Autor: Suad Avdiu

Kryetari i ASH-së dhe njëri nga liderët e koalicionit AKI, Arben Taravari, në hapjen e fushatës për zgjedhjet e përsëritura në Gostivar, deklaroi se kandidati i koalicionit të tyre, Valbon Limani, do të shënojë fitore të thellë ndaj kundërkandidatit Nevzat Bejta. “Kryetar Ali Ahmeti ne e dimë ku i ka dhe si t’ia nxjerim ‘shtrafat’ atij. Unë e kam fituar dy herë këtë garë dhe e dimë si të përballemi me këtë kundërshtar. Tani Valboni do ta fitojë plotësisht dhe do ta demolojmë. Herën e fundit fitova me mbi 5.700 vota diferencë, ndërsa tani fitorja do të jetë edhe më…

Read More

Ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura lokale për kryetarë të komunave në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, të cilat do të mbahen menjëherë pas festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve më 11 janar 2026. Fushata zgjedhore filloi më 22 dhjetor në mesnatë dhe zgjat deri më 9 janar, kur fillon heshtja para votimit. Kandidatët për kryetar të Gostivarit janë Nevzat Bejta, si kandidat i koalicionit VLEN, dhe Valbon Limani nga AKI. Në Vrapçishtë, kandidatët për kryetar komune janë Isen Shabani nga AKI dhe Zuljhajrat Demiri i mbështetur nga VLEN. Në Qendër Zhupë, ka vetëm…

Read More

Një deklaratë e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në qarqet akademike, për shkak të terminologjisë së përdorur lidhur me statusin e shqiptarëve në këtë shtet. Gjatë takimeve të nivelit të lartë, Spiropali foli për “reciprocitet në trajtimin e minoriteteve”, duke i përmendur shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në të njëjtin kontekst me pakicën maqedonase në Shqipëri. Ky formulim u interpretua nga një pjesë e opinionit si devijim nga realiteti juridik dhe politik, sipas të cilit shqiptarët…

Read More

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë fjalimin e saj vjetor në Parlament sot në mesditë. Presidentja pritet të flasë për ngjarjet aktuale dhe të kaluara, si dhe për pritjet për vitin e ardhshëm në politikën e brendshme dhe të jashtme, gjendjen ekonomike… Ky do të jetë fjalimi i dytë vjetor i Siljanovska-Davkovës para deputetëve që nga marrja e presidencës në maj 2024, kur ajo u bë kryetare e parë femër e shtetit në Maqedoni.

Read More

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Dr. Valbon Limani, hapi zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 11 janarit, në një tubim të madh të mbajtur sonte në Gostivar. Në aktivitet morën pjesë liderët e koalicionit, Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, përfaqësues institucionalë, deputetë, struktura partiake, forume të gruas dhe rinisë, si dhe qytetarë të shumtë. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se koalicioni AKI në Gostivar ka vetëm një kandidat për kryetar komune – Valbon Limanin. “Ke mbështetjen time të plotë, mbështetjen e BDI-së dhe të të gjitha strukturave tona. Fitorja…

Read More

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht në rrugë me lagështi. Për shkak të shfaqjes së mjegullës, dukshmëria është zvogëluar në 100 metra në rrugën Stracin – Kratovë, nga 30 deri në 50 metra në rrugën Shkup – Tetovë, nga 50 në 100 metra në rrugët Veles – Shkup, Shkup – Veles dhe Kumanovë – Shkup. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina…

Read More

Janë realizuar 27 fluturime, janë anuluar 8 avio fluturime, kurse është devijuar vetëm 1 avio fluturim, kanë njoftuar ndërmarrja “TAV Maqedoni”. Prej orës 20:00 dje (21 dhjetor 2025), deri në ora 12:00 sot (22 dhjetor 2025), në aeroportin ndërkombëtarë në Shkup, për shkak të zvogëlimit të shikushmërisë që u shkaktuar nga mjegulla e dendur, janë anuluar 3 avio fluturime, është devijuar një fluturim, kurse janë anuluar 5 fluturime tjera.

Read More

Sot pata nderin e veçantë të marr pjesë në ceremoninë solemne për shënimin e 9-vjetorit të themelimit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, një institucion që simbolizon triumfin e një ideje të madhe dhe emancipimin arsimor të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ky institucion është dëshmi e gjallë e përpjekjeve tona kolektive për të ndërtuar një të ardhme ku çdo i ri shqiptar në Maqedoninë e Veriut të ketë qasje në arsim cilësor në gjuhën amtare. Le të vazhdojmë të ndërtojmë së bashku një shoqëri ku dija është arma jonë më e fortë dhe ku çdo brez i ri ndihet…

Read More

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për vitin 2025, nga gjithsej 45 kandidatë të pranuar, vetëm një ishte shqiptar. Kjo situatë ka nxitur reagime dhe pyetje në opinionin publik lidhur me mënyrën se si Ministria e Mbrojtjes planifikon të sigurojë barazi etnike dhe përfshirje më të madhe në këto struktura gjatë vitit të ardhshëm. Duke komentuar këtë çështje, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, theksoi se kriteri kryesor për pranimin në armatë është kualiteti i kandidatëve dhe e jo përkatësia etnike. “Mendoj se duhet…

Read More

Forca e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të pajisjet nga Gjermania me armatim antitank “PANZERFAUST 3”. Burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës kanë konfirmuar për KOHËN Se procedurat për blerjen e pajisjeve janë përfunduar dhe se armët pritet t’i dorëzohen FSK-së. Lajmi vjen vetëm një javë pasi u njoftua se Kosova ka nënshkruar marrëveshje trevjeçare me kompaninë AM General për për blerje të sistemeve moderne të artilerisë mobile “HUMVEE Hawkeye 105mm Howitzer”.

Read More