Autor: Suad Avdiu
Nga mesi i muajit shtator ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi për uniforma të reja për policinë e rregullt. Si dizajn, ashtu edhe si mall i ri që duhet të blihet përmes një tenderi, shkruan 360 Gradë, transmeton Portalb.mk. “Do duhet të blihen uniforma për policinë për më shumë se 7.000 persona. Pse? Sepse duam t’i ribrendojmë ato, kjo, domethënë për ata që i shihni këtu, duam që nëpunësit e policisë të kenë një uniformë dinjitoze, normale, me cilësi të lartë dhe të re”, tha atëkohë Toshkovski. Një javë më vonë, më 22 shtator, Ministria e Punëve të Brendshme e shpalli…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka konfirmuar që Bekim Sali dhe Muhamed Hoxha do të jenë dy ministrat e ardhshëm të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. “Propozimi im është dërguar sot në Kuvend, ato janë Muhamed Hoxha për mjedisin jetësor dhe Bekim Sali për çështje evropian dhe zëvendëskryeministër të Qeverisë”, deklaroi Mickoski. Ai vlerësoi se ministri Azir Aliu është duke e kryer punën si duhet, ndërkohë sqaroi që në pranverë do të ketë edhe ndryshime tjera në Qeveri. Ndryshe, Izet Mexhiti, një nga liderët e koalicionit VLEN dhe kryetar aktual i Komunës së Çairit, më 28…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, vizitoi dje pasdite objektin ku është vendosur sistemi qendror “Qyteti i Sigurt” (Safe City), pas fillimit të periudhës testuese për regjistrimin automatik të kundërvajtjeve në komunikacion, njoftoi MPB. Vetëm në 12 orët e para të testimit janë regjistruar plot 65.000 shkelje, mes tyre 2.800 raste të kalimit në semafor të kuq. Përveç kësaj, sistemi ka zbuluar rreth 1.000 automjete të paregjistruara, përcjell INA. “Nuk ka tolerancë për drejtim të pakujdesshëm, qoftë në zonat urbane apo në rrugët e hapura. ‘Qyteti i Sigurt’ është një projekt që mbron jetë dhe rikthen disiplinën në komunikacion,”…
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata, kumtoi LAMM. Nga data 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026 mars. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë –…
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë të lehtë deri mesatare kryesisht nga jugu. Në mëngjes, në disa lugina do të shfaqet mjegull e lehtë. Drejt fundit të ditës dhe gjatë natës, do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -1 deri në 5, dhe maksimale do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë. Nën ndikimin e një sërë valësh ajri të lagësht, nga sot në orët e mbrëmjes do të pasojë periudhë moti kryesisht me vranësira dhe reshje lokale të herëpashershme, të cilat do të jenë…
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot njoftoi se nëse fiton zgjedhjet në kongresin e partisë, ky do të jetë mandati i fundit në krye të partisë dhe se nuk do të kërkojë ndryshimin e statutit të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “E pra, është një vazhdimësi që filloi kur u mbajt kongresi i Vallandovës. Unë zyrtarisht e mora drejtimin e partisë në fillim të vitit 2018 në një situatë shumë të vështirë dhe komplekse, në rrethana shumë të vështira dhe komplekse për Maqedoninë dhe për qytetarët në përgjithësi. Nëse mandati im i parë si kryetar i OBRM-PDUKM-së shënoi kohën e konsolidimit,…
Sot feston ditëlindjen Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari dhe i Hamëz Jasharit. Me këtë rast, nuk kanë munguar urimet për figurën e njohur të familjes Jashari. Një nga urimet ka ardhur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili përmes një postimi ka shprehur respektin dhe vlerësimin për Bacën Rifat, raporton Klankosova.tv. “Baca Rifat, urime ditëlindjen, e rrofsh sa do vetë. Të fala familjes, paç sh’netën e shtëpinë plot”, ka shkruar Ahmeti, duke i uruar shëndet të plotë.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,10 % në raport me vendimin e datës 27.11.2025. Nga data 2.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 77,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 69,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 66,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 33,963 (denarë/kilogram) Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimet shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е…
Dardan Krasniqi, kunati i ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Lajmin e ka konfirmuar Daut Haradinaj në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova. Ai gjithashtu e ka rikonfirmuar edhe informacionin për të cilin Klankosova.tv raportoi gjatë ditës, se edhe Agim Çeku tashmë është pjesë e listës së këtij subjekti politik. “Agim Çeku është në shtëpinë e vet, është ish-kryeministër i Aleancës, është lajm i madh dhe po, është lajm i vërtetë. Do të jenë edhe shumë lajme të tjera në 2-3 ditët e ardhshme. Edhe Dardan Krasniqi…
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ku të dy kanë biseduar për projektet e ardhshme dhe bashkëpunimin midis komunave. Gjatë takimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit në zbatimin e projekteve të rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës, mjedisit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve. U diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fusha si infrastruktura, kultura, sporti dhe projekte të tjera që do të përfitojnë banorët e dy komunave. Të dy kryetarët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të ndjekur qëllimet e përbashkëta për zhvillimin e rajonit.
