Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Bastisje në Shkup dhe Kumanovë për shkak të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”

5 Dhjetor, 2025

Befason Lladrovci, publikisht i kërkon PDK-së që këta persona t’i bëjnë pjesë të partisë

5 Dhjetor, 2025

Fakt interesant: Finalja e Botërorit, pushimi i pjesës së parë më i gjatë se 15 minuta

5 Dhjetor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Bastisje në Shkup dhe Kumanovë për shkak të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”
  • Befason Lladrovci, publikisht i kërkon PDK-së që këta persona t’i bëjnë pjesë të partisë
  • Fakt interesant: Finalja e Botërorit, pushimi i pjesës së parë më i gjatë se 15 minuta
  • Qyra-Mickoski, reagon nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi: Ua tërhoqën veshin, tash kërkoni falje, por paditeni nga policia
  • Mbi 2 mijë gjoba dhe 58 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet
  • Toney “e nxjerr në zbuluar” Labinot Rexhën në Prime
  • Asnjë shqiptar në këshillin për ndarjen e çmimeve “Mito Haxhi Vasiliev-Jasmin” në gazetari dhe publicistikë
  • Si janë gjobat në Maqedoninë e Veriut, shoferët duhet ti dijnë!
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 5 Dhjetor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mjeku shqiptar nga Kumanova kryen transplantin e 400-të të zemrës në Gjermani

2 Dhjetor, 2025 Maqedoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një arritje e madhe në mjekësinë gjermane mban firmën e një shqiptari. Dr. Bedri Ramadani, kardiokirurg me prejardhje nga fshati Vaksincë i Komunës së Likovës, ka realizuar transplantin e 400-të të zemrës në Klinikën Universitare të Dyseldorfit (Düsseldorf), duke shënuar një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e këtij institucioni.

Operacioni i kryer kohët e fundit vjen si kulm i një karriere mbi dy dekada në kardiokirurgji, ku dr. Ramadani njihet si një nga specialistët më të suksesshëm të zemrës në Gjermani.

Prej Kumanovës deri në zemrën e Evropës

Dr. Ramadani i kreu studimet e para në Kumanovë, ndërsa fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Rijekës, Kroaci. Karrierën e tij e vazhdoi në Gjermani, ku në vitin 2005 përfundoi specializimin në kardiokirurgji.

Ai ka punuar për vite me radhë në Qendrën e Sëmundjeve të Zemrës në Duisburg dhe më pas u transferua në Klinikën Universitare të Dyseldorfit, ku vazhdon të jetë pjesë e ekipit elitar të kardiokirurgëve.

Mbi 7.000 operacione të kryera

Gjatë karrierës së tij, dr. Ramadani ka realizuar:
• mbi 7.000 operacione në zemër,
• rreth 80 transplante të zemrës,
• dhjetëra ndërhyrje të avancuara që e bëjnë atë një ndër kardiokirurgët më me ndikim në Gjermani.

Transplanti i 400-të i kryer në Dyseldorf konsiderohet një sukses i madh mjekësor dhe organizativ, ndërsa pjesëmarrja e dr. Ramadanit në këtë moment historik është vlerësuar lart në qarqet mjekësore gjermane.

Nuk harron rrënjët

Pavarësisht suksesit ndërkombëtar, dr. Ramadani ka mbetur i lidhur ngushtë me vendlindjen. Ai njihet për ndihmën dhe përkrahjen që u jep shqiptarëve, si në Gjermani ashtu edhe në rajonin e Kumanovës, duke ofruar konsulta, udhëzime mjekësore dhe mbështetje humane sa herë i kanë nevojë.

Ky sukses i një mjeku shqiptar tregon edhe një herë potencialin dhe kontributin e profesionistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Lexuar: 165

Lajme të ngjashme

Bastisje në Shkup dhe Kumanovë për shkak të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”

Qyra-Mickoski, reagon nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi: Ua tërhoqën veshin, tash kërkoni falje, por paditeni nga policia

Asnjë shqiptar në këshillin për ndarjen e çmimeve “Mito Haxhi Vasiliev-Jasmin” në gazetari dhe publicistikë

Si janë gjobat në Maqedoninë e Veriut, shoferët duhet ti dijnë!

Një 19-vjeçar gjendet i vdekur në Ognjancë të Shkupit

Shkupi 1911 – Pishtari i Pashuar i Kombit Shqiptar

showbiz

Toney “e nxjerr në zbuluar” Labinot Rexhën në Prime

Showbiz 5 Dhjetor, 2025

Mbrëmja e sotme në Prime-in e BBVK solli një moment të papritur, teksa Toney bëri…

Selvija bën dedikimin prekës për Shpatin, zbulon dhimbjen që po e ndjen

Showbiz 5 Dhjetor, 2025

Janë bërë disa ditë që kur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi u nda papritmas…

Pas humbjes së Shpatit, familja falënderon të gjithë për solidaritetin

Showbiz 4 Dhjetor, 2025

Me datë 26 nëntor, këngëtari i shumë hiteve, Shpat Kasapi ndërroi jetë. Miq, familjar e…

Pas humbjes së Shpatit, familja falënderon të gjithë për solidaritetin

Showbiz 4 Dhjetor, 2025

Me datë 26 nëntor, këngëtari i shumë hiteve, Shpat Kasapi ndërroi jetë. Miq, familjar e…

Horoskopi sot

Showbiz 4 Dhjetor, 2025

Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot marrëdhëniet tuaja romantike mund të…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.