Autor: Suad Avdiu

Leonardo DiCaprio thotë se nuk e ka rishikuar kurrë filmin e tij të famshëm të vitit 1997, Titanic. Fituesi i çmimit Oscar u ul për një bisedë me Jennifer Lawrence në një episod të rubrikës Actors on Actors nga Variety dhe CNN, i publikuar të mërkurën, më 17 dhjetor. Në një moment të diskutimit, Lawrence, e pyeti kolegun e saj nga filmi Don’t Look Up i vitit 2021: “A e ke rishikuar Titanic-un?” DiCaprio, 51 vjeç, u përgjigj: “Jo. Nuk e kam parë kurrë”. “Oh, duhet ta shohësh. Besoj se tani do të mund ta shijoje shumë, është aq i…

Read More

Partia Liberale Demokratike (PLD) beson se mbetet jashtëzakonisht e paqartë se si Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Maqedonisë do të ndihmojë në zhvillimin e demokracisë dhe përparimin e vendit. Ky dokument, thonë ata, nuk zgjidh absolutisht asgjë, nuk krijon politika thelbësore dhe nuk përmirëson standardin ose mirëqenien e qytetarëve në asnjë mënyrë. “Si parti, ne e hedhim poshtë plotësisht retorikën histerike populiste që mbjell frikë dhe përçarje midis qytetarëve – një praktikë që është përdorur në të kaluarën nga partia e atëhershme opozitare OBRM-PDUKM, dhe e cila promovohet po aq mirë sot nga LSDM-ja opozitare.

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin për politikën e mbrojtjes prej gati 1 trilion dollarësh, pavarësisht dispozitave të futura nga Kongresi që ofrojnë ndihmë të re për Ukrainën dhe frenojnë aftësinë e tij për të ulur përfshirjen e SHBA-së në mbrojtjen e Evropës. Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare 2026 autorizon një rekord prej 901 miliardë dollarësh në shpenzimet ushtarake vjetore, 8 miliardë dollarë më shumë sesa kërkoi Trumpi. Në të përfshihet edhe Kosova. Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon.…

Read More

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duket se e ka marrë seriozisht mesazhin e popullit dhe të votuesve të kësaj partie pas humbjes drastike në zgjedhjet lokale. Më 20 dhjetor, Ahmeti pritet të ndërmarrë një riformatim të thellë të partisë, duke larguar rreth 70 për qind të kryesisë dhe duke e zëvendësuar atë me anëtarë të rinj. Sipas informacioneve, në valën e parë të ndryshimeve janë përfshirë shtatë emra: Fatmir Dehari, Musa Xhaferi, Xhevat Ademi, Teuta Arifi, Ramiz Merko, Sadulla Duraku dhe Resi Abdurrahmani. Portali TetovaSot mëson se pas këtyre shtatë emrave, në listën e largimeve do të përfshihen edhe rreth…

Read More

Me Rezolutën jokushtetuese, VMRO-DPMNE-ZNAM duan të shtypin demokracinë dhe lirinë e fjalës në Maqedoni, akuzojnë sot nga LSDM. “Qëllimi është të përpiqen me çdo kusht të heshtnin opozitën nga të folurit për temën e emigrantëve dhe marrëveshjen e tyre. Me ndalime dhe kërcënime për akuza penale, nuk do të ketë debat për atë që ata kanë rënë dakord fshehurazi larg syrit të publikut”, thonë nga LSDM. LSDM, theksojnë nga atje, nuk do ta lejojë këtë. “Së bashku me qytetarët dhe partitë politike të opozitës, po hapim një front për drejtësi. Hapi i parë do të jetë një peticion në Gjykatën…

Read More

Janë miratuar ndryshimet ligjore: kush vozit i dehur, nën ndikimin e drogave ose me shpejtësi të tepruar, do të shkojë në burg dhe do të mbetet pa veturë. U votuan ndryshimet në Ligjin për Automjete, Ligjin për Policinë, Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe Ligjin për Sigurinë e Komunikacionit, ndërsa ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje janë ende në lexim të dytë. Paralelisht, janë propozuar edhe ndryshime në Kodin Penal, me qëllim harmonizimin me paketën e re të masave.

Read More

Sot përfundoi konkursi për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit dhe pesë anëtarëve të KSHZ-së. Janë gjithsej 15 kandidatë të regjistruar. Vetëm ish-ministri i Drejtësisë dhe zv/kryeministri për Eurointegrime ka kandiduar ekskluzivisht për president, ndërsa disa të tjerë për anëtar dhe njëri për nënkryetar. Siç informon TV 24, për postin e kryetarit dhe të anëtarit është regjistruar Marija Mitanovska Dimvska, e punësuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe bashkëshorte e ish-shefit të policisë së ndërhyrjes nga koha e Zoran Zaev, Primislav Dimovski. Për dy pozicione është regjistruar edhe ish-zëvendësministrja e Drejtësisë Viktoria Madiç, ndërsa kryetari aktual Boris Kondarko është regjistruar vetëm për anëtar.…

Read More

Gjykata Penale në Shkup e ka pranuar kërkesën e prokurorit hetues për ti dhënë 30 ditë paraburgim Bujar Dardhishtës, ish-drejtor i Drejtorisë së Librave Amë dhe zyrtar në Elektro-Distribucionin e Maqedonisë së Veriut (EEM Distribuim). Së bashku me shtatë të dyshuar tjerë, Dardhishta është dërguar në burgun e Shutkës, shkruan gazeta KOHA. Kjo vijoi pas një aksioni policor të realizuar të mërkurën mbrëma në Kumanovë dhe Shkup, ku u arrestua Dardhishta dhe disa persona tjerë – punonjës në Elektro-Distribucionin e Maqedonisë së Veriut (EEM Distribuim). Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për, siç thuhet, goditje të një grupi të organizuar kriminal…

Read More

Para pak minutave është raportuar një vetëvrasje në Shkup, shkruan Alsat. Sipas burimeve jozyrtare, dyshohet se bëhet fjalë për një nxënës të moshës 17-18 vjeçare. Po ashtu, jozyrtarisht, mësohet se është vetvrarë në malin e Gazibabës. Nesër pritet që MPB të japë më shumë detaje për rastin. /Alsat.mk

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Pasdite në disa pjesë të vendit do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri 14 gradë celsius. Deri ditën e hënë moti pritet të jetë i qëndrueshëm./Telegrafi/

Read More