Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Shkarravitet tabela e shoqatës serbe në Kumanovë

28 Korrik, 2026

Mickoski: Nuk do të lejoj ndryshime kushtetuese të tilla siç kërkon Bullgaria

28 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

28 Korrik, 2026

Sulejmani: Ligji i ri për arsimin e lartë sjell më shumë cilësi, arsim dual dhe programe moderne

27 Korrik, 2026

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë

27 Korrik, 2026

Sali: U konfirmua mbështetja e Spanjës për perspektivën evropiane të vendit

27 Korrik, 2026

Mijëra euro qarkullim në sezonë, ATK i vë në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

27 Korrik, 2026

Dizeli prej sonte shtrenjtohet me 4,5 denarë, rriten edhe çmimet e benzinave

27 Korrik, 2026

Toshkovski: Në kushte paqeje, sistemet e ujësjellësit nuk duhet të sigurohen nga Ushtria e Policia!

27 Korrik, 2026

Daut Haradinaj nuk sheh zgjidhje, por sërish kërkon zgjedhje

27 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 28 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kuvendi i Shqipërisë miraton buxhetin për 2026-në, 8.8 miliardë euro

Suad AvdiuBy Suad Avdiu12 Dhjetor, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar buxhetin e vitit 2026 pas një muaji diskutimesh në komisionet parlamentare, me 81 vota pro dhe 16 kundër, në një seancë që u mbyll pas mesnatës.

Gjatë shqyrtimit u paraqitën dhjetëra amendamentime nga deputetët për rritje fondesh në projekte të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk mori miratimin e shumicës.

Ministrja e Ekonomisë deklaroi se amendamentet e propozuara nga opozita, të cilat kapnin shifrën 278.9 miliardë lekë, tejkalonin 10% të PBB-së dhe do të cenonin objektivat e konsolidimit fiskal. Në buxhet u përfshinë vetëm kërkesat e institucioneve të miratuara më herët në komisione, ku 12 prej tyre përfitojnë 504.9 milionë lekë shtesë, kryesisht në sektorin e drejtësisë.

Në total, rreth 886.7 miliardë lekë, ose 8.8 miliardë euro, do të vihen në dispozicion për shërbimet shëndetësore, pagat, mbështetjen sociale, pensionet, arsimin, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë dhe sigurinë, në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s, raporton euronews.al.

Vitin e ardhshëm parashikohet të zbatohet formula e re e rritjes së pensioneve, e cila do të përfshijë bonuse mujore.

Për këto bono janë planifikuar 100 milionë euro, ndërsa 16.5 milionë euro do të përdoren për indeksim. Buxheti parashikon gjithashtu rritjen e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë dhe indeksimin me 2.5% të pagave në administratën publike.

Investimet publike për vitin 2026 pritet të arrijnë në rreth 1.8 miliardë euro, nga 1.6 miliardë euro këtë vit. Ndërkohë, 13.5 miliardë lekë janë parashikuar për kompensimin e medikamenteve dhe 1.5 miliardë lekë për barnat onkologjike.

Të ardhurat buxhetore janë planifikuar të rriten në 8.2 miliardë euro nga 7.7 miliardë euro aktualisht, të ndikuara nga rritja ekonomike, turizmi dhe administrimi fiskal. Borxhi publik për vitin 2026 pritet të arrijë në 14.9 miliardë euro. Rritja ekonomike parashikohet të jetë 4%, e mbështetur kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi.

Ministria e Shëndetësisë mban buxhetin më të madh, me 82.2 miliardë lekë për të gjitha hallkat e sistemit shëndetësor. Më tej renditet Ministria e Infrastrukturës me 77.2 miliardë lekë, prej të cilave mbi 35 miliardë lekë shkojnë për transportin rrugor. Ministria e Arsimit përfiton 64.8 miliardë lekë për sistemin arsimor, tekstet falas dhe transportin falas për nxënës e mësues. Ministria e Mbrojtjes do të ketë në dispozicion 58.9 miliardë lekë, me një rritje prej gati 10 miliardë lekësh krahasuar me këtë vit. Ministria e Ekonomisë përfiton 41.7 miliardë lekë, ndërsa ajo e Brendshme 35.7 miliardë lekë.

Sektori i bujqësisë vijon të jetë i nënfinancuar, pasi Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka në dispozicion 16.2 miliardë lekë, nga të cilat vetëm 7.6 miliardë lekë janë destinuar për skemat e mbështetjes për fermerët.

Lexuar: 10

Lajme te ngjashme

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë

Mijëra euro qarkullim në sezonë, ATK i vë në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

Daut Haradinaj nuk sheh zgjidhje, por sërish kërkon zgjedhje

Mërgimtarë, mos e lini Luginën vetëm! Bizneset e Preshevës e Bujanocit kanë nevojë për ju!

Një vajzë dhe një djalë i mitur nga Maqedonia e Veriut u kapën duke kaluar ilegalisht kufirin

Vuçiq i gënjen oficerët e rinj serbë: Kosova është e Serbisë edhe me Kushtetutë edhe me të drejtën e Zotit

Lajmet e fundit

Shkarravitet tabela e shoqatës serbe në Kumanovë

28 Korrik, 2026

Mickoski: Nuk do të lejoj ndryshime kushtetuese të tilla siç kërkon Bullgaria

28 Korrik, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

28 Korrik, 2026

Sulejmani: Ligji i ri për arsimin e lartë sjell më shumë cilësi, arsim dual dhe programe moderne

27 Korrik, 2026

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë

27 Korrik, 2026

Sali: U konfirmua mbështetja e Spanjës për perspektivën evropiane të vendit

27 Korrik, 2026

Mijëra euro qarkullim në sezonë, ATK i vë në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

27 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.