Autor: Suad Avdiu
Transatlantic Dialogue on Democratic Governance Session: Strengthening public trust through transparency and democratic oversight Speaker Dr. John Ault Executive Director, Democracy Volunteers United Kingdom Dr. John Ault opened his intervention with a deliberate sentence: “Do as I say, not as I do.” He explained that this was not a rhetorical flourish, but a conscious framing of a deeper democratic problem the growing gap between what democracies preach and what they practice. From the very beginning, Dr. Ault challenged the assumption that long-established democracies deserve automatic trust. Democratic credibility, he argued, is not inherited through history or reputation. It is built…
Nënkryetari i Vetëvendosje (VV’së) Glauk Konjufca, të enjten do të qëndroj në Shkup. Arsyeja e ardhjes së tij, do të jetë tubimi informativo-senzibilizues me anëtarësinë dhe simpatizantët e VV’së në Maqedoninë e Veriut. Sipas vlerësimeve, në Maqedoninë e Veriut ka rreth 20 mijë banorë që kanë dyshtetësi, rrjedhimisht kanë të drejtë votimi edhe në zgjedhjet e Kosovës. Sipas organizatorëve, tubimi do të jetë hapur për të gjithë, ndërsa do të mbahet në ora 20:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup.
Abaz Selmani :Isha i nderuar që bashkë me zëvendës ambasadoren e RMV- së në Bosnje dhe Hercegovinë, Svetlana Sekulovska, të pritem nga Nihad Uk, kryeministër i Sarajevës, Emir Ibrahimoviç, drejtor i diasporës dhe Edin Omerçiç. Raportet diplomatike dhe kulturore midis dy vendeve tona janë të nivelit të lartë. Rruga jonë e përbashkët drejtë integrimit në Bashkimin Evropian fillimisht nis përmes integrimit kulturor. U dakorduam që në planin e diplomacisë kulturore në vitin 2026 të zgjerojmë aktivitetet e përbashkëta.
Nxënësit do të vijojnë mësimin deri në fund të muajit dhe pastaj shkojnë në pushim dimëror. Nuk do të ketë më herët pushim për shkak të ndotjes së ajrit. E pyetur nëse për shkak të ndotjes së ajrit MASH mendon për përfundim të parakohshëm të gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2025/2026, ministrja Vesna Janevska deklaroi sot se mbeten edhe pak ditë deri në pushim. Siç tha, në këtë moment nuk kanë informacione se shëndeti i tyre është rrezikuar dhe se nuk është problem nëse për shkaqe shëndetësore mungojnë një-dy ditë nga mësimi. Por, shtoi, duhet të mënjanohet dukuria negative…
Gjuriç irritohet nga njohjet e reja – Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë
Serbia kërcënon sërish Kosovën. Ministri i Jashtëm, Marko Gjuriç, gjatë një interviste në televizionin publik RTS, foli me zemërim lidhur me njohjet e reja. “Viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm në luftën për Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, u shpreh ai duke përdorur terma referues të njëjta me ato të regjimit të diktatorit Sllobodan Millosheviç. Ministri serb la të kuptohet se Beogradi ka gati disa tërheqje të njohjeve për Kosovën. “Ne shohim që Prishtina i ka dhënë fund moratoriumit mbi fushatën e njohjeve dhe tërheqjes së tyre. Tani do të shohim në muajt në vijim se çfarë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë gjetur armë, municion dhe pajisje ushtarake në dy raste të ndara në Leposaviq. Në rastin e parë, policia bën të ditur se më 19 dhjetor, zyrtarë policorë nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH), gjatë patrullimit në fshatin Rvatska, Komuna e Leposaviqit, në një shtëpi të pabanuar kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 (një) armë gjuetie, 1 (një) karabinë, 1 (një) armë të llojit AK-47, 240 (dyqind e dyzet) fishekë, 1 (një) palë dylbi. Më pas policia njofton, se dy ditë më pas, zyrtarët policorë në objektet përcjellëse të shtëpisë kanë gjetur dhe sekuestruar…
Komisioni Rregullator Energjetik ka njoftuar se do të shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë. “Për bllokun e parë çmimi i energjisë do të shtrenjtohet për 2.45%, për bllokun e dytë 2.87%, për bllokun e tretë për 3.33%, për bllokun e katërt 3.48%. Për tarifën e lirë KRRE ka vendosur që të rritet për 2.50%”, deklaroi Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së, përcjell SHENJA.
Mbi 50.000 udhëtarë e kanë kaluar pikën kufitare Tabanoc vetëm gjatë fundjavës së kaluar, përkatësisht nga 20 deri më 22 dhjetor. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në këtë periudhë kohore në vend kanë hyrë gjithsej 36.316 shtetas maqedonas, ndërsa nga vendi kanë dalë 6.892 shtetas maqedonas. Në të njëjtën periudhë, pikën kufitare e kanë shfrytëzuar edhe shtetas të huaj, prej të cilëve 16.084 persona kanë hyrë në vendin tonë, ndërsa 7.720 kanë dalë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se vazhdimisht po merren të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e papenguar të qarkullimit…
-Ali Ahmeti ende jeton në folklorin e kohës kur për herë të parë ka marrë pjesë në qeveri, në vitin 2002. Kanë kaluar shumë vite, më shumë se 20 nga kohët në të cilat është ngujuar vetëdija e tij, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, lidhur me propozimet e liderit të BDI-së të paraqitura në Kongresin e pestë partiak, që qeveritë e ardhshme të zgjedhen me shumicë të “Badenterit”, dhe për vednosje të këtij mekanizmi në marrjen e vendimeve në Gjykatën Kushtetuese, përcjell TV21. “Ndoshta thellë brenda vetes e di se të gjitha këto…
Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, në mëngjes me mjegull në disa lugina. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut. Në male shiu do të shndërrohet në borë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 5 deri në 12 gradë. Në Shkup, pjesërisht me vranësira dhe i qetë me mjegull. Drejt fundit të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut të rastit. Temperatura minimale do të bjerë në 0, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 7 gradë.
