Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

28 Nëntor, 2026

VLEN: Një flamur, një histori. Gëzuar 28 Nëntorin!

28 Nëntor, 2026

Mjegull e dendur në aksin Kumanovë–Stracin, dukshmëria vetëm 100 metra

28 Nëntor, 2026

Sot ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

114 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kasami, Destani, Duka, Ademi dhe Omeragiç inspektojnë punimet në stadiumin e Tetovës – projekti hyn në fazën vendimtare

Suad AvdiuBy Suad Avdiu1 Dhjetor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Punimet në stadiumin e ri të Tetovës po avancojnë me ritëm të shpejtë, ndërsa sot kompleksin sportiv e inspektuan kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani, presidenti i FSHF-së Armand Duka, presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe nikoqiri, presidentini FFM-s, Masar Omeragiç, njofton Telegrafi.

Gjatë vizitës, kryetari Kasami theksoi se Tetova po i afrohet një prej projekteve më të rëndësishme sportive të viteve të fundit:

“Ne besojmë që në momentin më të shpejtë të përfundojë stadiumi dhe Tetova do të jetë qendër e futbollit pas Shkupit.”

Edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, vlerësoi progresin në kantier, duke nënvizuar ndryshimin e madh që po merr arena e qytetit: “Ka qenë një stadium në gjendje të mjerueshme, por tani është një projekt i bukur dhe shpresoj të përfundojë sa më shpejt.”

Duka nuk erdhi duarbosh në Tetovë. Ai i dhuroi nga një fanellë të personalizuar të Kombëtares shqiptare Lazim Destanit, Masar Omeragiçit dhe Bilall Kasamit, si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e tyre ndaj futbollit shqiptar.

Nga ana e tij, biznesmeni Lazim Destani u shpreh se ky projekt përmbush një ëndërr të kahershme si të qytetarëve, ashtu edhe të tifozëve tetovarë: “Ëndrra e të gjithë neve dhe veçanarisht e tifozëve është duke u realizuar. Për stadiumin kam pasur vetëm dy dëshira, e para tani më është realizuar pra ta fillojmë nga zero dhe e dyta është ti shpejtojmë punët, që ta përfundojmë projektin para afatit.”

Ndërkohë, Masar Omeragiç theksoi se punimet po ecin sipas planit dhe se stadiumi do t’i japë Tetovës standardet moderne që i ka munguar prej dekadash. “Kisha kënaqësinë, së bashku me pronarin e grupacionit ‘Ecolog’, filantropin Lazim Destani, t’i presim tre presidentët e federatave: presidentin e FFM-së, Masar Omeragiç, presidentin e FSHF-së dhe nënkryetarin e UEFA-s, Armand Duka, si dhe presidentin e FFK-së, Agim Ademi.”

Me përfundimin e projektit, Tetova pritet të marrë vendin e merituar në hartën sportive të vendit, duke sjellë ndeshje të nivelit të lartë dhe një infrastrukturë bashkëkohore për futbollin e vendit dhe rajonit. Stadiumi i ri dhe modern i Tetovës pritet të jetë i kategorisë 4 dhe do të ketë 10.000 ulëse. /Telegrafi//

Lexuar: 25

Lajme te ngjashme

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

VLEN: Një flamur, një histori. Gëzuar 28 Nëntorin!

Lajmet e fundit

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

28 Nëntor, 2026

VLEN: Një flamur, një histori. Gëzuar 28 Nëntorin!

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.