Autor: Suad Avdiu
PROF. DR. ARBEN MALAJ Çdo vend që synon zhvillim të qëndrueshëm, integrim europian dhe standarde moderne qeverisjeje ka një detyrim të panegociueshëm: respektimin e rregullave, transparencën e plotë dhe menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike. Shqipëria nuk mund të jetë përjashtim. Përkundrazi, për shkak të dobësive institucionale, historikut të abuzimeve dhe mosbesimit të qytetarëve, ne kemi edhe më shumë arsye të jemi rigorozë dhe të kujdesshëm në çdo hap që lidhet me financat e shtetit. Pikërisht për këtë arsye, nisma e qeverisë për të miratuar të ashtuquajturën “paqja fiskale”, një falje masive e detyrimeve të papaguara për një periudhë gati…
Në kuadër të fushatës globale “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, Qendra për të Drejtat e Grave “Etika” ka ndërmarrë një aksion simbolik në qytetin e Gostivarit, duke ngjyrosur monumentin “Gostivari” me ngjyrë portokalli – ngjyra ndërkombëtare e fushatës për ndërgjegjësim dhe kundërshtim ndaj dhunës ndaj grave dhe vajzave. Nga organizata “Etika” theksojnë se ky gjest simbolik ka për qëllim të dërgojë mesazhin e unitetit dhe forcës kundër çdo forme të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. “Në kuadër të fushatës globale 16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës në familje dhe dhunë në bazë gjinore, edhe Gostivari i bashkohet thirrjes…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ka shkruar se kjo ditë nuk është vetëm simbol por një kujtesë serioze se e ardhmja e vendit varet nga aftësia për të ndërtuar institucione të pastra me integritet dhe me llogaridhënie, përcjell Alfax.mk “Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, kujtojmë që kjo ditë nuk është vetëm simbol, por një kujtesë serioze se e ardhmja e një vendi varet nga aftësia e tij për të ndërtuar institucione të pastra, me integritet dhe me llogaridhënie. Të mos harrojmë se korrupsioni as nuk luftohet i vetëm dhe as vetëm me ligje. Ai luftohet…
Shkup, 9 dhjetor – Deputeti i ASH-Taravari, Halil Snopçe tha se duhet bërë ndryshimet kushtetuese dhe të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, që siç tha, me ndryshimet kushtetuese hapen edhe shtigjet e perspektivës. Snopçe tha se duhet bërë hapi i parë, gjë që sipas tij, Maqedonia nuk po e bën. “Bëni ndryshimet kushtetuese, nisi negociatat dhe më pas hapen shtigjet e perspektivës. Më pas nëse konstaton se mund të ketë kushtëzime të tjera dhe presione të tjera, mund të heqësh dorë. Mos i hap kapitujt e tjera, por këto nuk e bëjnë hapin e parë”, tha Snopçe./TV21/
Moti sot në orët e mëngjesit do të shoqërohet me paraqitjen e mjegullës në lugina. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell dhe i qetë, përveç në pjesët juglindore ku do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimor, njoftoi DPHM. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 9 deri 15 gradë. Në Shkup, në mëngjes në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës së lehtë. Gjatë ditës mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë veriore.…
Ne nje reagim, pas doreheqjes se kreut te deritanishem te Alternativës (AAA) z.Zeqirja Ibrahimi, perfaqesuesi i larte te Levizjes Arbëria, Bekim Fazliu në facebook ka shkruar: “Akti i z. Zeqirija Ibrahimit përbën një shembull të lartë përgjegjësie dhe urtësie politike. Tërheqja e tij, edhe pas një rezultati fitues, dëshmon një kulturë të re politike të avancuar dhe vullnet për t’i hapur rrugë të tjerëve në ndarjen e përgjegjësive. Ky është një veprim që meriton vlerësim të posaçëm. Kryetarit të ri të Alternativës, mikut tim z. Bekim Sali, i uroj shumë suksese në përgjegjësinë e re!”
Deputeti dhe tani më kryetari i Alternativës, Bekim Sali, ka falënderuar Zeqirija Ibrahimin për gjithë kontributin e tij duke thënë se dorëheqja e tij, e dhënë me maturi dhe me fisnikëri të rrallë, është dëshmi e kulturës së tij politike. “Të nderuar anëtarë të Alternativës dhe të VLEN-it, I dashur profesor Zeqirija Ibrahimi, I nderuari kryetar ynë i derisotëm, miku im i çmuar, Sonte, duke e pranuar me nder dhe përgjegjësi detyrën që më është besuar, dua të them publikisht se shembulli i mikut tim Zeqirija i lidershipit, integritetit dhe përkushtimit do të mbetet gurthemeli mbi të cilin do të…
Sonte, në mbledhjen e Kuvendit Qendror të Alternativës, kryetari Zeqirija Ibrahimi, e ka ofruar dorëheqjen nga pozita e kryetarit të partisë dhe ky organ i partisë e ka pranuar këtë dorëheqje. Arsyet e kësaj dorëheqjeje ai i ka elaboruar para kuvendarëve në mbledhje, por edhe publikisht në profilin e tij në Facebook. Sipas tij, kjo dorëheqje vjen vetëm për shkak të bindjeve të tij politike, duke konsideruar se sot VLEN-it i duhet një projekt i ri politik, një vizion i ri, një kauzë e re politike, por edhe një lidership i ri, për çka ai mendon se nuk mund të…
Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër njoftoi sot se pardje pasdite në ish-serrat e vendosura në rrugën “Brigada sulmuese maqedonase 1” në Ohër është gjetur trupi i pajetë i një personi mashkull. “Më 06.12.2025 në orën 16:20, në ish-serrat në rrugën “Brigada sulmuese maqedonase 1″, është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli”. “Pas masave të marra, dje është përcaktuar se bëhet fjalë për Z.T. (57) nga Ohri, i cili më 04.12.2025 në orën 18:25, është raportuar në SPB Ohër se është larguar nga shtëpia familjare”. “Me urdhër të prokurorit publik, sot do të kryhet autopsia mbi trupin”, thonë…
Aleanca për Shqiptarët-krahu i Selës ka njoftuar se me 27 dhjetor do të mbahet Kuvendi i partisë. Siç thuhet në njoftim, në këtë Kuvend do të diskutohet për riorganizimin e strukturave dhe organeve të partisë dhe politikat partiake . “Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, ku u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe hapat e mëtejmë në drejtim të strukturimit të organeve, anëtarët e Kryesisë votuan unanimisht vendimin për thirjen e Kuvendit të partisë. Kuvendi do të mbahet më 27 Dhjetor dhe në të do të diskutohet për riorganizimin e strukturave dhe organeve të partisë,…
