Autor: Suad Avdiu
Anisa Ajvazi ftohet nga Kombëtarja e Kosovës në hendboll Anisa Ajvazi nga Sllupçani ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës në hendboll. Ajo aktualisht jeton dhe vepron në Stavanger të Norvegjisë, ku është pjesë e klubit Stavanger IF. Ftesa vjen nga stafi teknik i përfaqësueses, i udhëhequr nga trajneri Farkur Shala, si rezultat i paraqitjeve të mira të Ajvazit me klubin norvegjez. Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e saj dhe një vlerësim për punën dhe përkushtimin e treguar ndër vite. TV NEWS Anisa Ajvazi pritet t’i bashkohet grumbullimit të Kombëtares së Kosovës në aktivitetet e radhës…
Kallëzim penal ndaj ish ministrit të Bujqësisë Lupço Nikollovski për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Kallëzimi është dorëzuar nga ministri aktual Cvetan Tripunovski, i cili pa dhënë detaje, tha se kallëzimet do të tregojnë çfarë krimi është kryer në Ministri, por edhe në Agjencinë Pagesore për Bujqësi, e cila së fundmi u përfshi në skandalin me fondet evropiane, IPARD 3. “Sa i përket asaj që po bëhet në kontrollin e agjencisë, besoj se do të dalin shumë veprime të paligjshme që janë kryer në Agjenci në kohën e tyre, por le të lëmë kohën të tregojë për çfarë saktësisht bëhet fjalë.…
Më 12 dhjetor 2025, Instituti për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike (IPDV) realizoi Dialogun Transatlantik për Qeverisjen Demokratike, një takim ndërkombëtar i nivelit të lartë që mblodhi figura të rëndësishme politike, ish-anëtarë parlamentesh, ekspertë të sigurisë, juristë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Kanada dhe Ballkani Perëndimor. Takimi u zhvillua në një moment të ndjeshëm për demokracitë bashkëkohore, të cilat po përballen njëkohësisht me presione institucionale, polarizim politik, dezinformim, sfida të sigurisë dhe ndarje të thella gjeopolitike. Në këtë kontekst, Dialogu synoi të krijojë një hapësirë serioze reflektimi dhe koordinimi…
Mërgimtarët vitin e kaluar dërguan 310 milionë euro në Maqedoni, ose 2 për qind të PBV-së. Edhe pse po shënojmë suficit, dotacionet personale nga vendet e huaja për Maqedoninë në shifra absolute shënojnë rënie në vitet e fundit prej 319 milionë euro në vitin 2023 dhe 331 milionë euro në vitin 2022. Nga vendet e rajonit në shifra absolut më së shumti dotacione vitin e kaluar kishte diaspora e Serbisë, e cila ka dërguar 4.47 miliardë euro, pastaj vijon Bosnja e Hercegovina me 1.99, Kosova me 1,32, Shqipëria me 1,28 miliardë dhe Mali i Zi me 345 milionë euro. Në…
Imazhet e publikuara nga Varrezat Narellan në Camden, pranë Bondi Beach, kanë tronditur opinionin publik, pasi tregojnë një akt vandalesk të rëndë ndaj varreve myslimane, vetëm pak ditë pas sulmit terrorist vdekjeprurës që ndodhi të dielën. Sipas autoriteteve dhe përfaqësuesve të komunitetit, individë të panjohur shpërndanë koka derri mbi varret myslimane, në një akt që besohet të ketë qenë hakmarrës. Në fenë islame, mishi i derrit konsiderohet i ndaluar dhe i papastër, çka e bën veprimin veçanërisht fyes dhe provokues. Varrmihësi mysliman Ahmad Hraichie e dënoi ashpër incidentin, duke e quajtur atë çnjerëzor dhe të pakuptimtë. “Kjo është budallallëk i…
Prokurori Publik i Shtetit Ljupço Kocevski dha dorëheqjen nga posti i tij këtë mëngjes, menjëherë para fillimit të debatit parlamentar për shkarkimin e tij. Deputetët do të shqyrtojnë propozimin e Qeverisë për shkarkimin e Kocevskit për shkak të, siç pretendohet, gabimeve të mëdha profesionale në menaxhimin e Prokurorisë Publike, të cilat çuan në prishje të efikasitetit dhe funksionalitetit, zbulim të paautorizuar të informacionit dhe të dhënave mbi çështjet gjyqësore, duke shkelur kështu detyrimin për të mbrojtur sekretin e procedurës, si dhe për shkelje të reputacionit të Prokurorisë Publike dhe reputacionit të tij personal në përgjithësi, duke mos vepruar në përputhje…
VLEN po e mbyll njëherë e përgjithmonë një nga kapitujt më të mëdhenj të mashtrimit politik ndaj shqiptarëve: çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Ligji i ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është dëshmia më e qartë se ajo që për dy dekada u përdor si sllogan, alibi dhe vegël shantazhi politik, sot po shndërrohet në standard ligjor, të matshëm dhe të zbatueshëm. Për herë të parë, përfaqësimi i drejtë nuk mbetet peng i vullnetit politik të qeverive, i pazareve partiake apo i manipulimeve zgjedhore, por rregullohet me ligj të qartë, të detyrueshëm dhe të mbikëqyrshëm. Me këtë…
Këshilli i Bashkimit Evropian mirëpret faktin që integrimi evropian mbetet një objektiv strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe i bën thirrje të intensifikojë përpjekjet e saj për të çuar përpara reformat që lidhen me BE-në. Kjo thuhet, ndër të tjera, në draft-përfundimet e Këshillit të Zgjerimit të BE-së, përpara samitit të Unionit dhe udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet nesër, më 17 dhjetor në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni. Duke kujtuar përfundimet e korrikut 2022, Këshilli vëren se Maqedonia e Veriut ende nuk i ka miratuar ndryshimet kushtetuese për të cilat është zotuar. “Këshilli konfirmon gatishmërinë e tij…
Dyshja babë e bir, të dyshuar për kryerjen e masakrës në plazhin e famshëm Bondi të Sidneit të dielën, ishin “të shtyrë nga ideologjia e shtetit islamik”, thotë policia, ndërsa autoritetet filipinase konfirmuan se dyshja udhëtoi së fundmi në një pjesë të atij vendi, e cila prej kohësh ka qenë një vatër e ekstremizmit. Dy burrat janë 50-vjeçari Sajid Akram, i cili u vra gjatë shkëmbimit të të shtënave me policinë dhe djali i tij 24-vjeçar, Naveed Akram, i cili është në paraburgim në spital dhe pritet të përballet me akuza të rënda. Zyrtarët australianë të antiterrorizmit besojnë se dyshja…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është “e padrejtë” që dikush të presë që qeveria e tij të hyjë në një proces negociatash me BE-në në të cilin “nuk ka shenja për një rezultat të suksesshëm”. Ai në “Sitel”, përpara se të nisej për në samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, vendosi dy kushte për fillimin e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës, e cila mundëson hapjen e negocitave me BE-në. “Së pari, duhet të ketë garanci të qarta në formën e përfundimeve nga Këshilli Evropian se askush nuk është kundër identitetit maqedonas, i cili është një konstante…
