Me organizim të Shoqatës Humanitare “Majka” – Kumanovë, sot në sallën rrethore të ndërtesës së ish-Komitetit, u mbajt debati publik përfundimtar me prezantim, për miratimin e Strategjisë për avancimin e barazisë gjinore të Komunës së Kumanovës, nga ana e grupit punues ndërsektorial, i përbërë nga: përfaqësues të disa sektorëve të administratës komunale, institucioneve, shoqatave qytetare dhe anëtarë të Këshillit të Komunës.
Zhvillimi i Strategjisë për avancimin e barazisë gjinore në Komunën e Kumanovës është realizuar në kuadër të Thirrjes Publike për mbështetje financiare për organizimin e masave dhe aktiviteteve parandaluese në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve nr. 02-9593/1, datë 10.06.2025, e zbatuar nga SHH “Majka” – Kumanovë.
Bartës i projektit është Sektori për Kulturë, Sport, Mbrojtje Sociale, Mbrojtje të Fëmijëve dhe Mbrojtje Shëndetësore i Komunës së Kumanovës.
Në debatin publik morën pjesë përfaqësues nga të gjitha subjektet që kanë punuar në hartimin e dokumentit, i cili duhet të miratohet me vendim nga Këshilli i Komunës së Kumanovës.

