Autor: Suad Avdiu

Ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri – Hoxha, ka reaguar ndaj protestës së sotme të mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, duke e cilësuar atë si të zbrazët. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha thekson se UÇK-ja nuk përfaqësohet nga emra apo struktura formale, por nga komandantët, ushtarët, përkrahësit dhe populli. Sipas tij, “kjo është UÇK-ja”. Ai vë në pah kontrastin mes realitetit të shumë ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët, sipas tij, përballen çdo ditë me vështirësi për të siguruar kafshatën e bukës për fëmijët e tyre. “Sa e sa ushtarë të UÇK-së përballen çdo ditë me vështirësi për të…

Read More

Një grup qytetarësh nga Kumanova, të cilët ishin nisur për të marrë pjesë në protestën paqësore në mbrojtje të krerëve të UÇK-së në Shkup, janë ndaluar sot nga policia në pikëpagesën e Miladinovcit. Sipas informatave nga terreni, ndalimi ka ndodhur teksa protestuesit po udhëtonin drejt kryeqytetit për protestën e paralajmëruar në orën 13:00. Automjetet e tyre janë ndalur pa ndonjë sqarim zyrtar, ndërsa qytetarëve u është pamundësuar vazhdimi i rrugës drejt vendit të protestës. Protestuesit shprehen të revoltuar ndaj këtij veprimi, duke theksuar se nuk u është dhënë asnjë arsye e qartë dhe as bazë ligjore për ndalimin. Sipas tyre,…

Read More

Gostivar – Ka ndërruar jetë dr. Ferid Sadiku, kardiologu i parë i Gostivarit, një nga figurat më të respektuara të mjekësisë dhe jetës qytetare në këtë qytet. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Arben Taravari, i cili në një mesazh prekës vlerësoi kontributin dhe personalitetin e dr. Sadikut. Sipas tij, dr. Ferid Sadiku ishte një mjek dhe njeri i jashtëzakonshëm, që gjatë veprimtarisë së tij profesionale ka ndihmuar mijëra qytetarë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në shëndetësinë lokale. Në vitin 2021, dr. Ferid Sadiku u shpall Qytetar Nderi i Gostivarit, si vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme ka zbardhur rrahjen brutale të djeshme të nxënësve nga shkolla fillore “Dituria” në Saraj. Siç njoftojnë nga MPB, dje në ora 12:00 është denoncuar se gjashtë nxënës filloristë kanë rrahur dy nxënës të tjerë të klasës së nëntë. Ministria e Brendshme ka realizuar intervistë zyrtare me prindërit e fëmijëve të rrahur dhe të sulmuesve. Tek njëri prej të sulmuarve janë konstatuar lëndime të rënda trupore derisa tek nxënësi tjetër janë konstatuar lëndime më të lehta. Policia ka identifikuar nxënësit që kanë sulmuar të cilët janë të moshës 13 deri 15 vjeç. Është njoftuar dhe Prokuroria…

Read More

Një qytetar nga Zajazi ka ardhur për t’iu bashkuar protestës që po mbahet në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Në një prononcim për Klan Kosova, qytetari tha se ka ardhur nga Zajazi për të marrë pjesë në protestë dhe se shpreson që ata të lirohen sa më shpejt. Gjatë fjalës së tij, ai u përlot teksa fliste për ta. Nga minuta e 7:10

Read More

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet të merr fund, pasi lufta çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë dhe e domosdoshme për lirinë e popullit shqiptar. Limaj nga sheshi “Skënderbeu” në Shkup, kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, duke shpresuar se kjo është protesta e fundit që po mbahet për kërkimin e drejtësisë dhe lirimit të tyre. “Projekti i lirisë së Kosovës ka qenë i domosdoshëm, ata burra atje kanë qenë të çlirimit të Kosovës.. Mesazhi është sikur çdo tubime tjera, kërkesa për drejtësi, për kthimin e atyre burrave në…

Read More

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka dalë në përkrahje të protestës së sotme të organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Shkup për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Çitaku, në një deklaratë për Klan Kosova, ka theksuar se ka marrë pjesë në këtë ngjarje jo si zyrtare politike, por si shqiptare që mbështet ish-luftëtarët e UÇK-së. “Jemi këtu si jo si zyrtar politik e partiak, por si shqiptar. Në mungesë të një mbështetje institucionale, liderët e luftës çlirimtare, kanë fituar zemrat e të gjithë shqiptarëve anekënd. Lutemi dhe besojmë që kjo të…

Read More

Ka nisur protesta e thirrur në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë. “Drejtësi për çlirimtarët” është slogani kryesor i protestës. Qindra mijëra mbështetës janë bërë bashkë në Shkup, ndërsa brohorasin “UÇK”. Berat Hajdari, ish-luftëtar i UÇK-së, në fjalën e tij në këtë protestë ka bërë thirrje për mbështetje masive të ish-luftëtarëve. “Sot jemi bërë bashkë këtu, për një kauzë që na dhemb, prek zemrën, historinë dhe identitetin. Por mbi të gjitha na bashkon për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët. Nuk jemi për të kundërshtuar ligjin, por t’i kujtojmë botës se historia nuk guxon të shtrembërohet.…

Read More

Një delegacion i Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska, së bashku me ekipin nga Sektori i Naftës dhe Gazit i Ministrisë dhe drejtuesit e Nomagas, MEMO dhe MEPSO, qëndruan në Beograd me ftesë të ministres serbe të Minierave dhe Energjetikës Dubravka Handanoviq Gjuroviç. Fokusi kryesor i vizitës ishte zbatimi i përshpejtuar i interkonektorit të gazit midis Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë – projekt me rëndësi strategjike për lidhjen rajonale dhe sigurinë energjetike afatgjate. Siç informon Ministria e Energjetikës, në takimin e punës u shqyrtuan hapat kryesorë teknikë, financiarë dhe institucionalë të…

Read More

Në fjalimin e saj emocionues gjatë protestës së organizuar në Shkup, Shqipdona Mazari, vajza e Komandant Strugës, theksoi rëndësinë historike dhe ndihmën e madhe që Ushtria Çlirimtare e Kosovës i ka dhënë popullit shqiptar. Ajo nënvizoi se UÇK-ja nuk ishte një ushtri pushtuese, por një forcë çlirimtare që u ngrit për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Në fjalën e saj, Shqipdona Mazari theksoi se UÇK-ja ishte përgjigjja e një populli që kurrë nuk e pranoi zhdukjen dhe që asnjëherë nuk u pajtua me nënshtrimin, duke zgjedhur rezistencën dhe luftën për liri.

Read More