Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

28 Nëntor, 2026

Alarmante: Në Maqedoni, edhe vajza nën 15 vjeç bëhen nëna – 15 raste vetëm gjatë vitit të kaluar!

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Në Spitalin e Kumanovës po zvarritet punësimi i 72 punonjësve të rinj

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Dhjetor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vazhdon të zvarritet punësimi i 72 punonjësve të rinj në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se kërkesat për punësime janë bërë në bazë të sistematizimit që e kanë institucionet shëndetësore, por nuk kishte informacione se pse kërkesa ishte refuzuar. Ai theksoi se spitali mund të riaplikojë dhe procedura mund të rifillojë për buxhetin e vitit 2026. Ndërkohë, mungesa e stafit vështirëson punën në spital dhe shërbimet për pacientët.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu u arsyetua për mosrealizimin e këtyre punësimeve dhe për masat do të ndërmarrë ministria për zgjidhjen e mungesës së stafit.

“Pra e dini që nga çdo institucion shëndetësor kemi kërkuar në bazë të sistematizimit që e kanë, nevojat e kapaciteteve njerëzore kështu që neve jemi të vetëdijshëm që edhe rasti në Kumanovë ky kapacitet në cilin e kërkon është në përputhje me sistematizimin e tyre, pse është refuzuar realisht nuk mund ta them, nuk kam ndonjë informatë megjithatë mund të them se mund të ri aplikohet pra kështu i kemi komunikuar edhe spitalet tjera kur e kanë pasur rastin e njëjtë ose të ngjashëm që të mund të riaplikohet, dhe pastaj procedura të filloj për buxhetin 2026”, tha Aliu.

Më 30 nëntor, nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës njoftoi se kërkesa për punësime të reja është refuzuar nga Ministria e Financave. Ndërkaq, nga Ministria e Financave nuk treguan se pse konkretisht e kanë refuzuar kërkesën për punësime në këtë sipital.

Kujtojmë se më 13 korrik nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës për Portalb.mk bënë të ditur se kishin dorëzuar kërkesë për miratimin e 72 punësimeve të reja për personelin e nevojshëm, megjithatë procesi i kësaj kërkese ka ngecur.

Ndryshe, në vitin 2024, sistemi i kujdesit shëndetësor primar në Maqedoninë e Veriut shënoi ulje të ndjeshme si në numrin e kontratave të lidhura ashtu edhe në numrin e mjekëve të përgjithshëm.

Sipas të dhënave të publikuara në Fondit për Sigurim Shëndetësor, numri i përgjithshëm i kontratave të lidhura në kujdesin shëndetësor primar ishte 2.077, që përfaqëson një ulje prej 55 kontratash krahasuar me vitin 2023. Gjithashtu, numri total i mjekëve në këtë sektor në vitin 2024 ishte 2.796, që është 45 më pak se një vit më parë. Vetëm në kategorinë e mjekëve të përgjithshëm, këtë vit janë regjistruar 1.499 mjekë aktivë, 8 më pak se në vitin 2023. (portalb)

Lexuar: 43

Lajme te ngjashme

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

Venera Azizi: 20 vite Skënderbeu krenar në Shkup, vendim me peshë historike i Izet Mexhitit

Lajmet e fundit

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.