Autor: Suad Avdiu
Një burrë dyzet e katër vjeçar nga Kumanova u ndalua dje pasdite pasi policia e “kapi” duke drejtuar mbi 100 kilometra në orë në një zonë të populluar. – Më 08.12.2025 në orën 14:20 në fshatin Dobroshanë, Kumanovë, oficerët e policisë së Departamentit të Punëve të Brendshme të Kumanovës e privuan nga liria V.N. (44) nga Kumanova, njofton Departamenti i Punëve të Brendshme. Siç sqaroi policia e Kumanovës, gjatë një kontrolli të trafikut me radar, oficerët e policisë përcaktuan se ai po drejtonte një automjet pasagjerësh “Citroen” me targa të Kumanovës me një shpejtësi prej 104 kilometrash në orë në…
Kompania “Link Media Plus” është zgjedhur për të realizuar dekorimin e Shkupit për Vitin e Ri. Oferta e saj ishte e vetmja në tenderin e shpallur nga autoritetet e qytetit, të cilat për zbukurimin e zonës qendrore dhe bulevardëve kryesorë do të paguajnë 3.260.000 denarë, ose rreth 53.000 euro. Pas dorëzimit të garancisë bankare nga kompania, do të nënshkruhet kontrata. Kompania “Link Media Plus” këtë vit ka fituar gjithashtu tenderët për dekorimin në Komunën Qendër të Shkupit dhe në Komunën e Shtipit. Sipas sistemit të prokurimeve publike, kompania ka punuar edhe në mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare të Administratës së Policisë…
Një burrë pesëdhjetë e gjashtë vjeçar nga rajoni i Kumanovës u ndalua dje pasi policia gjeti një armë dhe fishekë në shtëpinë e tij. – Më 08.12.2025 në orën 10:00, oficerët e policisë së Departamentit të Policisë së Kumanovës arrestuan M.A. (56) nga fshati Çerkezë, rajoni i Kumanovës, njofton Ministria e Brendshme. Siç shton Ministria e Brendshme, gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë me kornizë që përmbante shtatë fishekë. – Ai është ndaluar në një stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar në lidhje me tekstet që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e tetë, në të cilin kishte informacione të pasakta. Nga BDI thonë se ky libër është futur në përdorim gjatë vitit shkollor 2025 dhe përmban formulime që shtrembërojnë realitetin historik dhe politik të Kosovës. “BDI shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e VII-të, botuar nga shtëpia botuese “Trimaks”, Shkup, dhe miratuar nga Komisioni Kombëtar për tekste shkollore më 5 gusht 2025. Ky libër është futur në përdorim gjatë vitit…
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, VLEN kujton se kjo nuk është një ditë formale për deklarata boshe, por një alarm i fortë për një sëmundje që ka gërryer themelet e shtetit për vite me radhë. Korrupsioni nuk është thjesht shkelje ligjore, është tradhti ndaj qytetarëve, vjedhje e së ardhmes dhe shkatërrim i besimit publik. Ai nuk luftohet me fjalë, as me dokumente për sy e faqe. Luftohet me vendime të guximshme, me njerëz të pastër dhe me refuzim të kompromisit me të keqen, dhe këtë po e bëjmë. Shteti nuk pastrohet me deklarata, por me karakter. Institucionet nuk…
Shkruan: Naser Pajaziti Haxha Isuf Asllani, shqiptari nga Kumanova, i njohur si heroi i Sarajevës, është një emër që ditëve të fundit e kam hasur në rrjetet sociale dhe mediat boshnjake. Haxha, që njihej si Hadžo Isuf Aslani, por edhe me nofkën “Shok” mes boshnjakëve, konsiderohej si luftëtari legjendë i pamposhtur gjatë luftës së viteve 92-95. Kumanovari kishte ardhur në Sarajevë në fund të viteve ’80 për të punuar në punë të ndryshme. Lufta e gjeti aty, në Sarajevën nën shtetrrethimin serb. Ai iu përgjigj menjëherë thirrjes së Armatës së Bosnjë-Hercegovinës, duke u shquar shpejt si diversanti i famshëm i…
Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit amerikan të Vermontit, gjeneral-major Gregory Knight, nga sot deri më 11 dhjetor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë, përcjell TV21. Mëngjesin e sotëm ai u prit nga kryeministri Hristijan Mickoski. “Pata një takim me Komandantin e Gardës Kombëtare të shtetit amerikan të Vermontit, gjeneral-major Gregory Knight. Gjatë bisedës u fokusuam në thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve tona, veçanërisht në fushat e trajnimit, shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes në ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse moderne dhe efikase”, shkroi kryeministri Mickoski. Gjatë qëndrimit të tij, sipas agjendës, është parashikuar edhe takim me presidenten e…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka reaguar pas dorëheqjes së Zeqirija Ibrahimit nga posti i kryetarit të Alternativës. Gashi thotë se integriteti, përkushtimi dhe vizioni i tij kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë të rëndësishme në forcimin e partisë dhe në avancimin e vlerave për të cilat angazhohemi. “Shpreh mirënjohjen më të thellë për mikun tim të çmuar, Kryetarin e deritanishëm të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, për kontributin e jashtëzakonshëm dhe mbështetjen e pakrahasueshme ndër vite. Integriteti, përkushtimi dhe vizioni i tij kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë të rëndësishme në forcimin e partisë dhe në avancimin e vlerave…
Herët në mëngjes, në orën 1:23 të mëngjesit, një tërmet i dobët u regjistrua në pjesën perëndimore të vendit, më saktësisht në afërsi të Kërçovës, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC), transmeton Portalb.mk. Tërmeti kishte magnitudë prej 2 ballë sipas shkallës Rihter dhe thellësi prej 15 kilometrash. Sipas EMSC, epiqendra ndodhej 15 kilometra në jugperëndim të Kërçovës. Deri më tani, nuk janë raportuar dëme materiale apo pasoja të tjera të tërmetit. Tërmeti është regjistruar edhe nga Instituti i Shkencave Gjeologjike në Tiranë, sipas informacionit të të cilit, epiqendra është në Komunën e Debërcës.
Një njëzet e shtatë vjeçar nga fshati Rramanli në rajonin e Kumanovës u ndalua dje, i njëjti kërkohej me urdhër arrest për të për të vuajtur dënimin me burg. “Më 08.12.2025 në orën 05.30, zyrtarët policorë në SPB Kumanovë e privuan nga liria S.Sh (27) nga fshati Rramanli, rajoni i Kumanovës”. “Ai kërkohej me urdhër arresti pas vendimit gjyqësor për të vuajtur dënimin me burg prej një viti e shtatë muajsh për një krim të kryer sipas nenit 215 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë”. “S.Sh. u dërgua në institucionin ndëshkues dhe korrektues Kshanje për të vuajtur dënimin e…
