor, 2026

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Çmimi rrymës në Maqedoni mund të rritet, ja kur pritet?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu27 Nëntor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se rryma për amvisëritë do të mbetet e subvencionuar edhe në vitin 2026, por njëkohësisht hap mundësinë për një rritje të vogël të çmimit nga janari, pas tenderit të ri për furnizim me energji elektrike për tregun e rregulluar.

Kjo e rikthen frikën te qytetarët sa do të mund t’i përballojnë buxhetet familjare nëse çmimi i rrymës i afrohet atij të tregut, transmeton Racin.

Çfarë çmimi ka kërkuar prodhuesi shtetëror EMV në tenderin vjetor do të dihet vetëm pas përfundimit të gjithë procedurës. Kështu ka vendosur Qeveria në një seancë të mbyllur, pa e zbuluar çmimin e ofruar, por me garanci se modeli i subvencionimit mbetet. Kryeministri Hristijan Mickoski siguroi se, pavarësisht çmimit të tenderit, shteti do të ndërhyjë për të mos e cenuar standardin e amvisërive në tregun e rregulluar.

Aktualisht, çmimi tregtar i energjisë elektrike është rreth 100 euro për megavat/orë, ndërsa EMV e shet rrymën për amvisëritë me 62 euro për megavat/orë. Kjo diferencë mes çmimit tregtar dhe atij rregullator deri tani është mbuluar me subvencione nga buxheti. Tenderi i ri vjetor, i shpallur për herë të parë për gjithë vitin kalendarik, do të tregojë nëse prodhuesi shtetëror mund të ofrojë çmim që mbetet brenda këtyre kufijve apo do të kërkojë korrigjimin e tarifës përfundimtare.

Sipas informacioneve, sot EMV duhet ta dorëzojë ofertën e saj në tenderin e EVN Home për nevojat e amvisërive për vitin 2026. Thirrja vlen për të gjithë vitin e ardhshëm, me mundësi korrigjimesh nëse këtë e kërkojnë kushtet e tregut. Paralelisht, deri në fund të muajit, Komisioni Rregullator për Energjetikë duhet të përcaktojë çmimet e reja për transmetimin dhe distribuimin, por nga aty njoftojnë se për momentin nuk priten ndryshime të mëdha në kostot e rrjetit.

Lexuar: 58

Lajme te ngjashme

114 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Dimitrievski: Qëndrimi i ZNAM-it për provimin e jurisprudencës nuk ka është ndryshuar

ASH sfidon Mickoskin: Cili nen i Kushtetutës e ndalon universitetin në shqip?

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

Lajmet e fundit

114 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

28 Nëntor, 2026

Dimitrievski: Qëndrimi i ZNAM-it për provimin e jurisprudencës nuk ka është ndryshuar

28 Nëntor, 2026

ASH sfidon Mickoskin: Cili nen i Kushtetutës e ndalon universitetin në shqip?

28 Nëntor, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor, 2026

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.