Autor: Suad Avdiu
Prokuroria në qytetin kroat të Shibenikut ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut, A.M. (28) nga Kumanova, për shkak dyshimeve për dhunimin dhe grabitjen së një shtetaseje të Venezuelës, e cila merrej me prostitucion. Përveç A.M., është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij në grabitje, shtetasi kroat V.D. nga Zadari. Prokuroria kërkon që edhe ai të dënohet. I njëjti dyshohet se e ka kryer veprën në gjendje të paaftësisë mendore, ndërsa kërkohet që të vendoset në një institucion psikiatrik. Në aktakuzë thuhet se në një ditë të paidentifikuar, në periudhën nga mesi i majit deri në mesin e qershorit…
Vdekja e papritur e Shpat Kasapit, në moshën vetëm 40-vjeçare në Itali, ka tronditur shumë njerëz. Si kardiolog, një rast i tillë më prek veçanërisht çdo herë – sidomos kur zbulohet se edhe babai i tij ka vdekur në moshë të re nga një infarkt kardiak. Ajo që shumë njerëz e nënvlerësojnë: Faktorët gjenetikë luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm kur bëhet fjalë për rrezikun e infarkteve dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Mund të jetosh sa të duash shëndetshëm – disa predispozita trashëgimore janë më të fuqishme se çdo masë e stilit të jetesës. Prandaj, është akoma më e rëndësishme,…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova foli në debatin publik mbi Strategjinë Kombëtare për Bashkëpunim me Diasporën, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, duke paraqitur vlerësimin, vërejtjet dhe propozimet e saj. Për të, strategjia është një moment historik në politikën kombëtare dhe një përpjekje serioze për të forcuar marrëdhëniet me diasporën. Ajo theksoi se suksesi i përcaktimeve strategjike kërkon koordinim të centralizuar ndërsektorial, si dhe mbështetje të përshtatshme financiare, si garanci për qëndrueshmërinë e masave dhe aktiviteteve të planifikuara. Presidentja theksoi strategjinë e suksesshme të Malit të Zi në bashkëpunim me diasporën, të garantuar nga Ligji për…
Shanset për zgjedhje të parakohshme për vitin e ardhshëm për kryeministrin Hristijan Mickoski janë minimale. Kryeministri thotë se interesi partiak do të ishte të ketë zgjedhje, por jo edhe dobi shtetërore. Sipas tij, 2026-ta do të jetë sfiduese. Do të duhet të sigurohen më shumë se 2.2 miliardë euro për kthimin e borxheve nga e kaluara. Dhe, sipas Mickoskit, nëse do të formohej qeveri teknike, me limite në funksionim, do të ishte e pamundur që të vazhdohej me trendin e zhvillimit, posaçërisht në ekonomi. “Nëse do të mendoja politikisht dhe partiakisht, në interesin tonë është që në pranverë të kemi…
Shkup, 27 nëntor – Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të herëpashershme shiu, më të bollshme në pjesët lindore. Në malet më të larta, reshjet do të shndërrohen në borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 6 deri në 11 gradë. Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë…
Në Belgjikë, një grevë treditore e nisur sot nga punëtorët për të protestuar kundër masave shtrënguese të qeverisë ka paralizuar jetën, raporton Anadolu. Të thirrur nga të gjitha sindikatat në Belgjikë, punonjësit e sektorit publik dhe privat hynë në grevë për të protestuar kundër politikave të planifikuara të kursimit të qeverisë federale, të cilat përfshijnë shkurtime në shpenzimet sociale si papunësia dhe pensionet. Si pjesë e valës treditore të grevës së quajtur “Thirrja e Nëntorit”, një grevë e përgjithshme do të mbahet në Belgjikë më 24 nëntor për punonjësit e hekurudhave dhe transportit publik, më 25 nëntor për punonjësit publikë…
Imer Aliu sot në rrolin e udhëheqësit të Trupit Koordinues sot ka shpërndarë libreza anëtarësie për një grup të madh të të rinjëve që iu bashkuan thirrjes së kësaj partie për ti forcuar dhe zgjeruar radhët partiake. Siç ka deklaruar Imer Aliut shumë të rinj ikin nga vendi nga mungesa e perspektvës dhe premtimeve të pambajtura nga arrogance e pushtetit. ”Sot, në PDSH mirëpritëm një grup të madh të rinjsh të cilët u anëtarësuan në Partinë Demokratike Shqiptare.Në këtë vend ku pushteti i sotëm ka krijuar më shumë arsye për t’u larguar sesa për të qëndruar dhe si pasojë mijëra…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është propozuar zyrtarisht sërish kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje. Kandidatura e tij është miratuar me votim unanim në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, duke i dhënë Kurtit mbështetjen e plotë për garën e ardhshme zgjedhore më 28 dhjetor. Kurti ka theksuar se jemi para zgjedhjeve te reja pa dëshirën e tij dhe vullnetin e Lëvizjes, por “si pasoje e refuzimit nga partitë tjera” për të pasur çfarëdo bashkëpunimi me ta. Ai ka theksuar se nuk ka një krizë ekonomike në vend, “nuk ka krizë financiare apo buxhetore, por ka një krizë legale…
Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, në mbledhjen e mbajtur sot, miratoi vendimin për të ritheksuar mbështetjen e plotë të BDI-së, si pjesë themeluese e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, për kandidatët e këtij koalicioni në zgjedhjet lokale në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit, theksohet në kumtesën e BDI-së, të cilën MIA e publikon integrale. Këshilli i Përgjithshëm konfirmoi mbështetjen unanime për: • z. Valbon Limani, kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit • z. Isen Shabani, kandidat për kryetar të Komunës së Vrapçishtit BDI vlerëson se këto kandidatura përfaqësojnë seriozitetin, përkushtimin dhe vizionin e koalicionit për zhvillimin…
Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur me vendim unanim Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit në Kosovë pas dështimit të formimit të qeverisë për të cilën u fajësuan kryekëput partitë e tjera politike në Kuvendin e konstituuar pas shumë muajsh ngërçi politik. Nënkryetari i VV-së Glauk Konjufca, para delegatëve të pranishëm, ka prezantuar Albin Kurtin si kandidat i vetëm nga radhët e kësaj partie për kryeministër të Kosovës. Konjufca tha se janë partitë e tjera ato të cilat sipas tij, penguan formimin e qeverisë Kurti 3 dhe se janë ‘fajtore’ që vendi po shkon sërish në…
