Autor: Suad Avdiu

Komisionari i Policisë së New South Wales, Mal Lanyon, ka thënë se dy personat prapa sulmit në një plazh në Sidnei ishin baba e bir. Një 50-vjeçar është qëlluar për vdekje në vendin e ngjarjes, ndërsa i biri i tij i moshës 24-vjeçare gjendet në spital në gjendje kritike. Në sulmin në plazhin Bondi në një festë hebraike janë vrarë të paktën 15 persona. Lanyon ka thënë se 50-vjeçare kishte armë me leje dhe i kishte gjashtë armë të regjistruara në emrin e tij. Besohet se ato armë u përdorën në sulm. Viktimat janë të moshave nga 10 deri 87-vjeçare.…

Read More

Policia njoftoi se trupi i djegur i një mashkulli u gjet pas një zjarri që shpërtheu në një fabrikë në zonën e Gazi Babës. Më 13.12.2025 në orën 21:29, Shërbimi i Sigurisë Publike Shkupi raportoi se një zjarr kishte shpërthyer në dy depo, në pronësi të M.R. (46), pranë një fabrike në zonën e Gazi Babës të Shkupit, të cilën ai ua kishte dhënë me qira personave tjerë. Një ekip nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit shuajti zjarrin. Sot (14.12.2025), gjatë inspektimit, në njërën nga ndërtesat, e cila ishte marrë me qira nga M.A. nga Shkupi, u gjet trupi i…

Read More

Më 13 dhe 14 dhjetor 2025, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë, në bashkëpunim me inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati Shtetëror i Punës, kanë kryer kontrolle në katër objekte hotelierike në territorin e Kumanovës. Gjatë kontrolleve, janë identifikuar gjithsej 74 persona, ndërsa në dy objekte janë gjetur të mitur pas orës 24:00. Në njërin nga objektet, nga liria është privuar S.V. (45), e cila e kishte marrë me qira hapësirën, pasi janë gjetur 14 të mitur, prej të cilëve njëri ishte nën ndikimin e alkoolit dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale Liberale “Quo Vadis Europa 2025?”, e mbajtur në Shkup, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve liberalë nga Bashkimi Europian dhe rajoni. “Në fjalën time shpreha mirënjohje për mbështetjen e deritanishme ndaj aspiratave europiane të vendit dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të këtij angazhimi, në mënyrë që vlerat politike, kulturore, ekonomike dhe liberale të BE-së të përfshijnë edhe vendin tonë. “Në mesin e liberalëve, sot po qëndron një politikan i qendrës së djathtë. Ka të tjerë edhe në shtigjet e së majtës. Megjithatë, ka diçka që na bashkon të…

Read More

Më 13 dhe 14 dhjetor 2025, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë, në bashkëpunim me inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati Shtetëror i Punës, kanë kryer kontrolle në katër objekte hotelierike në territorin e Kumanovës. Gjatë kontrolleve, janë identifikuar gjithsej 74 persona, ndërsa në dy objekte janë gjetur të mitur pas orës 24:00. Në njërin nga objektet, nga liria është privuar S.V. (45), e cila e kishte marrë me qira hapësirën, pasi janë gjetur 14 të mitur, prej të cilëve njëri ishte nën ndikimin e alkoolit dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim…

Read More

Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë brenda kompleksit industrial “Makstil” në Shkup. Mbrëmë zjarri përfshiu zonën e kompleksit industrial “Makstil”, ku u dogj plotësisht një magazinë që përdorej për përpunimin e drurit, Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të ekipeve të Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, zjarri u vu nën kontroll dhe nuk u përhap në objektet e tjera të kompleksit. Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar, as për shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Në terren ndërhynë disa ekipe zjarrfikëse, të cilat u angazhuan për të frenuar flakët…

Read More

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në pikën kufitare Qafë Thanë, kanë ndaluar importin e mbi 26 tonëve kofsha pule të ngrira pa kockë, për shkak të mosplotësimit të kushteve për import, përcjell INA. Ngarkesa me 2.167 paketime nga 12 kilogramë mish pule të ngrirë, pas Vendimit për ndalim importi të marrë nga veterinerët zyrtarë të AUV-së, është kthyer në vendin eksportues – Brazil. Ndalimi i importit është shqiptuar pasi ngarkesa ka qenë në kundërshtim me vendimin për ndalim të importit të kafshëve të gjalla, produkteve dhe nënprodukteve me origjinë shtazore nga Brazili, me qëllim mbrojtjen nga…

Read More

Lidhur me protestën e sotme për mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, lideri i partisë politike “Dinjiteti” dhe veteran i forcave maqedonase të konfliktit të vitit 2001, Stojançe Angellov, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook. Angellov thekson se të gjithë pjesëtarët e UÇK-së që kanë kryer krime lufte duhet të mbajnë përgjegjësi në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, pa marrë parasysh se ku dhe kur janë kryer ato krime. Ai nënvizoi se kjo vlen edhe për pjesëtarët e UÇK-së që, sipas tij, kanë kryer krime lufte në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001, duke vlerësuar se është absurde të…

Read More

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në protestën që u organizua në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, tha se procesi në Hagë duhet të marrë epilog të pafajësisë, pasi siç shtoi, “të gjithë ata që ndodhen prapa grilave akuzohen për vepra të pabëra”, përcjell TV21. Ahmeti tha se UÇK-ja nuk ka qenë kundër asnjë populli e as nuk ia ka mohuar lirinë të tjerëve, por ka kërkuar liri për popullin e saj. “Ne kemi dashur lirinë, por jo duke ua mohuar lirinë popujve të tjerë. Ushtria jonë nuk ka qenë kundër as një populli e as popullit serb. Demonstrata…

Read More

Ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri – Hoxha, ka reaguar ndaj protestës së sotme të mbajtur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, duke e cilësuar atë si të zbrazët. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha thekson se UÇK-ja nuk përfaqësohet nga emra apo struktura formale, por nga komandantët, ushtarët, përkrahësit dhe populli. Sipas tij, “kjo është UÇK-ja”. Ai vë në pah kontrastin mes realitetit të shumë ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët, sipas tij, përballen çdo ditë me vështirësi për të siguruar kafshatën e bukës për fëmijët e tyre. “Sa e sa ushtarë të UÇK-së përballen çdo ditë me vështirësi për të…

Read More