Autor: Suad Avdiu
Ish-prokurorja speciale Katica Janeva, e cila u dënua me shtatë vjet burg, katër prej të cilave i ka kaluar tashmë në Qendrën Korrektuese të Idrizovës, doli nga burgu këtë fundjavë dhe Gjykata Penale tani po shpjegon procedurën me të cilën dënimi i Janevës u ul me tetë muaj, raporton SllobodenPeçat, përcjell Portalb.mk. “Për shkak të interesit të disa përfaqësuesve të mediave në lidhje me lirimin me kusht të ish-prokurores, e cila u dënua përfundimisht në rastin e njohur si “Reket”, informojmë publikun se: Më 12.12.2024, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, me propozimin e të dënuarit K.J., e dënuar përfundimisht…
Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Në orët e mëngjesit dhe të pasdites do të shfaqet mjegull në disa lugina dhe lugina lumenjsh. Do të fryjë erë e dobët dhe e ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -6 deri në -2, ndërsa maksimale do të arrijë nga 8 deri në 13 gradë. Në Shkup, në mëngjes, do të shfaqet mjegull në disa pjesë të luginës. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta dhe kryesisht i qetë. Temperatura minimale do të bjerë në -5, ndërsa…
Çmimet e benzinave pas mesnate do të lirohen për gjysmë denari, përcjell TV21. Ndërkaq, sipas Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë do të lirohet për 1 denar. Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së: Vaji ekstra i lehtë – 66.5 den/l Benzina BS-95 – 75,0 den/l Benzina BS-98 – 77,0 den/l Nafta – 68,5 den/l
Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje elektronike të hënën. Në këtë mbledhje sipas njoftimit është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje buxhetore. Sipas vendimit mjetet i janë ndarë Ministrisë së Financave për kategoritë e pensioneve për pensionet bazë, pensionet për punëtorët e arsimit të viteve ’90, pensionet familjare, pensionet për të verbrit, pensionet për veteranët, pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijë si dhe pagesat për komunali për familjet e cenueshme. Shuma e përgjithshme e mjeteve është 4 milionë 752 mijë e 350 euro
Etem Xhrladini Mjaft më me patriotizëm të rremë nëpër studio televizive, portale dhe gazeta. Mjaft më me shkrime të zbrazëta, me përkujtim selektiv dhe me lot krokodili për viktimat shqiptare. Ka ardhur koha për veprim konkret, institucional dhe politik. Është koha që të zbardhen njëherë e përgjithmonë rastet e montuara kundër shqiptarëve, duke filluar nga vitet e para të pluralizmit e deri te rastet më të rënda dhe më të dhimbshme si: Sopoti, Brodeci, Kumanova, Monstra, Alfa, Lagjja e Trimave në Kumanovë, Harun Aliu, Komandant Teli, Isa Lika dhe shumë raste të tjera që historia zyrtare i ka varrosur me…
Rreth 350 të punësuar në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë kanë paralajmëruar se nesër do të bojkotojnë punën. Edhe pse do të jenë të pranishëm në vendet e punës, ata nuk do të lëshojnë asnjë dokument. Arsyeja e bojkotit është fakti se, sipas tyre, institucionet përgjegjëse prej një viti nuk ua nënshkruajnë marrëveshjet kolektive që do të mundësonin rritje të pagave prej 20 për qind. Ata thonë se marrin paga minimale dhe paralajmërojnë se, nëse nuk ka rritje, është i mundur edhe një grevë e përgjithshme. “Të punësuarit kanë marrë vendim që nesër, të martën, të jenë në vendet…
Në Zvicër, kostoja e marrjes së shtetësisë ndryshon shumë nga kantoni në kanton, me maksimume deri në 2,250 franga në Aargau dhe deri në 630 franga në Jura. Basel-Stadt dhe qyteti i Lucernës kohët e fundit e kanë ulur në mënyrë drastike koston, duke përjashtuar të rinjtë nën 25 vjeç dhe personat me të ardhura të ulëta, ndërsa qyteti i Bernës synon ta heqë tërësisht tarifën komunale. Rregullatori i Çmimeve po kërkon një total maksimal prej 1,500 frangash, transmeton albinfo.ch. Këshilli i Madh i Bazelit miratoi të mërkurën një ulje të ndjeshme të tarifave të natyralizimit. Që tani e tutje,…
Nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani ka reaguar pas njoftimit se Propozim-Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, ka marrë mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias, përcjell TV21. Osmani thotë se pr/ligji në fjalë nuk mund ta zëvendësojë mekanizmin e Balancuesit, pasi sipas tij, ka disa mangësi. “Pse ligji i ri për “përfaqësim të drejtë dhe adekuat” është i dobët dhe nuk mund të jetë zëvendësim për balansuesin: Sepse nuk është më i detyrueshëm, por orientues. Sepse nuk vepron automatikisht, por varet nga vullneti i administratës. Sepse nuk bllokon vendimmarrjen kur shkelet përfaqësimi, por vetëm e regjistron atë. Sepse nuk vepron…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski njoftoi se natën e ndërrimit të moteve, në sheshin e Shkupit nuk do të ketë kremtim të organizuar me fishekzjarrë, përcjell TV21. Gjorgjievski tha se mbështet idenë që në vend të fishekzjarrëve, të kremtohet në mënyra të tjera alternative. “Kategorikisht nuk lejoj kremtim me fishekzjarrë. Edhe pse kishte mendime të ndara për të njëjtën, sa i përket iniciativës së dal nga seanca e Këshillit, ne nuk jemi kompetent të japim leje apo miratime. Dihet që kompetentë janë MPB dhe nëse i duket më rëndësi publikut, unë e mbështesë këtë që në vend të…
“Kërkojmë nga organet komplete të merren masa të menjëhershme dhe serioze për mbarëvajtjen afatgjate të mësimit dhe jo përsëritjen e këtyre dukurive”, thotë një nxënës i Gjimnazit “Kiril Pejçinoviç” Tetovë, 15 dhjetor – Brenda disa muaj, për herë të tetë Gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviç”, kërcënohet me bombë, të cilat, deri më tani, të gjitha këto alarme kanë rezultuar të rrejshme. Kjo situatë është bërë e padurueshme dhe nxënësit vendosën të protestojnë para policisë së Tetovës, duke kërkuar që të kapen autorët e këtyre mesazheve shqetësuese dhe mësimi të vazhdojë pa pengesa. Nxënësit janë shprehur se dëmi më i madh…
