Autor: Suad Avdiu

Nesër në Shkup BDI do ta mbajë Kongresin partiak, megjithatë në komunikatën zyrtare të partisë nuk jepen detaje për rendin e ditës. Ajo që dihet zyrtarisht është se Ali Ahmeti pritet të rizgjidhet në krye të partisë, pasi nuk është paraqitur asnjë kundërkandidat, shkruan Alsat. Kongresi, që sipas informimit zyrtar është i rregullt, mbahet menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale ku BDI pati rezultat të dobët, meqenëse humbi udhëheqjen e shumicës së komunave shqiptare. Për këtë, në opinion, por edhe brenda BDI-së kishte thirrje për përgjegjësi lidhur me rezultatin zgjedhor, duke e drejtuar gishtin kah funksionarët që mbi dy dekada…

Read More

Edhe një vendim historik për vendin tonë. Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë! Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis. Më poshtë Deklarata e plotë: Deklaratë e përbashkët e Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike Komonuelthi i Bahamas dhe Republika së Kosovës njoftojnë se Komonuelthi i Bahamas e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur…

Read More

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,60 % në raport me vendimin e datës 18.12.2025. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI I(EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 20.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të…

Read More

Javën e ardhshme pritet të mbahet takimi i parë me ekspertët e huaj që do të angazhohen për rastin e operacioneve të panevojshme në zemër, të cilin e bëri publik kardiologu Sashko Kedev. Aktualisht po përkthehen të gjitha materialet në gjuhën angleze dhe takimi i parë pritet të mbahet online. Anëtarët e komisionit vendor deri më tani kanë marrë 25 denoncime nga qytetarë dhe institucione shëndetësore. Komisioni ka analizuar 19 raste, ndërsa për 10 pacientë është konstatuar se janë referuar pa nevojë për ndërhyrje kardiovaskulare. Kedev disa muaj më parë bëri publike se disa spitale kryejnë ndërhyrje të panevojshme për…

Read More

Suat Zejnullahu është emëruar drejtor i Ndërmarrjes Publike “Tregu” në Kumanovë. Ai vjen në këtë detyrë me një përvojë të gjatë profesionale dhe administrative. Zejnullahu njihet si afarist i suksesshëm dhe ka ushtruar për vite me radhë funksione profesionale në Byronë për Furnizime Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke fituar përvojë të drejtpërdrejtë në fushën e menaxhimit dhe procedurave të prokurimit publik. Nga aspekti arsimor, ai është i profesor i diplomuar në Fakultetin Filologjik në Shkup në vitin 2004, si dhe jurist i diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Shkupit në vitin 2018. Po ashtu, Zejnullahu është…

Read More

KONGRES I PASTRIMIT APO I RIMËKËMBJES Kongresi i BDI-së, i paralajmëruar dy muaj më parë dhe që pritet të mbahet së shpejti, është një ngjarje për të cilën flitet prej kohësh. Është e habitshme se më të interesuar për këtë kongres kanë qenë kundërshtarët politikë, sesa vetë subjekti politik në fjalë. Refreni më i përdorur ka qenë “reforma në BDI”. Këto thirrje nuk kanë ardhur nga dashamirësia, por nga dëshira që ky subjekt politik të fundoset nga skena politike në Maqedoninë e Veriut. Sugjerimet për reforma kanë ardhur fillimisht nga kryeministri aktual, i cili që nga koha kur ishte në…

Read More

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në Click Plus në TV21, tha se po mundohet me ekipin e tij për zgjerimin e programit për muzikor për pritjen e Vitit të Ri që do të mbahet në sheshin “Maqedonia”. Gjorgjevski mes tjerash tha se po përpiqet që të ketë edhe një këngëtar shqiptar. “E kam pranuar edhe sugjerimin e kolegëve tuaj shqiptarë, të cilët më pyetën pse, megjithëse Llotaria Shtetërore e Videove po e mbështet të gjithë projektin dhe festën, nuk ka asnjë artist shqiptar. Me ekipin kemi diskutuar për këtë çështje dhe me mbështetjen e Qytetit të Shkupit do…

Read More

Kryeministri Hristian Mickoski sot do të flasë në promovimin e Strategjisë nacionale të TIK – SMART/MK 2030, dokument i harmonizuar me Dekadën digjitale evropiane dhe Agjendën për zhvillim. Strategjia bazohet në katër shtylla: TIK infrastrukturë dhe ndërlidhje – zhvillim i një infrastrukture të sigurt, të kapshme dhe të qëndrueshme digjitale si bazë për transformimin digjital, Kompetenca digjitale dhe inklizivitet digjital – ndërtim i shkathtësive digjitale dhe sigurim i një qasje të arabartë drejt mundësive digjitale për të gjithë qytetarët, E-sundim dhe shërbime elektronike – avancim i shërbimeve publike, transparencës dhe besimit në institucione përmes zgjidhjeve digjitale dheBiznese, inovacione, inteligjencë artificiale…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në drejtim të transparencës dhe edukimit më të madh të shoferëve, njoftoi se sistemi “Safe City” nuk do të jetë “kurth” për qytetarët. Ai tha se MPB planifikon të ndajë publikisht të gjitha vendet ku janë instaluar kamerat. Ai gjithashtu paralajmëroi miratimin e akteve nënligjore që do të përcaktojnë kufirin e lejuar të shpejtësisë. “Ne udhëhiqemi nga parametrat evropianë që parashikojnë një tolerancë prej tre deri në dhjetë kilometra në orë mbi kufirin e lejuar të shpejtësisë. Qëllimi nuk është të ndëshkohet me çdo kusht, por të ulet shpejtësia dhe të shpëtohen jetë”,…

Read More

Koalicioni VLEN vlerëson praninë e zv. kryeministrit Arben Fetai në Doha, në kuadër të CoSP11 – Konferencës së OKB-së kundër Korrupsionit, si dëshmi të një përfaqësimi serioz dhe përmbajtësor të vendit në platformat ndërkombëtare që trajtojnë sfidat reale të korrupsionit. “Modeli i prezantuar nga Fetai reflekton qasjen që mbështet VLEN: lufta kundër korrupsionit nuk ndërtohet mbi deklarata, por mbi udhëheqje të qartë, koordinim institucional dhe mekanizma konkretë zbatimi. Vetëm përmes veprimit real, llogaridhënies së vazhdueshme dhe përfshirjes aktive të shoqërisë civile mund të ndërtohet besimi i qytetarëve në institucione. VLEN konfirmon se qeverisja e mirë është standard që duhet zbatuar…

Read More