Autor: Suad Avdiu
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në autostradën Tabanoc–Kumanovë, në dy raste të ndara, kanë privuar nga liria B.I. (38) nga Kumanova dhe B.S. (41) nga Shkupi. Fillimisht, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh të tipit “Golf”, me targa të Kumanovës, të drejtuar nga B.I. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 272 copë mallra të ndryshme të brenduara, pa dokumentacion përkatës. Mallrat u sekuestruan, ndërsa personi u privua nga liria. MPB njofton se në rastin e dytë, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh të tipit “Mercedes”, me targa të Shkupit, të drejtuar nga B.S.…
Më 13 dhe 14 dhjetor 2025, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë, në bashkëpunim me inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Inspektorati Shtetëror i Punës, kanë kryer kontrolle në katër objekte hotelierike në territorin e Kumanovës. Gjatë kontrolleve, janë identifikuar gjithsej 74 persona, ndërsa në dy objekte janë gjetur të mitur pas orës 24:00. Në njërin nga objektet, nga liria është privuar S.V. (45), e cila e kishte marrë me qira hapësirën, pasi janë gjetur 14 të mitur, prej të cilëve njëri ishte nën ndikimin e alkoolit dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup për trajtim…
Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit.Lajmi në përditësim…
Sot, rreth orës 07:20, është ndjerë një tërmet në territorin e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar Qendra Europiane për Sizmologji Mesdhetare (EMSC). Sipas EMSC-së, tërmeti ka pasur magnitudë 3.1 ballë sipas shkallës Rihter. Siç bëhet e ditur më tej, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 35 kilometra nga Prishtina, në zonën kufitare mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.(INA)
Moti sot me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e mëngjesit në disa vende do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 9 deri në 13 gradë. Në Shkup paradite në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell. Temperatura minimale do të ulet në -5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9 gradë Celsiusë.
Një zhvillim i rëndësishëm ka tërhequr vëmendjen e mediave spanjolle dhe atyre të Lindjes së Mesme, pasi Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, thuhet se po shqyrton mundësinë për të blerë një pjesë të klubit të famshëm të futbollit, Barcelona. Sipas informacionit të publikuar nga Francois Gallardo në emisionin “El Chiringuito”, Princi saudit është i gatshëm të bëjë një ofertë marramendëse prej 10 miliardë eurosh për të siguruar kontrollin e klubit katalanas. Ky veprim vjen në përputhje me strategjinë më të gjerë të Arabisë Saudite për të zgjeruar ndikimin e saj në sport, përmes investimeve direkte dhe…
Edi Rama i është përgjigjur sërish deklaratës së BKH-së, sa i përket rastit kur hetuesit janë futur në këshillin e ministrave. Në një reagim në platformën X, kryeministri shkruan se nuk ka kritikuar askënd për armëmbajtje pa leje, por për padije etike dhe profesionale. “Qenka përgjigjur publikisht edhe BKH-ja ndaj njërit prej një sërë episodesh të mungesës së etikës profesionale të anëtarëve të asaj trupe, të cilin e ceka sot në podkastin FLASIM, duke folur për simptomat shqetësuese të sëmundjeve të vjetra në organizmat e drejtësisë së re! Ata kanë cituar ligjin, sipas të cilit mund të mbajnë patllake, kur…
Të shtunën në Zvicër, në kuadër të fushatës e cila nuk ka filluar zyrtarisht, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, u prit nga shumë bashkëatdhetarë në Zurich. Krahas fjalimeve të organizatorëve, e një programi kulturo-artistik, kandidatja nga kjo parti për deputete dhe njëherit këngëtarja Edona Llalloshi, e këndoi një këngë kushtuar Albin Kurtit. Kënga e saj, nxiti shumë reagime veçanërisht pjesa e tekstit: “Nuk jam djalë për me u koritë, jam Albini pushkë me qitë”. Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e quajti nivel tjetër marrëzisë që një deputete i kushton këngë liderit e lideri e duartrokitë. Sipas Çitakut,…
Elon Musk ka deklaruar se “Zoti është krijuesi” në një intervistë të re. Njeriu më i pasur në botë u intervistua këtë javë nga Katie Miller në podcastin e saj me të njëjtin emër. Gjatë diskutimit të gjerë – i cili preku ekzistencën e alienëve, kohën e tyre së bashku në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) të drejtuar më parë nga Musk dhe kolonizimin e Marsit – Miller e pyeti drejtorin ekzekutiv të Tesla-s për bindjet e tij shpirtërore. I pyetur nga Miller, “kë kërkoni më shumë”, Musk u përgjigj: “Krijuesin”. “Cili është qëndrimi yt ndaj Zotit?”, pyeti ajo…
Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit, në lugina të caktuara të lumenjve do të ketë mjegull dhe vranësira të shtuara. Temperatura gjatë ditës do të jetë mbi mesataren për këtë kohë të vitit.
