Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Safije Sadiku pret kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiu, fokus zhvillimi i sportit dhe infrastrukturës sportive

16 Tetor, 2026

29 vjet nga rënia e ushtarit të parë me uniformën e UÇK-së, Adrian Krasniqi

16 Tetor, 2026

Gashi u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës, Tom Van Kampen

16 Tetor, 2026

DW: Studentët vijojnë protestat në Tiranë, u bashkohen edhe të rinj nga qytetet e tjera – A do të sjellin ndryshimin?

16 Tetor, 2026

Revolta e studentëve, policia pranon rrëmbimin e të riut, 47 të arrestuar

16 Tetor, 2026

Mijëra studentë kërkojnë dorëheqjen e Ramës’/ Televizioni i njohur francez: Revolta u përhap në disa qytete

16 Tetor, 2026

Familja Sadiku falënderon kryetarin Daut Beqiri për kontributin te pllaka përkujtimore e dëshmorit Beqir Sadiku

16 Tetor, 2026

Erkan Arifi pret mysafiret nga Franca, shkolla “7 Marsi” në Opajë forcon bashkëpunimin evropian

15 Tetor, 2026

Telefonarë nga Serbia:Vuçiqi këshillon Ramën

15 Tetor, 2026

Jakup Huseini fton qytetarët në tubimin përmbyllës: Nesër hapim një kapitull të ri për Bërvenicën

15 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 16 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Nësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Suad AvdiuBy Suad Avdiu22 Dhjetor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për vitin 2025, nga gjithsej 45 kandidatë të pranuar, vetëm një ishte shqiptar.
Kjo situatë ka nxitur reagime dhe pyetje në opinionin publik lidhur me mënyrën se si Ministria e Mbrojtjes planifikon të sigurojë barazi etnike dhe përfshirje më të madhe në këto struktura gjatë vitit të ardhshëm. Duke komentuar këtë çështje, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, theksoi se kriteri kryesor për pranimin në armatë është kualiteti i kandidatëve dhe e jo përkatësia etnike.

“Mendoj se duhet të shohim kualitetin dhe çdonjëri që është kualitativ është i mirëseardhur në Armatë dhe ministri. Ka vërtetë persona kualitativ të cilët nuk i shoh a janë maqedonas, shqiptar etj., por më e rëndësishme është personat që e duan shtetin dhe Maqedoninë, çdonjëri i tillë është i mirëseardhur dhe absolutisht nëse i plotëson të gjitha kualitetet, por patjetër të potencoj se ka teste të veçanta të cilat duhet çdonjëri t’i kalohen, lloj i caktuar shërbimesh më tej që të jetë në njësinë, cilëndo qoftë”, tha Vllado Misajllovski – Ministri i Mbrojtjes.

Nga konkursi i publikuar në muajin mars për oficer të rinj në armatën e RMV-së, kandidatët janë vlerësuar për shkollimin e përfunduar, njohuri të gjuhës angleze, për përgatitjet e tyre fizike dhe kanë kaluar edhe intervistë.

Nga lista e përgjithshme ku janë pranuar gjithsej 45 persona, vetëm një ishte shqiptar, gjë që rang lista përfundimtare nuk përputhej me ligjin për akademi ushtarake i cili urdhëron respektimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat gjatë konkurseve. Në këtë dikaster në disa njësi elitare, ndër vite nuk i është mundësuar qasja shqiptarëve. Edhe ato pak të kualifikuar që janë, nuk i ofrohen askund obligimit kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Ministria e Mbrojtjes tashmë gjashtë muaj është pa zëvendës ministër, kjo pasi Elfete Ismaili u shkarkua nga detyra pasi Arben Taravari prishi koalicionin me VLEN-in. /Alsat.mk

Lexuar: 27

Lajme te ngjashme

Safije Sadiku pret kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiu, fokus zhvillimi i sportit dhe infrastrukturës sportive

Gashi u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës, Tom Van Kampen

Familja Sadiku falënderon kryetarin Daut Beqiri për kontributin te pllaka përkujtimore e dëshmorit Beqir Sadiku

Erkan Arifi pret mysafiret nga Franca, shkolla “7 Marsi” në Opajë forcon bashkëpunimin evropian

Jakup Huseini fton qytetarët në tubimin përmbyllës: Nesër hapim një kapitull të ri për Bërvenicën

Trashëgimia shqiptare e Kumanovës dhe Likovës dokumentohet përmes një projekti shkencor

Lajmet e fundit

Safije Sadiku pret kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiu, fokus zhvillimi i sportit dhe infrastrukturës sportive

16 Tetor, 2026

29 vjet nga rënia e ushtarit të parë me uniformën e UÇK-së, Adrian Krasniqi

16 Tetor, 2026

Gashi u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës, Tom Van Kampen

16 Tetor, 2026

DW: Studentët vijojnë protestat në Tiranë, u bashkohen edhe të rinj nga qytetet e tjera – A do të sjellin ndryshimin?

16 Tetor, 2026

Revolta e studentëve, policia pranon rrëmbimin e të riut, 47 të arrestuar

16 Tetor, 2026

Mijëra studentë kërkojnë dorëheqjen e Ramës’/ Televizioni i njohur francez: Revolta u përhap në disa qytete

16 Tetor, 2026

Familja Sadiku falënderon kryetarin Daut Beqiri për kontributin te pllaka përkujtimore e dëshmorit Beqir Sadiku

16 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.