Autor: Suad Avdiu

-Kultura do të jetë në prioritetet më të larta të Çairit, tha kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë takimit me pikotorët pjesmarrës në edicionin e sivjetmë të Kolonisë së piktorëve “Shkupi në Telajo”, përcjell TV21. Përveç mbështetjes ndaj këtij organizimi, Mexhiti paraljmëroi organizimin e disa ngjarjeve të tjera kulturore në këtë komunë. “Jo që do të vazhdojë, por mendoj që organizimi do të rritet. me Fatmirin kemi folur bashkë që përveç ekspozita të vazhdojë viteve të ardhshme, të sjellim pra Panairin e Librit të Tiranës, të jetë në Shkup. Hapjen e librarisë, që i mungon Çarshisë së Shkupit,…

Read More

Në Fakultetin Filozofik në Shkup pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” sot është lëshuar zona Wi-Fi falas, e para në kuadër të projektit për internet falas të Ministrisë për Transformim Digjital (MTD). Me këtë internet janë përfshirë hapësirat administrative, auditoriumi i fakultetit dhe të gjitha amfiteatret, ndërsa në të ardhmen do të përfshihen dhe sallat e leksioneve dhe kabinetet. Ministri, Stefan Andonovski dhe dekani i këtij Fakulteti, Oliver Bakrevski definuan projektet e bashkëpunimit me nënshkrimin e një Memorandumi. Presin që internet falas ta bëjë më të lehtë për studentët qasjen deri te informacioni. Andonovski paralajmëroi se me mjetet e MTD-së…

Read More

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka vendosur çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi sonte në mesnatë, përcjell TV21. Benzina EUROSUPER 95 dhe EUROSUPER 98 mbeten me të njëjtin çmim, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulen me 1 denar për litër. Edhe mazuti shënon ulje të lehtë dhe do të shitet me çmim më të ulët se më parë. KRRE thekson se këto janë çmime maksimale dhe pompat e karburantit mund të shesin edhe më lirë nëse vendosin. ÇMIMET E REJA NGA 2 DHJETORI: EUROSUPER BS-95 – 75,00 den/litër EUROSUPER BS-98 –…

Read More

Edhe pronari i kompanisë “Durmo Tours”, Durmis Beluli, nuk u paraqit sot, më 1 dhjetor, në burgun e “Idrizovës” për të filluar vuajtjen e dënimit të tij me 10 vjet burg për aksidentin e tmerrshëm rrugor pranë Llaskarcës. Atë herë, 16 pasagjerë vdiqën, mbi 30 u plagosën, transmeton Portalb.mk. Sipas gjykatësit për ekzekutimin e sanksioneve nga Gjykata Themelore e Gostivarit, Durmish Beluli mori tjetër shtyrje në serinë e pafundme të shtyrjeve të dënimit me burg, sepse tani do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në testikulin e dytë. Siç raporton SAKAMDAKAZAM.MK, Beluli pati hernien e tij të parë testikulare në tetor. Pas disa…

Read More

Pensionistë nga i gjithë vendi u mblodhën sot para Gjykatës Kushtetuese në Shkup për të protestuar kundër mundësisë së ndërprerjes së rritjes lineare të pensioneve. Kërkesa e tyre është të vazhdohet llogaritja lineare, me qëllim që të zvogëlohet hendeku midis pensioneve më të vogla dhe më të mëdha. Protesta vjen pasi Gjykata Kushtetuese nisi procedurë për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Nenit 2 të Ligjit për Ndryshimet në Ligjin për Sigurimin e Pensioneve dhe Invaliditetit, i cili rregullon rritjen lineare, transmeton Portalb.mk. Nga jashtë Gjykatës Kushtetuese, Zoran Trajkov, kryetari i bordit iniciativ të grupit, tha se lufta e tyre është për një…

Read More

Sot, në mbledhjen e 4-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua vendimi për shpalljen dite zie të ditës së hënë, dt. 1 dhjetor 2025, në territorin e komunës. “Ky vendim pasqyron pikëllimin dhe respektin e thellë të komunitetit tonë për humbjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, një artist i dashur që la gjurmë të veçanta në skenën muzikore shqiptare. Të martën, më 2 dhjetor 2025, në ora 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup do të organizohet mbledhje komemorative, ku së bashku me qytetarët, miqtë dhe artdashësit do të shprehim nderimin për veprën dhe kontributin e…

Read More

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski njoftoi në rrjetet sociale se 17 kilometra nga autostrada Gostivar – Bukojçani tashmë janë përfunduar, duke e përshkuar rrugën përreth kalimit “Strazhë”. “Ndërtime intensive në autostradën Gostivar – Bukojçani, pjesë e Korridorit 8, segmenti Shkup – Strugë – Ohër. Tashmë 17 kilometra janë përfunduar, duke e shmangur kalimin e njohur ‘Strazhë’. Po ndërtojmë Maqedoninë!”, shkroi Nikolloski.

Read More

“Por ti nuk ke vdekur kurrë, zëri yt, shpirti yt, e gjithë dashuria që ke lënë pas do të jetojë përgjithmonë” Big Mama ka mbajtur një fjalim lamtumire në ceremoninë mortore për Shpat Kasapin, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 40-vjeçare. Në mesazhin e saj, ajo tha se “Shpat Kasapi nuk ka vdekur”, pasi ajo që ka lënë pas do të jetojë përgjithmonë. “Kjo nuk është lamtumirë miku, por kjo është një shihemi përsëri”, tha Big Mama mes lotësh. Ajo kujtoi edhe fillimet e jetës artistike me Shpat Kasapin, që kur ishin fëmijë. “Sot jam këtu në këtë…

Read More

Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale dhe elemente të veprës penale tronditi Zvicrën këtë fundjavë. Në incidentin që ndodhi në Schlieren, kantoni i Cyrihut, humbi jetën tragjikisht një 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21. Sipas raportimeve të mediave në Zvicër, shoferi, po ashtu 39-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pas përplasjes fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, më pas u vetëdorëzua. Makina me 500 kuaj fuqi “fluturonte” në zonën 30 km/h Sipas raportit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 23:30. Automjeti, një SUV i fuqishëm BMW me mbi 500 kuaj fuqi,…

Read More

1 dhjetori, njihet ndërkombëtarisht si Dita Botërore kundër Sidës. Kjo ditë shërben si një rast për të përkujtuar njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. U caktua në vitin 1988-të, duke vlerësuar kështu përpjekjet e botës për të ndihmuar njerëzit e prekur nga HIV, i cili shkakton sidën dhe për t’u ri-angazhuar në luftën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi. Një raport i ri nga UNAIDS, tregon se bota mund të përmbushë qëllimin e rënë dakord për t’i dhënë fund sidës si një kërcënim për shëndetin publik deri në vitin 2030, por vetëm nëse udhëheqësit mbrojnë…

Read More