Autor: Suad Avdiu

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej sot nis zbatimi i sistemit “Qytet i sigurt, shtet i sigurt (Sejf Siti-Safe City)”, i cili automatikisht do të regjistrojë shkeljet në trafik përmes kamerave të vendosura në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe përgjatë autostradave të korridoreve 8 dhe 10, përcjell TV21. Deri në fund të vitit parashihet një periudhë provuese, gjatë së cilës shoferët do të marrin vetëm paralajmërime, ndërsa nga janari gjobat hyjnë në fuqi pa asnjë tolerancë. Sistemi do të evidentojë shkelje si: -tejkalim shpejtësie, -kalim në semafor të kuq, -dokumentacion të skaduar dhe -parkim të parregullt. Çdo pronar automjeti do…

Read More

(Foto Arkiv) Një trup i pajetë u nxor nga lumi Vardar pranë fshatit Ulanci në komunën e Gradskos, pasi një banor raportoi se kishte parë një kufomë në ujë dje pasdite, rreth orës 14:30. Një ekip nga Departamenti Territorial i Zjarrfikësve të Velesit shkoi menjëherë në vendngjarje dhe e nxori trupin nga lumi. Trupi iu dorëzua autoriteteve kompetente për procedura të mëtejshme, dhe çështja u mor menjëherë nga prokuroria. Prokurorja Publike nga Prokuroria Publike e Velesit, Cvetanka Bogoevska, konfirmoi për mediat se po kryhen të gjitha veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe identitetin e personit, shkruan Lideri.mk.…

Read More

Sot në mëngjes nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë dhe erë nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 8 deri në 15 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo…

Read More

Policia ka njoftuar se ka arrestuar shtatë persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike pas përfundimit të ndeshjes mes Vardarit dhe Shkupit, përcjell SHENJA. {Sot (30.11.2025), pas përfundimit të ndeshjes së futbollit në kuadër të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, e luajtur ndërmjet ekipeve të KF Vardari AD Shkup dhe KF Shkupi- Shkup, në kompleksin sportiv të FFM “Petar Miloshevski”, për shkak të kryerjes së kundërvajtjeve me hedhje të mjeteve piroteknike nga Ligji për parandalimin e dhunës në ndeshjet sportive, si dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike me sjellje të pahijshme dhe arrogante dhe mosrespektim të…

Read More

Veprimtari i çështjes kombëtare shqiptare, Bardhyl Mahmuti, ish-përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kritikuar udhëheqësit politikë shqiptarë të Tevocës që nuk respektuan zyrtarisht dhimbjen dhe pikëllimin e shqiptarëve për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasami. Duke bërë një krahasim me trajtimin që iu bë pas vdekjes këngëtarit maqedonas Todor Proeskit, Mahmuti tha se për këngëtarin më të popullarizuar shqiptar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut s’u bë asgjë. “TETOVË! TURPI T’I MBULOFTË UDHËHEQËSIT POLITIKË! Më 16 tetor të vitit 2007 vdiq aksidentalisht këngëtari maqedonas Todor Proeski, i njohur si Toshe Proeski. Në shenjë pikëllimi, Qeveria e atëhershme e Maqedonisë…

Read More

Arkivoli i këngëtarit Shpat Kasapi, i mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar po qëndron në Pallatin e Kulturës në Tetovë – qytetin e tij të lindjes. Atje do të mbahet një mbledhje komemorative për këngëtarin. Në sallë, nëna dhe familjarë të këngëtarët po presin njerëz që kanë shkuar për t’i ngushëlluar. Shpat Kasapi vdiq më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër. Ai do të varroset sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Tetovë.

Read More

U refuzua kërkesa e punësimit për 72 punonjës të rinj në Spitalin e Kumanovës duke përfshirë infermierë, mjekë dhe të tjerë. Ministria e Financave u arsyetua se përgjigja u bazua në Ligjin për Buxhetet, por nuk dhanë asnjë shpjegim konkret, shkruan Portalb.mk. Si pasojë e mungesës së personelit dhe infermierëve, Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës përballet me vonesa në shërbime, mbingarkesë të stafit dhe vështirësi në ofrimin e kujdesit ndaj qytetarëve.  Ndonëse Spitali i Përgjithshëm Kumanovë ka kërkuar punësime të reja, kërkesa u refuzua nga Ministria e Financave. “Kërkesa për punësime të reja është refuzuar nga Ministria e Financave, dhe për arsyet, përgjigjen kërkojeni…

Read More

Ditën e sotme, këngëtari i njohur nga Maqedonia e Veriut, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta më 26 nëntor 2025, do të përcillet për në banesën e fundit. Lajmi i dhimbshëm është konfirmuar nga familja e tij, që me pikëllim kanë shpërndarë detajet e ceremonisë mortore. Homazhet për artistin do të zhvillohen sot, duke filluar nga ora 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në varrezat e qytetit. “Me hidhërim të thellë kumtojmë ndarjen nga jeta të birit, bashkëshortit, babait, vëllait dhe mikut tonë të dashur, Shpati ishte…

Read More

Mjekët paralajmërojnë epidemi të re të fruthit në Maqedoni. Sipas tyre, arsyeja për këtë është mbulimi i ulët i vaksinimit në popullatën e re me vaksinën MRI, pra vaksinimi kundër fruthit, rubeolës dhe parotit, apo shytave, për të cilat mbulimi për dozën e parë është 72%, dhe për të dytën 78%. “Mjafton që një rast me frutha të hyjë në Maqedoni dhe ne të kemi një epidemi. Deri më tani nuk kemi asnjë rast të fruthit, por nëse hyn një, do të kemi epidemi. Kishim pertussis për gati një vit, për shkak të mbulimit të ulët. Ne filluam vaksinën HPV…

Read More

Zëvendësministri i brendshëm, Astrit Iseni, lidhur me arrestimin e një dite më parë të të riut nga Kumanova Ard Saiti, për shkak të festimit me flamur kombltar, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në facebook. Iseni thotë se policia ka vepruar sipas ligjit dhe se po veprohet sipas procedurave ligore. Iseni shton në tej se MPB mbetet e përkushtuar ndaj për ruajtjen e sigurisë dhe qetësisë për të gjithë. Postimi i plotë i zëvendësminstrit Iseni Të nderuar qytetarë, Gjatë shënimit të Ditës së Flamurit në Kumanovë, disa persona shkelën rregullat dhe cenuan rendin publik. Policia ndërhyri sipas…

Read More