Autor: Suad Avdiu
Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmuan se i kanë pranuar emrat e ministrave të rinj, përcjell TV21. Bekim Sali do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër për Çështje Evropiane, ndërsa Muhamed Hoxha do të jetë ministër i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Sipas njoftimit të Kuvendit, fillimisht do të duhet të kalojë në Kuvend shkarkimi i ministrit aktual për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.
Me Komunën e Presheves nuk na bashkon vetëm kufiri administrativ, por edhe lidhjet tona të thella kombëtare dhe familjare. Me Kryetaren e Presheves, znj. Ardita Iseni, kemi ndërtuar një bashkëpunim korrekt dhe të qëndrueshëm, duke e shndërruar komunikimin institucional në partneritet të vërtetë. Jemi tashmë në fazën e përgatitjeve për aplikimin e përbashkët në thirrjen e ardhshme të programit IPA Cross-Border, me projekte që synojnë zhvillimin, integrimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dy komunat. Të punojmë së bashku për një të ardhme më të mirë.
Stafi ekzekutiv mekanik i “Hekurudhave të Maqedonisë” ka hyrë në bojkot që nga ora 13:00 e sotme, që do të thotë se punonjësit do të vijnë në punë, por nuk do t’i kryejnë detyrat e tyre të punës. Për shkak të bojkotit, trafiku hekurudhor i udhëtarëve është ndërprerë, përkatësisht treni për në Manastir nuk është nisur dhe, sipas paralajmërimeve, nuk do të niset as treni për në Gjevgjeli. Sindikata e Makinistëve të Trenave thotë se bojkoti mund të zgjasë më shumë sepse ekipi menaxhues i kompanisë nuk po i dëgjon kërkesat e tyre. Ata presin që ekipi menaxhues t’i thërrasë…
“Prej sot sistemi ‘Safe City ’ nis zbatimin e saj një mujorë në fazë testuese. Kamerat inteligjente do të monitorojnë 24/7 gjithçka, ndërsa autoritetet paralajmërojnë që kjo periudhë do të shërbejë për të testuar reagimin ndaj shkeljeve në kohë reale”, raporton gazetarja e Alsat, Ajnur Bafqari. Në disa pika, ekipet teknike po kryenin rregullimet e fundit. Kontrollohet këndi i kamerave, funksionaliteti dhe sinjalet, me qëllim që të sigurohen që kamerat të jenë plotësisht në funksion. Por teksa teknologjia nis punën qytetarët duket se ende nuk janë gati për të ndryshuar sjelljet në trafik. Në vetëm pak minuta xhirim, pamjet tregojnë…
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup prezantoi asistenten virtuale “Nënë Tereza”, një platformë inovative e inteligjencës artificiale që do të ofrojë ndihmë dhe orientim për studentët, stafin akademik dhe vizitorët në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht. Rektori i UNT-së, Bekim Fetaji, theksoi se me këtë platformë universiteti hyn në një fazë të re të transformimit digjital, ku qëllimi është që çdo student dhe çdo punonjës të ketë qasje të menjëhershme në informacione, pa barriera dhe pa vonesa. Ky mjet do të përmirësojë komunikimin, do të rrisë efikasitetin dhe do ta afrojë universitetin me standardet më të avancuara ndërkombëtare. “Mendohet ndihmë…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka pranuar propozimet e Qeverisë për emërimin e dy ministrave të rinj. “Sipas njoftimit, Qeveria ka propozuar: Muamet Hoxha për ministër të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bekim Sali për ministër të Çështjeve Evropiane. Propozimet, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme parlamentare. Datën e seancës ku do të shqyrtohen dhe hidhen në votim, Kuvendi do ta kumtojë publikisht në ditët në vijim”, thuhet në komunikatën e Kuvendit.
Pensionistët e vendit protestuan para Gjykatës Kushtetuese në Shkup, duke kërkuar që përllogaritja e pensioneve të vazhdojë në mënyrë lineare. Kryetari i Këshillit iniciues të grupit të pensionistëve, Zoran Trajkov, tha se kjo është një luftë për bukë dhe ilaçe dhe se zëri i pensionistëve duhet me patjetër të dëgjohet. “Lufta jonë sot nuk është vetëm për këta pensionistë që janë këtu prezentë, por gjeneratat e reja që do të dalin në pension, të jetojnë me nder dhe dinjitet, që nesër mos t’u vijë puna që mos të kenë bukë për të ngrënë, ilaçet të mos mund t’i blejnë. A…
Një rast që ka tronditur Austrinë dhe Slloveninë është në qendër të hetimeve pasi trupi i influencueres së bukurisë 31-vjeçare Stefanie Pieper u gjet brenda një valixhe në një zonë pyjore në Slloveni. Gruaja e re u zhduk më 23 nëntor, disa orë pasi u kthye në shtëpi nga një festë. Sipas policisë së Styria-s, influencuesja – e njohur për përmbajtjen e saj të grimit, modës dhe muzikës në platformat e mediave sociale – fillimisht i kishte dërguar një mesazh një shoqeje se ishte kthyer shëndoshë e mirë . Por një mesazh i dytë shqetësues pasoi pak më vonë, në…
Këshilli komunal i Strugës akoma pa kryetar. Kjo për shkak të mosmarrëveshjeve mes VMRO DPMNE-së dhe VLEN-it. Partia e Mickoskit nuk heq dorë nga kjo pozitë. Nga atje thonë se nëse deri më 3 dhjetor kur duhet të miratohet buxheti, nuk e marrin pozitën e kreut të Këshillit, atëherë do të largohen nga koalicioni me VLEN-in në nivel lokal. “Kur të krijohen kushtet për shumicë dhe për zgjedhjen e kryetarit, atëherë do të realizohet”, tha Mite Stevoski – këshilltar i VMRO DPMNE-së. Edhe nga VLEN-i në Strugë për Alsat thonë se për momentin nuk ka marrëveshje. Ende nuk janë ulur…
Punimet në stadiumin e ri të Tetovës po avancojnë me ritëm të shpejtë, ndërsa sot kompleksin sportiv e inspektuan kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani, presidenti i FSHF-së Armand Duka, presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe nikoqiri, presidentini FFM-s, Masar Omeragiç, njofton Telegrafi. Gjatë vizitës, kryetari Kasami theksoi se Tetova po i afrohet një prej projekteve më të rëndësishme sportive të viteve të fundit: “Ne besojmë që në momentin më të shpejtë të përfundojë stadiumi dhe Tetova do të jetë qendër e futbollit pas Shkupit.” Edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, vlerësoi progresin në…
