Autor: Suad Avdiu

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në protestën që u organizua në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se procesi në Hagë duhet të marrë epilog të pafajësisë, pasi siç shtoi, “të gjithë ata që ndodhen prapa grilave akuzohen për vepra të pabëra”, përcjell TV21. Ahmeti tha se UÇK-ja nuk ka qenë kundër asnjë populli e as nuk ia ka mohuar lirinë të tjerëve, por ka kërkuar liri për popullin e saj. “Ne kemi dashur lirinë, por jo duke ua mohuar lirinë popujve të tjerë. Ushtria jonë nuk ka qenë kundër as një populli e as popullit serb. Demonstrata…

Read More

Nga 10 dhjetori Australia u bë vendi i parë në botë që prezantoi ndalesën për përdorimin e mediave sociale për personat nën 16 vjet. Ligji i ri parasheh bllokimin e qasjes në platformat si Facebok, Instagram, Snapchat, ТikTok, X, YouTube dhe Reddit, ndërsa aplikacionet e mesazheve si WhatsApp për momentin mbeten të disponueshme, transmeton Dojçe Vele (DW). Çfarë mendon RMV-ja për modelin australian? Maqedonia për momentin nuk po planifikon ndalesa radikale si modeli australian, por çështja po shqyrtohet, konfirmoi ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski. “Çdo ndalesë ka dy efekte. Nëse nuk arrini ta zbatoni deri në fund, disa do…

Read More

Një tubim protestues do të mbahet sot në Shkup, në shenjë solidariteti me ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë. Organizator i protestës është Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila ka bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare dhe paqësore. Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 13:00, në sheshin “Skënderbeu”, dhe pritet të mbledhë mbështetës nga Shkupi dhe trevat përreth. Protesta ka marrë përkrahje publike edhe nga përfaqësues të rëndësishëm politikë shqiptarë në rajon. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ftuar qytetarët që të…

Read More

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Në orët e mëngjesit, në disa lugina lumenjsh do të shfaqet mjegull, e cila do të zvogëlohet gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 9 deri në 15 gradë. Në Shkup, në disa pjesë të luginës do të shfaqet mjegull në mëngjes. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të lehta…

Read More

Analistë e figura politike bëjnë thirrje për një tubim paqësor, gjithëpërfshirës dhe larg ndikimeve partiake, ndërsa kritikojnë edhe abstenimin apo mospjesëmarrjen në protesta  partive politike shqiptare që janë në pushtet në Shkup dhe Prishtinë Ersan PAJAZITI Shkup, 12 dhjetor – Protesta në Shkup, organizuar nga kategoritë e dala nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për të mbështetur krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë dhe për të shprehur qëndrimin kundër Gjykatës Speciale, pritet që nesër të bashkojë të gjithë shqiptarët. Analistë të njohur dhe përfaqësues të Organizatave të Luftës theksojnë se tubimi do të jetë paqësor, gjithëpërfshirës dhe me karakter thellësisht kombëtar,…

Read More

Problemet me sms porositë e gabuara që lidhen me paralajmërimet për shkelje të evidentuara nga sistemi “Qytet i Sigurt” së shpejti pritet ti përkasin së kaluarës. Ministria e Punëve të Brendshme, njofton se së shpejti do të fillojë funksionimi i një aplikacioni mobil, ku qytetarët, me profile të tyre, do të kenë mundësi të kontrollojnë dhe përmirësojnë të dhënat që janë lënë për automjetin e tyre si dhe historikun e kundërvajtjeve të kryera. “Së shpejti pritet të fillojë funksionimi i një aplikacioni mobil, i cili do të jetë i qasshëm në Google Store, App Store, si dhe online. Në këtë…

Read More

Këshilli i qytetit nuk po mund të zgjedhë kryetar, pasi asnjë parti nuk e ka shumicë. Ka mospajtime mes këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, ndërsa LSDM dhe AKI-ja thonë se pazaret partiake qëndrojnë pas kësaj bllokade, nga e cila po pësojnë qytetarët Strugë, 12 dhjetor – Pas më shumë se një muaji nga zgjedhja e kryetarit të qytetit dhe pothuajse dy muaj nga zgjedhja e Këshillit të ri komunal, në Strugë nuk po mund të konsolidohet pushteti lokal. Kryeministri maqedonas, njëherësh udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vuri në dyshim mbështetjen për kryetarin Mendi Qyra, duke thënë se ai la një…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar buxhetin e vitit 2026 pas një muaji diskutimesh në komisionet parlamentare, me 81 vota pro dhe 16 kundër, në një seancë që u mbyll pas mesnatës. Gjatë shqyrtimit u paraqitën dhjetëra amendamentime nga deputetët për rritje fondesh në projekte të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk mori miratimin e shumicës. Ministrja e Ekonomisë deklaroi se amendamentet e propozuara nga opozita, të cilat kapnin shifrën 278.9 miliardë lekë, tejkalonin 10% të PBB-së dhe do të cenonin objektivat e konsolidimit fiskal. Në buxhet u përfshinë vetëm kërkesat e institucioneve të miratuara më herët në komisione, ku 12…

Read More

Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Prilep kundër D.K. në cilësinë e tij si zyrtar në ISHP Spitalin e Përgjithshëm me juridiksion të zgjeruar “Borka Taleski” Prilep për shkak të ekzistencës së dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “përvetësim në shërbim” nga neni 354, paragrafi 3, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, raporton SHENJA. “I denoncuari në cilësinë e personit zyrtar, i punësuar në vendin e punës nëpunës i pavarur – kryearkëtar në Departamentin për operacione materiale dhe financiare në Sektorin për punë materiale dhe financiare…

Read More

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, në emisionin “ZË”, tek gazeta “Lajm” dhe “Lajm TV”, deklaroi se pagat e mësimdhënësve aktualisht janë në nivelin mesatar të pagave në shtet, por se rritja e tyre është e domosdoshme. Sipas tij, qeveria aktuale tashmë ka planifikuar rritje edhe për vitin e ardhshëm dhe në vitet e mbetura të mandatit qeverisës. “Ata që janë sot mësimdhënës janë tek mesatarja e pagave që janë në nivel shteti. A ka nevoj që të rriten, sigurisht që po, edhe ne pra qeveria e fundit që është tani kem bërë rrijten dhe është planifikimi edhe në…

Read More